1.12.09

Leshpunuesit

E ç’rëndësi ka se ç’gjë të mirë
bëmë në këtë jetë?

Çfarë të tjerët do të thonë
në mungesën tonë
për atë që s’bëmë
ajo do të mbetet.

Të tjerët gjithnjë do të flasin
do flasin e s’do të pushojnë
do shajnë e do mallkojnë
dhe goja do iu zërë lesh…

Me furka në duar
në këtë botë leshatore
të tjerët tjerrin tjetrin…
tjerrin terrin të tjerët…
tër-tër-tër…
tër– tër- tër...
të tërë
nga tjerrja në tjerrje
nga terri në terr
nga tjetri te tjetri
me furka në duar
dhe lesh në gojë
një jetë të tërë.