4.2.16

REKUIEM (ose The same old shit in a different night...)


grua, ti nuk e di,
por ndoshta edhe e di
më neverit ky burg…
kjo qeli bashkëshortore
ku asgjë më s’më ndjell
kësaj ore të vonë
dhe shtrati ynë epik
legjendaro- heroik
së fundmi më bën të vjell
pavarësisht stoicizmit tonë…
më janë neveritur abazhurët…
kuvertat e mëndafshta…
perdet…
qirinjtë aromatikë…
carcafët që ndrrohen cdo ditë
nudoja e Rubensit mbi kokë…
kolltuku pranë pasqyrës
ku tangat e tua hidhen pa kujdes…
librat e Danielle Steel mbi komodinën tënde
Bukowsk e Miller pranë telefonit…
puthjet e ‘natën e mirë”-s dhe puthitjet…
pordhët aksidentale në gjumë…gërhitjet
dhe mbathjet e mia mbi parket cdo mëngjes…
më janë mërzitur ornamentet
tavanet e varura dhe muret…
një jetë të tërë bashkë, grua,
jemi njohur më shumë se c’duhet…
më është mërzitur seksi që bëjmë
më janë mërzitur “herët”
dhe cigaret që shkujdesur ndezim
me hi na i pagëzojnë mëngjeset…
cdo ditë e njëjta grua...
cdo dite i njejti burre...
cdo ditë e njëjta jetë...
cdo natë e njëjta “të dua”...
cdo natë e njëjta fletë...
e tmerrshme dhe per ty, grua,
tërë jetën me të njëjtin burre:
të njëjtet sy te veshtrojne...
të puthin të njëjtat buzë...
i njëjti trup mbi tëndin...
frymëzim pa muzë...
i njëjti përqafim...i njëjti përvjetor...
të njëjtat ngërdheshje...
i njëjti zemërim...
e tmerrshme edhe për mua
tërë jetën me të njëjtën grua,
në të vetmen...
të vetmen jetë...
dy vetë mbi një jastëk “mish e thua”
e në ëndrra gjithmonë një e tretë…
……………………………..
e megjithatë duhemi si më parë
dhe si dikur duam të bëjmë dashuri,
por në fakt vec qihemi sipas programit
në rutinën që na shkërdhen të dy…

(nga libri "MEKATARI")
©Artan Gjyzel Hasani