i gëzuar pa gëzim
jeton shfaqjen e fundit kllouni
pa bujë...
pa fanfara…
pa spektatorë…
vetë qesh…
vetë qan…
me duart si akrepat pa orë
vetveten duartroket
mëngjeseve shpresëdhënës
ku fati e ka hedhur...
por kur bie mbrëmja e qetë
mbi pudrën e faqes
që shkundet aq lehtë
lotin e humbur kërkon
dhe skenën e vjetër
pasqyrash të thyera vjedhur…
(maj, 2011)
©Artan Gjyzel Hasani