çdo gjë mund të ndodhë kur fle me një të panjohur
mund të dashuroheni e të harroni gjithshka
shkujdesur mund te qiheni pa ia mbajtur mend as emrin
mund edhe të mos të të ngrihet e lodhjen të fajësosh
në murg të një nate mund të shndrohesh për mëkataren
dhe plagët imagjinare mund t’ia lehtësosh
mund të turbullohet keqazi nën prekjen tënde
e mbi një karrige plot epsh të të jepet
në mënyrën e saj të panjohur të herës së parë
mund të të kërkojë të fikësh dritën dhe diellin
t’i vësh zjarrin natës dhe gjinjve të saj
çmendur jastëkë, kofshë e çarçafë
nga lëkurë jote të dalësh e të mos ndjehesh i pastrehë
tërë muzikën e botës për rënkimin e ri të falësh
mund të të kafshoje lehtazi në buzë e të qeshet
me një lëvizje qerpikësh të të çojë në re
mund të dehet me ty dhe mund të mbetet shtazënë
vështirësisht e lehtë si Itakë pa dete
mund të dojë të bëhet e jotja muzë
pas puthjes tënde të thellë mund të mbetet pa fjalë,
por mund të gdhihet edhe poete…

të paktën diçka do të ndodhë me siguri…
përderisa me të njohurën që prej shumë vitesh ke në shtrat
në të vërtetë asgjë e re s’ndodh…
absolutisht asgjë e re…
madje as kjo poezi…

(nga libri "MEKATARI")
©Artan Gjyzel Hasani
©Artan Gjyzel Hasani