nëse në mesnatën e errët , ti vajzë, kupton diçka
që nuk të ndodh shpesh ta kuptosh por jo edhe aq rrallë
dhe dashuri të re për mua do ta quash të nesërmen
kur t’ma tregosh,
për hir të përëndisë mos e bëj
ka ndodhur dhe më parë dhe do të ndodhë
më mirë eja të flasim perseri së bashku,
të flasim përsëri së bashku fjalë pa kuptim, vajzë,
fjalë pa kuptim
dhe të na duket se duhemi përsëri…
ashtu pakuptim…
pa kuptuar…
pakuptueshëm…
të duhemi përsëri me dashurinë…
me dashurinë...
me atë...
me dashurinë pa mbiemër…
dhe heshtjen ta gënjejmë,
ta gënjejmë e ta zhgënjejmë,
ta lodhim e ta shplodhim
me rapsodinë sporadike të ëndjes
eja
eja
si dikur
ashtu pakuptim…
pa kuptuar…
pakuptueshëm…
ka vetëm një dikur
të tjerat janë të sotme që na mbrritën para kohe…
ndaj eja
vetëm dështakët kërkojnë t’i japin dashurisë
një kuptim të ri…