Jam shtatzënë me vdekjen, nënë...
pres varrin tënd të lindë
e ndjej mermerin të më lëvizë
më rëndë se kur më kishe në bark
dhe një emër më duhet t’i gjej
para se t'ia le ne kujdes
këtij burri me bllok në dorë e laps në vesh...
pres varrin tënd të lindë
e ndjej mermerin të më lëvizë
më rëndë se kur më kishe në bark
dhe një emër më duhet t’i gjej
para se t'ia le ne kujdes
këtij burri me bllok në dorë e laps në vesh...
Me të bardhë më mirë, thotë mjeshtri i varrezës,
dhe te koka një qiparis të lartë...
Diçka në vishnje ndoshta është më lirë,
më thua ti nënë që përtej...
Dhe pa kangjella, shtoj unë...
gjithnjë të merrej fryma nga gardhet
dhe bluzat e ngushta në grykë...
dhe te koka një qiparis të lartë...
Diçka në vishnje ndoshta është më lirë,
më thua ti nënë që përtej...
Dhe pa kangjella, shtoj unë...
gjithnjë të merrej fryma nga gardhet
dhe bluzat e ngushta në grykë...
Vdekja ka nevojë për mermer të shtrenjtë, thotë mjeshtri...
...Dhe për shumë bar jeshil e të butë, ia kthej unë,
si trupi për dheun që e tret ngadalë
kur japim shpirtin pa ditur kujt...
...Dhe për shumë bar jeshil e të butë, ia kthej unë,
si trupi për dheun që e tret ngadalë
kur japim shpirtin pa ditur kujt...
Po modelin? pyet mjeshtri me bllok në dorë,
caktojmë një çmim dhe koston e duhur
dhe e mbarojmë sot këtë punë... si thua?
Bëje si të jetë më mirë...
si varri i tim eti ndoshta,
krejt mermer,
dhe largohem për të tymosur një cigare
nën qiparisin ku ai fle gjumin tënd, nënë,
pa e ditur se manushaqet që i donte aq shumë
mes librave që i dhuronin nxënësit
akoma mbajnë erë...
caktojmë një çmim dhe koston e duhur
dhe e mbarojmë sot këtë punë... si thua?
Bëje si të jetë më mirë...
si varri i tim eti ndoshta,
krejt mermer,
dhe largohem për të tymosur një cigare
nën qiparisin ku ai fle gjumin tënd, nënë,
pa e ditur se manushaqet që i donte aq shumë
mes librave që i dhuronin nxënësit
akoma mbajnë erë...
© Artan Gjyzel Hasani