5.3.09

Stina e Peste ( pjesa e dyte)

Dialog Poetik nr.2 me poeten Aida Dizdari (bluemoon)

whisper:

Pak janë njerëz të lirë në këtë botë pa skllevër....
Shumica janë të cliruar...
Ua dalloj shenjat e prangave në kycet thatanike...
E dëgjoj zhurmën metalike të zinxhirëve që lënë pas në zvarritjen e tyre...

* * *

Ata nuk ecin, por zvarriten...
Nuk dinë të ecin.
I pengon ajri më shumë se hekurat...
........................
Mikja ime,
jam ajër
ndaj druaj se mos bëhem pranga jote...

bluemoon:

Mbi ajer, ajri s'behet prange...

e uji, ujin s'e lidh dot me zinxhire...
...kush ere eshte e merr vesh mire eren,
e reja e njeh rene te lire...

Po oqeani s'e pelqen pengesen
e nese uji shpesh me shkembin grindet,
a mund te thuash se eshte prange
lumi qe ben ujin me uje te lidhet?

Liria s'vjen kurre nga te tjeret
thosh nje burre i mencur dikur.
Ne paca ndonjehere qene roberuar,
vec vetes, s'me cliroi tjeterkush...

...ndaj kush kurre s'me pengon,
se roberia vjen prej vetes se mpakur,
kur lehtazi merr vendim mbi zgjedhjen:
t'i mbyllim a t'i mbajme syte hapur.



whisper:

Edhe ti je ajer? Fryme behesh dot ti?
Te jesh ajer dhe fryme nuk eshte e njejta gje...
Kete e dine mire gjethet...edhe buza e di...
ajrin e thithin te gjithe...frymen vec nje...

Bemu perseri fryme sic ishe dikur
dhe falme mpakjen qe vec ti e di...
pa ajer...pa njerez...pa gjethe...pa zogj
te mbetem pa fryme...te me ringjallesh perseri...

Puthjen e jetes ma jep me buzet e tua....
nga ajri i te gjitheve po shuhem ngadale...cdo dite...
as ere...as puhi...ku eshte stuhia qe dua?
Nga vdekjet e mia te shumta edhe jeta m'u neverit...



bluemoon:

Thirre?
Do te vij me hap te shpejte,
te t'rrembej e shpie larg prej botes...
...atje, diku, ku ndalon koha
ku ndahet jeta - jete, prej mortjes...

Thirre?
S'do kete me porte te hapur!
S'do kuptosh me ku mbaron ti...
Nuk te mjaftonte nje cope ajer?
Do te t'mbyll brenda une, nje stuhi!

Thirre?
S'do le asnje fije drite,
ne gjoks, prej meje, do ndjesh shterngimin;
do pshehretish pse fund ka nata,
ne enderr, do urresh ti zgjimin.

...Po ti qe me therret per tu ringjallur,
e kerkon mpakjen si neper gjume,
do pyesesh veten, per mua, e di:
"Kjo vdekje eshte a eshte fryme?"

(Keshtu qe kur te na shohesh,
mbedhè, te dyve, nje grusht me hi,
dyshim mos kij: do te kem dhuruar
jete nga jeta qe deshe ti!)



whisper:

Ne netet e tua krahesh shtrenguar
stuhite nga gjinjte e tu do t'i pi....
qumesht demonesh endrren do me sperkasin
dhe ne u zgjofsha mos me thuaj "fli"...

Por lerme ashtu pergjumur mes zgjimeve te tua...
mua femijes-perbindesh mekuar stuhish....
buzet e nates le te me kafshojne mua...
te tuat plaget do m'i perkedhelin ne agim...

Fryma jote mund te jete vdekje...thua ti....
(por vdekja behet fryme kur buron prej meje)
nese zgjimi ne krahet e tu eshte herezi
gjithshka do te jepja per nje vdekje prane teje...



bluemoon:

Te vdesesh prane meje?
Frymen ta lesh ne gjoksin tim?
Te levizesh me gishterinj rete,
per neverite e shkuara te gjesh perdellim?

Ah sa te lagur jane tani drunjte e mi...
e zjarri im s'ka deshire te marre...
E akullt dora me bie mbi ty:
Per jeten qe me jep, jam varr!

......pshehretij.....
......ah...me veshtron.....
.....largon nje hije.......
.....nje ngjyre shton.....

Me veshtron e nganjehere
besoj se gjethet mund te celin perseri...
...ne syte e tu mund te me ngjallet jeta,
qe jeta ne ty prape te levrije:

Te lindesh prane meje!
Frymen ta marresh prej gjoksit tim!
Te besh qiellin vend per ne,
per ty te mos jem vec ngushellim!



bluemoon:

Pop-Up (ne vend te pshehretimes se mesiperme)

Alo...
Dru-lagur?...
Ne kupe te embel ku dashuria eshte herezi!
Nje thirrje ne linje per ty!
Dikushi pertej, thote, quhet dashuri!

Pra lere vdekjen si rrecke te grisur,
ik prej mosjetes ti gjithashtu,
ne bote te gjalle t'ia ndjesh atij zemren...
...behu per te prape henez blu!
Ti qe thirre...
mund te endesh vendesh te gjelbra,
po gjelberimi i tokes gjithmone e ka nje cmim:
prej Edenit kur shkon ne te tjera kopshtije,
ta dish ne qiell nuk ka me rikthim...



whisper:

Te rikthem ne qiell, ne Edenin mekatar
me epshin tend si te vetmin cmim...?
Do vij dhe nga pas perendesha te dehura do terheq zvarre
ndersa pas gjethes se rrushit Edeni yt do marre emrin tim...

Nen sqetullen tende si diell do te perendoj...
ne gjirin tend te forte peng do te le puthjen time...
kopshtijes tende plot orkide te egra mbjelle...
mollet e pakafshuara nga turpi do na fshihen...

bluemoon:

Thua?
Une them te tjera.
Them se prekjet i merr era...
Them se nuk dua asnje perendeshe ne kopshtin tim,
ku lumenjte jane enderra pa zgjim...
Them qe kopshti im ka njemije emra
e cdonjerin ma dikton zemra:
brenda gjirit tim nje hije e vetme levrin
e njemije emrat jane lloje vec te emrit tim!
Kur te vish tek une nje me nje do t'i lexosh,
s'ka me tolerim, asnje flete s'do kalosh!
Une jam me shume se nje kopshtije
ku ti te endesh per lojra dashurie.
Gjithshka qe nis tek une perfundon brenda meje,
si te isha burimi e derdhja e nje rrekeje...
Ne duart e mia perfundojne te gjitha
dashuria, endja, dritherima dhe frika...
Ti je, po nuk je si dikur
duart e tua prej pjalmi me peshojne sot si gure...
Te mos e dish valle qe me i kristalti uje i pijshem
derdhet kapilaresh ku jeta vallezon dridhshem?...
Kerkon rrahjen me monologun tend qe s'do te me ndjeke...
Me mua nder krahe e perseri vallezon vete...
Ti prijes i perendeshave qe terheq zvarre,
pak shpirtkulluar e pak mekatar!
Kryeprere do te rri, fron tjeter do te vesh,
e flakur nga Olimpi, s'do jem me perendeshe,
do kthehem ngadale ne qenie prej mishi
ku hi behet kurmi, te marre vlere shpirti!
Zemren? Do ta mberthej ne zinxhire
nje bishe nga deti te vije e ta marre...
Persete do t'i mbys me duart e mia,
ne eshte e shkruar, le te vdese dashuria.
Vetem kur te ndalesh hapin e zjarrmuar
te flakesh tej trupin e avulluar,
atehere mund te kthehesh perseri
e teksa me mbeshtet esencen ne gji,
puthja buzeve s'do te kete kuptim,
driten time drites tende kur t'i veshesh,
fron te paperdhosur kur t'i kthesh perendeshes!
Atehere, kur kenget e tua t'i kendosh per shpirtin tim,
vec atehere emrin tend do te marre Edeni im!



whisper:

Per shpirtin tend do te kendoja si per shpirtin e asaj
qe vargjet e mia iu bene krahe dhe larg meje e shpune....
nese me bukur per ty do te kendoja ...fajtori i perjetshem pa faj...
akoma me larg se ajo do te fluturoje edhe ti nga une...

E di qe atehere Edeni yt emrin tim do marre...
Valle do ishte i lumtur ai fluturim...?
Atje larg mjellma blu do mberdhihe pa timin zjarr
dhe emri im ne peshperitjet e saj nuk behet dot ngushellim....

Ndaj me ate zjarrth qe me ka mbetur...
Promete i vonuar i vetvetes...
dritehijesh mureve te shpirtit tend luaj...
flakez kalteroshe qe shuhet e digjet heshtjes...
mbi prushin qe akoma perzjen nje dore e huaj....



bluemoon:

Ah ti me prek me gishta te perlyer
fajtor i perjetshem me fajin tend mbi shpine,
ne heshtjen e trupit tim hedh gjurme te tjereve
si loder perdor ti dashurine...

Mjellme e bardhe... Flisje per mua?
Kraheve te mi kur gjete prehjen?
Tempujsh adhuron bardhesine time
qe shoqe te ngushte ka vdekjen?

Mendon, e kalon ne buzet e tua
fjalet e mia ende te pathena...
Ne trup te brishte e te thyeshem
formezohet brenda teje hena?

Ti je! S'e kupton qe je?
E brenda meje thirrjet e tua s'jane vec mish?
Brenda teje nje trup i bukur jam vetem
qe ti te vdesesh perkedhelish?

E dua zjarrin tend dhe shpirtin tend e dua
po ti tregetar s'mund te harrosh te dehesh timit shpirt
kur trupi te therret ne pshehretima naten
mendja ne ofshame te thur poezite...



whisper:

Une tregtar i dashurise ? E kush mund te ma bleje mua jeten?
Une nuk shes e as nuk blej ndjenje...
Ne treg te dashurise jam shkembyer vec me vetveten
nganjehere konvertuar ne monedha shpirterash te padenje...

Por ne jemi tokesore...dyshuesja ime...
nese trupi yt eshte liber nxitimthi shfletuar...
gjinjte jane si rreshtat...i shikojne te gjithe...
une lexoj mes rreshtave...diku aty pas gjinjve...
aty ku e jotja zemer rreh dritheruar...

Une vertet luaj...por luaj vec me zjarrin...
Tregome qe je zjarr...flake...pervelim...
Pasi te me kesh percelluar...djegur...perveluar
a mund ta rindezesh te ftohtin hirin tim...?

bluemoon:

Dhe ti dyshon akoma se jam zjarr?
C'faj te kam se nuk afrohesh?
Mes meje e vetes tende
veten zgjedh, me te dashurohesh!

Te them te ma falesh mua veten tende
e une timen ta le me deshire:
prej unit tim te gjesh ti jeten qe ke humbur,
prej teje te ndizet i imi hir!



whisper:

Ah...jeten qe kam humbur nuk ma kthen ti dot...
nuk ma kthejne dot as ato qe ma kane marre...
...te thashe...eshte hi cka ishte dikur zjarr...
druaj se je flake qe shuhesh me nje lot...

Mund te te dashuroja po ta dija se c'je...
me fort nga sa dikur kur s'te njihja...
E si mund te me duash ti qe aq mire me njeh...?
Mos valle e ka fajin...hija?

(Me mire te jesh hiri i nje zjarri te dikurshem
qe prushi iu fik nga dore e harreses...
se sa flaka qe digjet percelluese aq bujshem
e shuhet aq lehte nga lot' i pendeses...)



bluemoon:

Ajo, pendesa, qe ti e quan mekati im i ri,
s'eshte vecse mekati yt i vjeter,
kryqezuar prej nje dhembje sic rri
ne kthetrat e nje kohe tjeter.

Brenda furtunes sime i jam qepur
shpirtit tend qe me sa duket kerkon qetesi,
ate prehje te hidhur e te nevojshme
gjate rruges nga stuhia per ne stuhi.

Kalores ne misionin tend fisnik
te mbrojtjes te s'pafajshmes e te virgjereshes,
vulos mbertheckat e parzmores tende
qe dore e saj te mos shpoje ne vend te heshtes.

E ti?
Ndoshta vertet s'mund te me dashuroje po te dije c'jam...
..sa me shume me njeh aq me teper te mberthen frika...
...druhesh prej meje po aq sa i druhet ujit kripa...

whisper:

Ne te tjera kohe e te tjera hapesira
ndoshta jemi njohur nje casti kalimtar...
(te shndritshem jane yjet kur bie erresira...
me te largetit shuhen dhe ndizen prape...)

Ndoshta te kam dashuruar pa e ditur as vete...
(paskam harruar te ndjehem i dashuruar...)
kometa vezulluese qe dikur cau rete
nje shkretetire u rrezua e u dogj harruar...

Po le t'i leme yjet atje ku jane...
kush tentoi t'i preke...e rrezuan...
(i ke pare majmunet c'sy te pikelluar kane
pas kafazit ku parajsat u ofruan?)

Eja pra vogelushe dhe me rrembe...
nga krahe te tjere ku me ka mbytur heshtja...
Eja...mos vono...tregome nje perralle te re...
me pas vjen dimri...ka trokitur vjeshta...



bluemoon:

E kam ndjere dashurine tende ne kurmin tim,
ashtu dhe brenda shpirtit kur me leshoje frymen,
nen qepallat e shternguara tek vrapoje enderrash,
i qete, ne gjume, pas furtunes.

Atehere kur mua, si kala te larte
me mure krejt te dobeta, me pushtonte frika,
brenda perqafimit te pafajshem, ne leshim te plote,
me permblidhje e mbillje mbi buze puthje te brishta.

Atehere kur me more ne duar i sigurt,
me ngrite qiejsh te larte, me bere perendeshe,
kur shperthimesh tona u habiten yjet,
e planetet shfaqen fytyren e fshehte.

Atehere tek me kerkoje pa e ditur,
kur kujtimet e tua s'te merrnin peng,
kur dimri ish stine e panjohur
e neper gjume mermerisje per stinen e peste.


Me rrembeje ti atehere e une s'kerkoja me teper...
...
...Ah!!!!
.........................
Sa keq qe jam kjo e s'behem tjeter!
.........................
Ne vend te nje historie me etikete,
po te tregoj nje perralle te vjeter!



whisper:

Rrembyer jane te gjithe ne kete jete...
pak nga egoizmi e shume nga jeta e kote...
zbrazetine e mbushin me boshllek me lehte...
s'guxojne te mbyten ne det..mbyten ne nje gote...

Por ti je aq ndryshe, vogelushja ime...
(sic peshperin ndryshe fjalen "te dua"...
qe te tjera buzeve u be therrime,
e kur desha t'i mblidhja me krahe fluturash u larguan...)

Tani stinen e peste nuk e mermeris vec ne gjume...
e kam strehuar aty ku kalendaret mbarojne...
ka gjethe qe fshesari nuk arrin t'i fshije kurre...
por edhe te tjera qe s'dihet ne c'peme lulezojne...

Prehem tashme nen perqafimin tend...
rrembyer nga ty si rera ne vale...
me buze te ndezura me peshperit
ato qe s'tregohen kurre ne nje perralle...



bluemoon:

E kemi ngritur jeten ne shkume te vales!
Mbi te dritherohemi si nje serfist trim:
Nje hene, qe ndryshe nga hena, eshte e kalter...
...e nje peshperime qe ne fakt ulerin.

Njerezit mbyten ne lloj - lloj kupash,
ne kupa boshe ata qe s'mbajne dot nje det,
te tjere permbysin kupa pas mbllacitjes,
njerez te tjere kupa ngrene...

Une dhe ti ndoshta jemi ndryshe,
po ndoshta e kemi edhe ne nje kupe,
nje kupe ku hena derdh pika te kaltra,
ku peshperima ne te vertete eshte ujk...

Nje kupe te re te sapo bere,
a ndoshta nje kupe e vjeter buzet na i lag:
ne hark te porcelante permbaj une lengun tone,
e ti je froni qe e mban lart...



whisper:

Do e pish dot deri ne fund e etur
eliksirin e asaj qe s'e pine dot te tjere?
(E sheh ate piken ne fund te kupes mbetur?
Eshte loti i nje ylli qe feksi njehere...)

Ate lot s'do ta pime dot...eshte teper i kulluar...
le te mbese gjithnje ne fund te kupes sone...
perzier me veren e nje vreshti te ndaluar...
kristali ku enderra zgjimet pasqyron...

Ndoshta me mire pa kupa... vec me Dionise...
qielli te pikoje vere...e dehur shtrengata...
lakuriqe...djersitur...hardhish ngaterruar...
te behemi zjarri qe kerkon nata...

( Me pelqen kur te shoh ashtu te dehur...
gjinjve te shkopsitur...nektari i kuq ujevare...
ne cep te krevatit... djallezore cigarendezur...
turbulluesi veshtrimi yt mbi lekure me behet zjarr...)



bluemoon:

Njehere te vetme...nje cast ndrisin ca yje, kam degjuar,
e pastaj driten leshojne hapesires per qindra mijra vjet me radhe...
...ne botera te largeta shkelqen pluhur' i tyre sy njerezish
qe gabimisht, tere jeten, i marrin per te gjalle...



whisper:

Te vdekurin disa e marrin per te gjalle...
dhe akoma me shpesh mbi kurrizin e dermuar...
mbi te njejtin tel...ne te vjetren salle...
shkop ekuilibri... poshte per t'mos u rrezuar...

Ndonje te varros akoma pa vdekur...
nje kryq te koka qe akoma renkon...
kengen ta vajton me zerin e mekur...
tinezisht t'mbyll syrin qe ende veshtron...

Te vdekurit e mi i kam varrosur te gjithe...
ne ferr a parajse...bekuar me kujtime...
e kur per dike dheu nuk me mjaftoi...
e mbulova ngrohte me lekuren time...

(Nga vdekja e nje njeriu kam mesuar me shume
se sa nga jeta e tere njerezve te tjere...
nese per dike do te behesh i pavdekshem
duhet te dish te vdesesh te pakten nje here...)

Por fatkeqesisht kesaj bote pak dine te vdesin...
shumica ngordhin si minjte pa kuptuar...
tere jeten nje anije fantazem presin
drejt atij bregut tjeter...castit te perjetesuar...

bluemoon:

Ne detyre ogurzeze
Hadi i mjere...
rremben te vdekur,
te gjalle perpin te tjere...
vec s'e mberthen dot
poezine pergjithmone:
ne valixhen e saj mbi karroce
e mban e bukura Persefone.

Te veshtron...si e zene ne faj...klith e si femije perpjek nje kembe ne toke:


Vdekja?
Sa vend qe i japim te mjeret ne!
Hija e saj ne fakt me kall krupen!
Varret i kemi ngritur rreth vetes
nga frika se mos e leshojme veten krahecelur,
se mos liria na varet grykes!

Heshtjes tende i pergjigjet me nje tjeter thirrje...e ty te perngjan papritur me nje femije...

Le te mos flasim per vdekjen fare!
Kjo maskareshe vjen gjithmone e paftuar,
nganjehere te shtiret edhe mike
nganjehere hyn pa u diktuar...

E ti perseri nuk flet...e veshtron si i perhumbur...Atehere ajo te shterngon doren:

Ngrihu tani, shterngoje kupen!
Bashke do te ngreme nje dolli:
Ti per fluturat qe te shkuan
e une per pellumbat e mi...

Ngrije ta pime me eks,
ta ndiejme ne fyt zjarrmine.
Ta mbyllim funeralin? Si thua?
Pastaj kthejme nje per dashurine!

E teksa ktheni kupen per dashurine, brenda qeshjes nje hije i pushton syrin...e heshtur:

Me vjen keq
qe te prek me duar te holla...
me perngjajne me fije letre:
ne dhome ikjes iu ndje fryma,
u ndje varrosja e nje tjetre...

whisper:

(Hajde... Gezuar...me fund le ta pime...

goten e zbrazur perplase dhe thyeje si kreshta valen
ne mijera qelqe copetuar tashme le t'i ndrije
kujtimit te atyre qe u rrinte e madhe dashuria qe u falem...)

Erdhi perseri koha te zbres shkalle pa emer...
(Ato qe zbresin zakonisht cojne ne ferr...
Perse valle kur shpirtin dikujt duam t'ia tregojme i themi:
"Eja...te zbresim shkallet...
kujdes mos rrezohesh...
ka pak drite dhe oh...sa shume terr..." ? )


Zbritme pra tani drejt honeve te tua...
aty ku nje demoni te pergjumur fshehurazi i jep gji....
ne ate djep te zjarrte ku renkimi eshte ninulle...
dhe shkelqimi i syve te cmendur qiri...



bluemoon:

Me dritheron me endjet e tua
e fryma ime te rendohet permbi buze...
S’ka vend mjaftueshem per gishterinjte e mi
qe ethshem vizatojne mbi lekure…

Nen prekjen tende trupi me behet i lenget
si metal i nxehte qe te derdhet rreth...
papritur bota s’eshte e panjohur...
papritur bote ka vec rreth nesh…

Me floke shperbere e ze percartur...
ujevarat etheshuarese e demonet e mi...
portezat mbi shkallare qe veshtron perciptazi...
rrugedalje e labirinthe ku mediton ti…

Te gjitha lindin prej teje si prej gjuhes se zjarrit
ku une s’jam vecse nje qiri ornamental...
Si mbi parafine vizaton mbi mua moralin
te mires e te liges i ngre piedestal…

Meditimin tend e merr per dore
e si te ishte thjesht nje vizitor i jashtem
me hedh mua –kavjes topa debore
me veshtron tek perdridhem nen gjuhet e flakes…

Po di se shkallaret te shpien ku te duash
e ferri s’eshte vecse zgjidhja jote finale
Sheherezadet mund te jene joshese...
Perrite mund te jene tradhetare...

Veshtron mekimin tim si akt religjioz
cmendurine e kalon prej syrit ne sy
te eksiton demoni im dergjur mbi preher
nga morse e demoneve qe te mundojne ty…



whisper:

Demonet s'ishin demone...dhe zjarri ishte zjarrmi...
(perderisa flutura s'u dogj...ishte i tille valle?)
Por nese nga gjinjte e tu vertet rrjedh zjarr
afroma te buzet...si qumesht do ta pi...

Atehere mekimi yt do t'i ngjaje bekimit me shume...
(kur t'me rrefesh qe jo te gjithe vullkanet jane te shuar
do ndjesh mes llaves se nxehte perveluar
qe demoni qe ke ne preher jam une...)

Mos u druaj nga gjurmet e murme te stuhive...
as nga shiu qe reja lozonjare pas vetes la...
dritheruese do ta ndjesh...zhuritese mes gjinjve
turbulliren e embel qe nga fundbarku i nje tjetre ra...



bluemoon:

Mendoja per deboren qe me ther
kur vrapoj mbi te kembezbathur:
vezullon si nuse, mbreteron aq hijshem
me magjeps gjithmone padashur.

Mendoja per dheun qe me mbulon
teksa germoj per te gjetur berthamen e tokes:
harroj te ndiej ajrin e purpurt te darkes
dhe eren e agut te sotem.

Mendoja per kete krijesezen qe kam brenda,
gjysem femije e gjysem demon,
qe kurre s'ma le gjate te emblen mbi buze,
ne lojra me zjarrin gjithmone me fton.



whisper:

Ah...debora...e kisha harruar deboren dhe ngazellimin
(valle pse ishte e bardhe luaja me te deri vone ne erresire?)
kujtoj trishtimin kur nje Cizme me e ftohte se ajo prishte
plakun prej debore qe ngrija me duart mberdhire...

Nje dite me debore te bera ty dhe veten time...
prej debore endrra...kisha ...unaza...kembanore...
por Cizmja gjithnje i prishte....ishte me e forte...
sepse nuk ishte cizme prej debore...

Asaj Cizmeje nuk i shpetova dot...dhe kurre s'do t'i shpetoj...
njerezve qe nga debora krijova plaget s'u kane zene kore...
dasmat jane aq te ndryshme...martesat njesoj...
(dashurohesh dy here pas te njejtit njeri?)
ajo ishte gjithnje nje tjeter...
i njejti une perseri...
plaku qe sot ben femije prej debore...



bluemoon:

Deboren ti e ke plazmuar gjithmone
e gjurmet e cizmes do te qene mberthyer aty:
figura me plage, ne s'do binte me bore...
...te perjetshme, ne dielli s'do t'i shihte me sy...

Lere boren te prehet e bardhe,
me te mos bej figura qe shkrijne:
muret prej bore s'kane jete te gjate,
qytetet prej bore vec pak xixellijne...

Merr lende te forte nga lenda e njeriut,
plage cizmesh aty do te kete perseri,
por nder lote puna jote vec do zjarrmohet,
e zjarri i njeriut nuk shuhet nen shi.

whisper:

(Ah...lenda e njeriut me thua?
Me kujton shprehjen e Musolinit
drejtuar ushtrise se tij kur u shpartallua:
" Me ju doja te beja statuja me te bukura se te antikitetit
pasi kujtoja se ishit mermer,
por ju ishit thjesht balte
dhe balta vec qypa nxjerr...")

Nganjehere kemi nevoje te ndjehemi debore
te na shkriftojne e nder gishta qe dridhen te shkrijme
na lodh pesha e vetvetes e ndaj duam
ne mijera kristale poret e te tjereve te na perpijne...

Nganjehere kemi nevoje te leme gjurme te shlyeshme
dhe gjurmen e te tjereve ta prishim nje casti tjeter
dhe si ne nje loje rindertimesh e prishjesh te furishme
formezojme perseri gjurmen e vjeter...



bluemoon:

E ashtu gjysem forme e pak shformuar,
ankohemi per fatin tone te trishte,
e teksa mijra fate na shpalosen syve
asnje fat tjeter, si ky, s'na grish...



whisper:

E c'eshte fati, vogelushja ime?
Nje pasdite padashje shkojme ne nje shtrat te panjohur
ku mekatet e vjetra mekatojme perseri...
me pas ndergjegjevrare i falemi kesaj bote te lodhur...
ai shtrat i panjohur mund te ishte fati yne i ri...

Vjen nje cast qe sfilitur nga fati
shpirti rebelohet...(kunder kujt valle?)...
lakuriqesine kerkon te mbuloje me nje rrobe tjeter
pak rendesi ka...e praruar...apo zhele...
e shpesh e padukshme si rrobat e mbretit ne perralle...

Fatkeqesisht njerezit harrojne...(sa keq qe harrojne!)
qe fati s'eshte vecse nje rrecke e ronitur
qe vetevetes ia shesim aq shtrenjte per t'u mbuluar
por kur fatit i vesh shpirtin tend...qofte edhe te drobitur...
atehere po...ke dicka per ta kujtuar...



bluemoon:

Bridhja brigjesh per te mbledhur yje te rena,
mbi to qe fikur gjithmone nje deshire.
Trupmberthyer tokes e me koke nga hena,
kerkoja per veten nje qiell me te dlire.

Ne nje ag humbja shpesh e me deshire,
atje ku bota, me dukej, s'rrotullohej me kot,
atje ku dhe guri e kishte nje aresye,
atje ku L e Lumturise shkelqente dhe mbi Lot.

Neper udhe te tilla e takova,
ate kuptimin e vetes shpesh te munguar,
si kalimtari qe papritur nganjehere,
mbedhè gjen nje monedhe te praruar.

Keshtu u bera nje cope, e plote,
dhe mbajta gjithmone ne xhep ate monedhe,
si kujtim te feksjes se asaj dite
fund udhesh ku dija ish etje-thelle.

Te jete valle fati vec lojeza jone?
A ne jemi lojez e fatit tone lozonjar?
Shume ngushellohen pas nje pyetjeje,
shume jeten kalojne me kot duke qare...

...po une kam ne trup nje drite tjeter,
e syte e mi tashme shohin gjera te reja,
ne qiell te njejte, te larte shkrihen
fat' i skalitur edhe perzgjedhja.

Per to te pyesesh veten me ngulm
eshte humbje e pavlere dhe e thjeshte...
...ndaj sot ketu me fatin s'kacafytem,
"Jeto!" me thote praruar nje monedhe...

bluemoon:

Mik te pres...
ku ke shkuar?
te jesh tretur valle horizontesh te tjera?
te kane rrembyer te tjera erera?
Te behem, deshiron valle, furtune
qe ta fshije te gjithe boten
e te te ktheje tek une?



whisper:

Ketu jam...e ku mund te jem tjeter?
Ererat s'kane fuqi te me rrembejne...
horizontet prej kohesh nuk me tresin...

Te behesh furtune? Po edhe nese jo...
nese kete bote te neveritshme
nga syte nuk ma fshin dot,
perseri i lumtur prane teje do jem
si nje njeri me kujtese te keqe
qe qesh e qan pa lote...



bluemoon:

Lotet e tu te shkuar prej kohesh,
me veshin iluzionin se t'i kam pire te gjithe...
...me kot se syte te jane terur prej vajesh
te thella, shume kohe me pare se une te te grish...

Te behem furtune e te shuaj boten rreth teje,
pa te e gjendjen tende te ndjeshme s'do ishe po ti,
ndoshta i detyrohem me teper natyres se saj mizore,
e me pak paqes qe zhveshe, si rrobe, sot perseri...

Por...

Ti dashuri e thith shpesh stuhine
teksa torturohesh ne pritje te se mires,
qetesia te shket pa u dalluar, e di,
s'e njeh, kur e sheh ti, nga afer te dliren.

Ne vende te tjera me behesh i huaj,
me do, por duhet te te therras gjithmone,
me meket zeri e udhes me pergjumet:
une te ndjek ty e ti... nje iluzion.

Ti e deshiron boten te perkryer!...
...nje pike dhembje... dhe eshte menjehere e shemtuar...
Ti qe bredh neper stinen e persosur,
me zogjte ende s'je pajtuar?

Po pse deshiron te gdhendesh rrathe ne sy?
Pse gjithmone me shkaterron kalate,
qe optimiste, e bardhe i ngre me ty,
deri kur m'i prish, per te ndrequr boten e prape?!

Gjithmone, pastaj ti kthehesh prape tek une:
"Eja!" - me thua - "te ngreme prape kala..."
Me veshtron me sy kaprolli e prekja dritheruese
me zgjon ndjesine qe puthje e vjeter me la...

Ti dashuri e thith shpesh stuhine
teksa torturohesh ne pritje te se mires,
qetesia te shket pa u dalluar, e di,
s'e njeh, kur e sheh ti, nga afer te dliren...

bluemoon:

Ja, tani peshperis...
Tani therras...
Tani kumbon zeri im ne muret
e nje shpelle qe rreth meje ngushtohet...
Ti i trishte me veshtron
nga larg
e s'mundohesh
te leshosh nje rrokje...

...pezmatohem...

... Ku je?...

Prehja jote behet mbi te njejtat re?

Ne daljen time
hyrja ishte e lehte...
...e dritherima bojeroze
ma perkuli lekuren...
...nje cast dikush, fare lehte,
nis me perkedhel fytyren.

whisper:

Ngaterruar kjo bote ku udhen time harrova...
si gishterinjte e mi flokeve te tu ngaterruar...
qielli eshte hapesira mes gjinjve ku pushova...
reja eshte hija e nje fluturimi te rrezuar...

Dashuria nuk vjen gjithnje me sy kaprollesh
ku pendimi nje kenge te re ciganesh zgjon...
nen syte-rrathe mavi ... leshohet deshira...
shigjete e Itakehumburit boshllekun shpon...

Ti ngre kalate e une i rrezoj perseri...
(e nuk ishte prej rere kollona e rrenuar...)
e lodhur uje pi ne rrathet e syve te mi...
dhe nuk me thua qe puset kane shteruar...

Por nje pike uje diku brenda meje rrjedh akoma...
ndaj mbille trupin tend aty ku varrosa deshiren...
lote vese do bulezojne pastaj gjinjte e tu...
e ndoshta nje dite do e njoh nga afer te dliren...

Dhe kur te gjithe guret e dheut te jene mbaruar...
kur reren nje stuhi do e shpjere lart te reja...
kur keshtjelle e fundit dhimbshem te jete rrezuar...
nje kasolle e panjohur do te te peshperise:"Eja..."



bluemoon:

Ndiej nganjehere njefare perhumbje neper pyje
te panjohura e te zhveshura si per dimer,
si liane zarritem drunjsh ne ndjekje
te dores tende qe pulson vegueshem.
E ndiej nganjehere njefare perhumbjeje
sikur bota te mos ishte e ti te ishe larg,
kisha dashur me shpesh te me flisje...
...te me dashuroje me pak, ndoshta,
e t'me mbaje me prane.


(Ti do i falesh ikjet e mia, e di,
ashtu si une fal perrenjte qe shpelajne trupin tend,
atehere kur bota eshte tejet e madhe
e prape per ne te dy s'ka ka vend...)



whisper:

Ikjet e tua vogëlushja ime
nuk janë mëkati, por virtyti vetë;
Në liqenin blu të mungesës tënde
kridhem i tëri bashkë me përrenjtë…
(edhe me ata që më fale ti)
dhe ashtu i përhumbur i dorëzohem mallit
si vetmisë murgu i ri…


Kjo botë e madhe nuk është e jona…
Ata që dashurohen gjithnjë rrinë larg…
Pranë mbajmë një libër a një bashkëshorte,
por kurrsesi nuk mundemi një dallgë…

Ndër pyje të panjohura…
ky është fati yne
nën prekjen fatale ku druri gjethen çel
jam drita lakuriqe që çvirgjëron gjelbrimin
e dora jote - vesa që etjen ndjell…

bluemoon:

Ne fjalet e tua behet pluhur
shtepiza e vogel e bardhe
e femijet e palindur kthehen ne fantazma
qe luajne trishtueshem ne prag.

Ne fjalet e tua shperbehet si mjegull
cdo enderr e enderrimi zbehet,
era e trupit dhe gjaku qe rreh
behen qellim ne vetvete.

Ne fjalet e tua kruspullosem gjithmone
dhe pyes veten nese e gjithe kjo ka vlere,
era e shperben hirin e nje pasioni te shterpe
sikur ky te mos kish qene ndonjehere.



whisper:

Hije jemi...
te sotme pa gjurme...
perjetesisht femije qe loja u prishet ne prag...
ajo qe e vogel vec nje enderr ishte
dikur u rrit...
u shndrrua ne makth...

Hije jemi e s'dime c'kerkojme...
ne labirinthe keshtjellash qe s'ekzistuan kurre...
kur ti je hamlet - une behem fantazma jote...
dhe kafka ne dore...si dashuria... e njejte...
dilema hapash vrastare vret nata...
dilema e nje hijeje gjithnje vet' e trete...

(Bukurivenitur, por akoma jo shterpe,
ajo akoma pret me rrathe te zinj nen sy
si makthi qe mbarset nga nje enderr
eshte fantazma qe i japim jete te dy...)



bluemoon:

Se fundmi e ndjeve akullin dhe ti.
Apo e dije prej fillimit
natyren tende
dhe timen...
...dhe dije
se ti je vec nje burre nder burra
e une mes grave, vec nje tjeter grua?

whisper:
Une nuk mund te jem si te tjeret sigurisht;
me i keq apo me i mire se ata po...
kjo mundet,
por gur' i mullirit e di me mire se i zoti
kush eshte mielli e kush jane krundet...
.................................................. .
Nuk mund te jete vec nje burre i zakonshem nder burra
ai qe te ben te ndjehesh me e vecanta grua...



bluemoon:

Sigurisht, tash e vecante sic jam,
mund te fishkem larg prej teje
shnjerezuar, tek ndjek deshperimthi
silueten e diellit pas nje reje.
Ne yje te brishte je patjeter me mua,
po sic jam avull, jam edhe trup;
lekures sime qe bulezon deshire
mungesa jote frymen mbyt.
Ne pasqyrat e tua te kthjellta
nder grate, jam gruaja me e vecante,
sa keq qe iriset e tu prehjeqielli,
i shoh kaq rralle...

bluemoon:

S'e kisha njohur kuptimin e heshtjes,

derisa heshtja u be thike e mprehte ne teh.

Me te u pre vargu e fjalet rane atehere,

si rruaza te bardha u shperndane perdhè.



Ketu nderpritet dialogu i dyte poetik me poeten e mrekullueshme Aida Dizdari (bluemoon). Nje nderprerje e perkoheshme qe sigurisht do te pasohet nga nje raund tjeter poetik mes dy poeteve qe kurre nuk e kane takuar njeri tjetrin edhe 4 vjet pas fillimit te dialogut poetik mes tyre...Per te respektuar me mirenjohje te gjithe ata lexues qe e ndoqen kete dialog poetik me te njejtin intensitet si edhe autoret e tij po sjell ketu komentet qe ata lane dite pas dite...

Komente nga lexuesit:

Korbi: Dialog i ri?! Sa bukur! Uroj te fryje ere e mbare per velat tuaja dhe krahet e mi te dobet!

PINK: Oh beautiful BlueMoon . Me pelqeu shume .

Lady Oscar: interesante...

Chantal: kenaqesi t`ju lexosh perseri..

Korbi: Well Done!

Muza: Bluemoon, Whisper, ju pergezoj per rikthimin ne "dialog"!
Me pelqyen shume vargjet qe kam cituar...

Muza: Zeus, sa bukur...Te falenderoj qe ndan me ne shpirtin tend Whisper!

dpcolumbia: Niveli artistik sa vjen edhe ngrihet. Ku do te qendroni ju te dy....mos u ngjitni shume lart se atje rrallohet ajri....le qe poeteve nuk ju duhet ajri per te jetuar-u gabova
Respekt
DP

PINK: I loved it

dpcolumbia: Plotesisht e realizuar, nje matematike poetike, qe nuk le vend per vertetimin e nevojshem, qe te marre vertetesi. Nuk paske lene asgje mangut e dashur poete...
Mjeshterore.
DP

Mel: Ja,keshtu keshtu......shoh qe i keni ngritur paksa heshtat ...lol.

Orkide: Si ajri ne mal... te mbush mushkrite, poezia jote Bluemoon. Je pene fort e dashur e forumit. U ndje mungesa jote.

Lady Oscar: Bekuar qofte frymezimi!

Muza: bluemoon, Whisper, dialogu juaj ,me kalimin e kohes, po behet me i ndjere dhe me i embel. (Kur do e shohim ndonjehere te botuar ne liber? Asgje nuk e zevendeson librin).
Ju uroj frymezim dhe fat!

Lady Oscar: vargje te mendafshta!te parezistueshme!

dp columbia: Si me kishte shpetuar ky varg i arte?

dp columbia: Whisper...kujdes, se po shkel ne toke te ndaluar.Bukur, bukur

anisela: Sa te lemeritshme ...!Ca behet kshu?Demon i pergjumur...Renkim....
Sy te cmendur....Edhe une dua te shembem drejt ketyre honeve....!

2043: Shume e bukur.Pergezimet e mija

Enigm@: Whisper bravo , shume bukur .

Orkide: Bluemoon gjithmone me kenaq poezia jote....kjo e fundit ishte jehone dritheruese....Bukur!!

Brari: nje dylyftim shum i bukur poetik..ju lumte penda e mendja..
nje pyetje ashtu jasht teme..ke kini pasur zysha letersie ju te dy ne 8 dhe 12 vjecare..?

PINK: te bukura shume keto vargje Whisper .

Mel: Eshte kaq e bukur,po kaq e bukur kjo poezi sa duhet ta shtrengosh fort si nje margaritar.Padyshim,ne kete dialog,mrekullisht ti je vetvetja dhe whisper,nje inspirues i rralle.

Engjellorja: me rrenqethe hene

PINK: dialog poetik rrenqethes , dritherues .. keto te fundit , really . I enjoyed 'em , vargjet ..shume . Great Whisper & Hena . Keep it up .

Lady Oscar: Me pelqejne sh ngjyrat e ketij dialogu.

Engjellorja: ky vargu me bold me pelqen shume. pse shqiperia ka me shume poete se prozatore... ? pse ka me shume femra poete dhe pak femra prozatore?

PINK: apapapapa si mi ke keto fjalet , vargjet Whisper ... loool

Xhuxhu: shume e bukur,tamam poetike henablu.

dp columbia: Nje mrekulli

macia blu: Kjo teme , ky forum dhe poezia duhen trajtuar si te shenjta.