2.2.16

KAM MALL...


në këtë botë virtuale ku me një klik mbi tastierë
zemrat fitohen dhe humben aq lehtë,
malli me ka marrë një letër dashurie të shkruaj
me penë dhe bojë me shkrimin tim të keq
me shpirtin e trazuar, me rreshtat plot korrigjime
mbi të bardhën fletë me pika boje pikuar
me hi cigareje nxirë brenda zarfit me pullë
një letër të vërtetë...
dhe kur në kutinë postare ta hedh
zemra t'më drithërohet si pikël uji mbi re...
pa le të jetë nisur në adresën e gabuar…
pa le të më thonë "ajo s'banon më atje..."
(nga libri "Mekatari")
©Artan Gjyzel Hasani