gruan që takova atë natë…
e sapomartuar ishte ajo…
dhe unë akoma i parritur...
pothuajse pesëdhjetvjeçar …
si mik i vjetër e përqafova…
nën pardesynë e hapur ishte lakuriq…
mes petaleve të buzëve nën shiun që binte
trëndafila të egër papritmas çelën
kur e putha thellë…
jo edhe aq miqësisht…
buzë trotuarit e qiva fort
ndërsa ajo më bëri dashuri
mes shiut qe binte litar...
nuk ishte shi...
por ishte zjarr...
pas çdo rrufeje një rënkim…
pas çdo rënkimi një gjëmim i ri…
ndërsa njerëz me çadra kalonin rrugës…
na shihnin…
largoheshin…
supet mblidhnin
dhe nën feksje vetëtimash
syve s’u besonin…
ajo
me të dy duart pas një shtylle elektrike kapur
unë
nga pas saj…
fort…
oh sa fort…
si dy shenja pikëpyetjesh
në chatet virtuale të padurimit
pas njëri tjetrit puthitur…
ndërsa flokët e lagur ia tërhiqja nga pas
gishtërinjtë në gojën e shqyer
të tjerë mbi gjinjtë…
thithat e rebeluar…
sytë e vakur…
midriazë..
ekstazë…
puthjet kafshueshëm në ijen e majtë…
përgjërim…
zëfikur…
“të lutem…zemër…
më dëshiron vërtet?
më thuaj…
vdismë…
mbaromë…
nuk jam vogëlushja që njohe dikur…
më ngop dhe më bëj të ndjehem femër
dhe pastaj…
ashtu si më ndeze
më shuaj…”
u shpartalluam per vdekje atë natë
përdhe të dy ramë…
njësoj të mbaruar…
me duart akoma rreth shtylles ajo
dhe unë mbi të…
penguar...
rrezuar...
……………………………
si për të mbrojtur lotët e saj
nga qielli që zbrazej pa lagur më…
pastaj u ndamë…
secili në udhë të vet…
e sapomartuar ajo
e unë djalosh i plakur pesëdhjetëvjeçar…
mes rrëkesë së shiut që rrëmbente gjethe
dhe derdhej perlotur në një pusetë
nje salamandër pikëverdhë ndërmënd më solli
sandalen e humbur të fëmijërisë së saj…
(15 Maj, 2011)
©Artan Gjyzel Hasani