shpërthimi i radhës mbaroi dhe asgjë s’ishte si më parë.
majë vullkanit u shua flaka, qytetin e mbuloi hiri
besimtaret ngatërronin përsëri udhën
por jo besimin...
formën e ballit të menduar u dha llava
rrugëve që çonin për te katedralja
si parfume lëneshash të sapomartuara rrëzoheshin
shirat që tashmë nuk binin…
majë vullkanit u shua flaka, qytetin e mbuloi hiri
besimtaret ngatërronin përsëri udhën
por jo besimin...
formën e ballit të menduar u dha llava
rrugëve që çonin për te katedralja
si parfume lëneshash të sapomartuara rrëzoheshin
shirat që tashmë nuk binin…
era nuk frynte, por mbillej në vazo
ashtu siç kish qenë të fundit herë
flokëkuqe dhe e çmëndur…
në luftë me hijet...
në vend të hashashit vetëtimat
për të vënë në gjumë fëmijët …
ashtu siç kish qenë të fundit herë
flokëkuqe dhe e çmëndur…
në luftë me hijet...
në vend të hashashit vetëtimat
për të vënë në gjumë fëmijët …
Hëna ishte rrëzuar dy herë brenda javës së fundit
por nuk ish vrarë shumë nga kjo anë
se Hëna rrëzohet vazhdimisht në anën tjetër
atje ku ne vetëvritemi shkujdesur…
padashje …
pafaj…
e kish gjetur një endacak në anën këndej të rrugës…
i kish veshur mbathjet e Maries
dhe ashtu topless ia kish dorëzuar një prifti të verbuar
që mes ethesh priste rrëfimin e saj…
por nuk ish vrarë shumë nga kjo anë
se Hëna rrëzohet vazhdimisht në anën tjetër
atje ku ne vetëvritemi shkujdesur…
padashje …
pafaj…
e kish gjetur një endacak në anën këndej të rrugës…
i kish veshur mbathjet e Maries
dhe ashtu topless ia kish dorëzuar një prifti të verbuar
që mes ethesh priste rrëfimin e saj…
virgjëreshat mblidhnin lule-pritjeje
mbi gjethet e tyre fallxhoret vizatonin atë që s’dukej…
ajo që dukej nuk i interesonte më askujt
as kronikanit plak…
peshkatarët peshkonin stinë të mbytura
dhe i fusnin në shishe shkume
ua ofronin si akullore më të rinjve….
të porsalindurve si një kafe me pak…
mbi gjethet e tyre fallxhoret vizatonin atë që s’dukej…
ajo që dukej nuk i interesonte më askujt
as kronikanit plak…
peshkatarët peshkonin stinë të mbytura
dhe i fusnin në shishe shkume
ua ofronin si akullore më të rinjve….
të porsalindurve si një kafe me pak…
Celësi i Solit ishte thyer duke hapur gabimisht
derën e një shurdhi e po atë natë
Ora e Madhe e Qytetit kish mbetur
shtatzëne me një kalendar pa fletë…
………………………………………..
të nesërmen mora një letër prej teje
nuk e lexova sepse nuk kishte datë…
derën e një shurdhi e po atë natë
Ora e Madhe e Qytetit kish mbetur
shtatzëne me një kalendar pa fletë…
………………………………………..
të nesërmen mora një letër prej teje
nuk e lexova sepse nuk kishte datë…
©Artan Gjyzel Hasani