16.3.13

IKJEARDHJE



sa herë që vjen e ikur je… 
u lodha nga pyjet, yjet e lendinat
malet e fushat, përrenjtë dhe kodrinat
qiejt e kubetë, aurorat magjepëse
lotët e dënesat… fjalët rrënqethëse
të kam e s’te kam e s'jemi ç'pandehim 
ndaj mendjen ndaje 
çka ngroh më shumë
prekja e duarve apo ëndërrimet
flaka n’ajri apo prushi te mangalli?
…………………………………………….
hapësirë të fala të më harrosh
se edhe kujtimet…
kohë jepmë të më mungosh
se edhe malli …

(16 shkurt, 2013)
©Artan Gjyzel Hasani