e lirë është fjala
kur burgoset ëndrra
e dinjiteti qelive tridhet?
heshtja që bie e askush s’e thyen
në qiellzë të syve fshihet…
kur burgoset ëndrra
e dinjiteti qelive tridhet?
heshtja që bie e askush s’e thyen
në qiellzë të syve fshihet…
e lirë është fjala
kur lind e pathëna
e mendimi n’kërmill shndrrohet?
frika që pason kur askush s’e mbron
vjen dhe ikën…harrohet…
kur lind e pathëna
e mendimi n’kërmill shndrrohet?
frika që pason kur askush s’e mbron
vjen dhe ikën…harrohet…
por e lirë do të jetë fjala
kur t’mos mbahet ana
e atij që na vjedh diellin
dhe si njerëz të njëjtë
popujsh të ndryshëm
njësoj ta ndajmë qiellin…
kur t’mos mbahet ana
e atij që na vjedh diellin
dhe si njerëz të njëjtë
popujsh të ndryshëm
njësoj ta ndajmë qiellin…
(22 Janar, 2015)
© Artan Gjyzel Hasani
© Artan Gjyzel Hasani