4.2.16

EPITAF I DIKUJT QE KERKOI PERFEKSIONIN NE DY GISHT GJE...


vite me rradhë për të deshifruar dashuritë e paqarta…
humnerave në litarë dyshimesh kacavjerrë...
stuhi pasigurish duke përballuar..
greminave lule ëndrrash duke mbjellë...
në dete përgjimesh një jetë të tërë lundruar…
të jetë kështu apo ashtu?
Pse dhe Si e Qysh duhet të ishte?
castet përhumbur në Kur e Ku …
deri në ditën kur jetë më s’kishte…
“kjo s’bën... kurse ajo s’është për mua
dikë tjetër ka pasur…duket që nga sytë
kjo nuk është e bukur
dhe ajo eshtë e shëmtuar…
kjo tjetra shpirtkatran...
ashtu do i kete edhe gjinjtë..."
gjithnjë i koklavitur…
gjithnjë i ngatërruar
i luhaturi i përjetshëm, miku im
"Artan, nuk jam kurvar i pabese,
por jam djale i ndershem,
nje vajze do te njoh
e me ate do vdes!"
tërë jetës e ëndërroi veten dhëndër
tërë jetën femra i mbeti vec ëndërr…
shprese e pashprese...
një ditë iku nga kjo botë dhe miku im,
mes ëndërrave shterpe brune dhe bionde...
iku dhe dëshirat i mbetën
si lutje e fundit mbi mermer
“Ti e panjohur që kalon para varrit tim,
a do vish të bejme dashuri sonte?”
(2007)
© Artan Gjyzel Hasani