jam turbullira e ëmbël në fundbarkun tënd,
drithërima rrënqethëse e puthjes së munguar,
hapi që këmbët e tua ia falin udhës së pashkelur ,
gremina ku ti bie pa u rrëzuar kurrë,
trishtim i akrepave të orës që ka ngelur
përjetësisht varur mbi të njëjtin mur...

alo...të njoh unë ty?
jemi takuar shpesh bashkë, të kujtohet ?
aty ku më prisje, aty ku s’të prisja.
“ si të quajnë ? ”, të pyeta
“s’e di ...Penelopa, ndoshta …Mona Liza…”
aty ku më prisje, aty ku s’të prisja.
“ si të quajnë ? ”, të pyeta
“s’e di ...Penelopa, ndoshta …Mona Liza…”
jemi takuar shpesh bashkë
vështrimit të ngrohtë në këndin e një syri,
dritareve të trenit ikur pa rikthim,
në të shpirtit portë ku pa trokitur hyri
një “ të dua “ e re, bastard ëndërrim.
vështrimit të ngrohtë në këndin e një syri,
dritareve të trenit ikur pa rikthim,
në të shpirtit portë ku pa trokitur hyri
një “ të dua “ e re, bastard ëndërrim.
jemi takuar shpesh bashkë,
të kujtohet?
të kujtohet?
ndoshta ishte e dielë,ndoshta mëngjez,
kur Mona Lizat e Penelopat pa recipet
i vidhen agimit aq heshtur, aq lehtë ,
hej copëza të natës
mbi gjinjtë e vakët gërvishje të mbrëmjes,
epshor tualet i dritës së hënës…
kur Mona Lizat e Penelopat pa recipet
i vidhen agimit aq heshtur, aq lehtë ,
hej copëza të natës
mbi gjinjtë e vakët gërvishje të mbrëmjes,
epshor tualet i dritës së hënës…
ndoshta ka qenë mbrëmje
kur gri- pendimi në delir i dehur nga perëndimi
nisi t’i rrëfehet të fundmit murg ,
shurdhmemec i natës, shpirt që prehet
zvarrisjes së heshtur nga muzgu në muzg…
kur gri- pendimi në delir i dehur nga perëndimi
nisi t’i rrëfehet të fundmit murg ,
shurdhmemec i natës, shpirt që prehet
zvarrisjes së heshtur nga muzgu në muzg…
ndoshta ka qenë pranverë,
kur lule e trullosur nga dielli i ngrohtë
në vënd që të dhurohet e t’i mirret erë,
në shportën e të verbërës ndjeu të harrohet
pa e mësuar kurrë që ishte pranverë…
kur lule e trullosur nga dielli i ngrohtë
në vënd që të dhurohet e t’i mirret erë,
në shportën e të verbërës ndjeu të harrohet
pa e mësuar kurrë që ishte pranverë…
ndoshta ka qenë vjeshtë
kur gjethet e verdha, xheloze të pashpresa
në gjyqin e një sythi që avokat s’kërkon ,
mallkuan dhe dënuan të mjerat e gjelbërta
nën këmbët e fshesarit që stinët ngatërron….
kur gjethet e verdha, xheloze të pashpresa
në gjyqin e një sythi që avokat s’kërkon ,
mallkuan dhe dënuan të mjerat e gjelbërta
nën këmbët e fshesarit që stinët ngatërron….
jemi takuar bashkë…
të kujtohet?
të kujtohet?
(nga "Erotika", 2006)
©Artan Gjyzel Hasani
©Artan Gjyzel Hasani