Deshmi...
Padashje kam dashuruar dashurine…
Me dashje…ty.
PESHPERIME...
E more peshperimen time aq shkujdesur
e me te thurre ulurimen tone
te heshtur.
Poçeri
Ah sa lehtesisht dheu behet balte
kur shirat bien te bollshem
mbi nje toke te thate...
Filozofia E Thjeshte E Njohjes...
Te njoha aq shume...
derisa nje mengjez te murme
e kuptova qe...NUK MUND te te njihja kurre.
Ekuacion...
Klonohem me dhimbjen dhe behen brenge
te djeshmet e neserme sot te mbetura peng...
Keshille per te dashuruarit kudoqofshin...
"Tumori" juaj quhet dashuri :
nese dikush guxon ta sheroje
lutjuni ta operoje pa anestezi...
Largesia ne dy variante...
Largesia....dashuria...
largesia...alibia...
Etyd...
Mbremja ra...por nuk u rrezua...
poeti e pa dhe u pengua....
mbi fjalet qe nuk the ti...
Etyd... (variant )
Muzgu ra...dhe u rrezua...
mbremja e pa dhe u pengua...
mbi hijen qe le ti...
Postamnezi...
E mban mend...?
Jo...nuk e mbaj. Nuk e kujtoj.
Thjeshte...me kujtohet.
Racionale...
Akoma?
Akoma...
Po kur?
Dikur...
Metafizika e shpirtit...
Te vdekurit ringjallen…te gjallet vdesin…
varrezat e shpirtit bosh kurre nuk mbesin!
Dashuria...
Jemi tre:
UNE , TI dhe NE.
Me dy vargje...
Me mire i brengosur per ty...brenga ime e vjeter....
se sa i kenaqur dhe i lumtur nga nje femer tjeter...
Pandryshueshmeri...
Te lashe sic je…gur i cmuar pa forme...
formen tende ia dhe dashurise sone...
Zgjedhje & Zgjidhje...
DASHURIA eshte ZGJEDHJE...
MARTESA eshte ZGJIDHJE....
nenproduktet e tyre thjeshte...dritehije.
Eturazi...
Eja...eturazi sic je...te une
etjes etjen etja me shume...
Distance...
Jemi mijera milje afer
dhe nje te shtune larg...
Hardcore...
Nen puthjen tende si vese tretem...
fundbarkut tend ujvare mbetem...
Java
Te shtunen e laj ne lavatrice cdo te djele
qe ta kem gati per te henen...
Metamorfoza...
Gjume mbi shtrat......gjume...
dhe ah... sa pergjumshem
"the bedroom" behet "badroom".
Ligjet e dashurise...
I njoha...edhe pse nuk me njohen...
i mesova ngaqe i besova...
i shkela ngaqe...dashurova.
Paradoksalisht humbes...
Kur endrra jote me mungon
gjumi behet kundershtari im i carmatosur
qe cuditerisht...me mund.
Gjendje...
Eklipset vallezojne me henat e heshtjes sime
nen nje muzike Kopernikesh te lodhur
mbi kete Udhe te kalldremte Qumeshti...
Syte e tu
Sytë e tu janë shpirti yt
rrathët e zinj poshtë tyre-
-censurimi i tij.
E vertete ?
Te pata thene, te pata thene dikur
dashnori s'te behet mik
e miku dashnor kurre....
Nje nate…
Ishe ti ate nate...valle s'e mbaja mend ?
Ishe pa emer...
por une e renkova emrin tend.
Vetmia jote
Vetmine tende e vura ne kafaz.
Nje dite ia hapa deren.
Nuk iku. I ishin merzitur qiejte.
NJERIU I VOGEL
E vrava endrren
qe te mohoja
gjumin tim.
Ndjesi...
Me lule hiri pranveren time mbolli
tymi i trenit qe te mori ty....
Bashkeshortet (nganjehere...)
Nga njeri-tjetri nje enderr larg...
me njeri-tjetrin
nje gjume te gjate prane...
I vonuar i perjetshem...
Une nuk isha kur turma arriti atje...Kurre s'kam qene...
Vazhdimisht shume hapa prapa saj larg...
Nje enderr perpara...
Haiku për lule-greminën
Ti nuk je më e dëlirë si më parë
lule - greminë kapricioze:
Tashmë mbi ty ka rënë vështrimi im.
Rutinë
…në qerpikët e kësaj bote ngecur jam
dhe lot më duket pështymë e saj…
Ditë shiu…
Bie shi, por nuk shoh pikat e tij…
Qerpikët e tu paskan etje…
Ora zero
Tashmë është vonë…
Arrita kaq shpejt.
Gjethe në erë...
Në pranverë të përkëdhel me stuhi...
në vjeshtë të mbroj nga puhiza...
Orgazma (nganjehere)…
Edhe orgazma eshte delikate
si nje vazo lulesh...
Nese bie jashte krevatit...thyhet.
MIKESHËS SË HUAJ
Flisnim në gjuhë të ndryshme,
heshtnim në gjuhë të njëjtë…
PERGJIGJE TY...
Nuk me lodh pagjumesia....
me lodh mungesa e endrres...
bumerang
e putha aq shume
sa kurre s'mesova cfare shije kishte
puthja e saj...
Mesnate...
Akrepat e ores shplodhen mbi njeri tjetrin...
Ra ora 12 edhe ne shtratin tone
me 12 renkime...
Gjendje gripale…
Me dhemb gjithshka ne trupin tim
vec teje…
Muzg...
Eshtë muzg…po errësohet…
Eshtë ora kur besnikët vinë…
Eshtë ora kur të pabesët thonë lamtumirë…
Frikë nga lartësitë...
Nuk dua të vdes sepse
kam frikë nga lartësitë...
Po u rrëzova nga varri mbi ju do të bie...
Çështje vezësh…
Si dy vezë me vetveten ngjasojmë:
e zierë është njëra,
e tjetra cila është s’e dimë…
... (ose Tri pikat)
Nuk jam poeti...
jam tri pikat në fund të vargut
retiçenca jote e përjetshme...
Të rritur të mitur
Lodra nuk është më…
Na e vodhën…
Tani luajmë me njëri tjetrin…
Humnerë e vjedhur
Ike bashkë me humnerën.
Ku ta dëgjoj kumbimin e petaleve që bien?
Zanafilla ndryshe…
Dua nje mollë tjetër, Adam!
Mbaruan, Eva…
Sillmë gjarpërin atëhere…
Po sikur...?
Kam frikë nga vizatimet e tua më shumë
se nga kafshët, biri im.
Po sikur padashje gjarpërit që vizatove
t’i bësh fytyrë njeriu?
Syzet e mia te erreta
Nuk janë syzedielli.
Janë mburoja që i ofroj turmës
kundër vështrimit tim
të pamëshirshëm…
Rrëzim...
Sa herë që kujtojmë fluturimin
përmendim veç krahët...
Harrojmë qiellin.
Jetë
Erdhët të gjithë?
Tani mund të vdes i qetë vetmie...
Kishë pa altar
Këmbanat e mia nuk bien.
Rrëzohen.
Lehtësia e papërballueshme e rrugëtimit
Udha që njoh më mirë?
Udha e panjohur.
Kryqi im
Kryqi im...një bri e një flatër...
kryqëzuar djaj e shenjtorë...
unë - ëngjëlli yt i djallosur...
ti - djalli im ëngjëllor...
Dashuria
Noton...mbush...derdhet...
në kupën e të tjerëve.
Mbytet në kupën e saj.
Përrallë antievolucioniste për të rriturit
Perëndia krijoi një gur që nuk e lëvizte dot...
Njerëzit u përpoqën ta ngrejnë.
Kështu lindën zvarranikët.
Metereologjia ndryshe
"Kur të mos më kesh pranë
do ndjesh të ftohtin dyfish!"
Iku. Nuk mbërdhiva më shumë.
Paska qenë gjithnjë zero gradë.
TOP SECRET
Le ta themi midis nesh:
njerëzit nuk janë edhe aq
të neveritshëm, por s'e dinë...
Mesazh në shishe
Netëve batica me shtyn drejt bregut tënd.
Mëngjezeve përpiqesh të më lexosh
pa thyer shishen...
NDARJET
C'kuptim do kish ndarja pa fjalët e pathëna...?
E c'do t'i lidhte të ndarët
vec fjalëve që i di vec zemra?
VERSHIMI YT
Lumi që derdhet mbi mua shtratin tim grryen
që ujrat e tij të bollshme
jashtë brigjeve të mia të mos bien...
Melodisë...
Nëpër pentagrame si rrobat në tel
notat e tua varur...
KOSTO
Jeta në një vit kushton ...365 ditë,
në një ditë....24 orë,
në një cast....një jetë të tërë.
Plastike
Ndoshta më mirë të isha baltë,
të më jepje formën që deshe ti,
sa herë të të thyesha ndër duar,
të më bëje sic doje përsëri...
Dialog
Cfarë do të bëhesh kur të rritesh?
Ish i dashuri yt.
Netëve pa ty
......dhe Udhë e Qumështit në qiell
drejt gjinjve të tu më ndjell...
Njerëz që s'dinë c'kërkojnë...
Ke vapë edhe nën hijen time?
Do e djeg diellin me cigare…
Leximi ndryshe
Të tjerët lexojnë ato që shkruaj unë.
Ti lexon të pashkruarat ...skuqesh
dhe më thua "Mjaft!"
Egoisti ndryshe
Vërtet kam qenë egoist...
Jetën e doja vec për veten time...
Castin për ty.
Pritje e ndërsjelltë
Pres që zemrën e thyer të ma ngjisë Koha
e Koha pret copëzat e mia t'ia jap...
Pamundësi
S'më mjaftuan gurët për të ndërtuar urën,
ndaj bëra një mur.
Padurim in extremis
Të pres me padurim
si një gabim që mezi pret të bëhet...
Ana e poshtme e të përpjetës
U lodhe Sizif, u lodhe
e u bëre kërmill.
Mbi shpinë një gur jargësh.
Dedikim
Eshtë narcizi që po qan
të humburin liqen të tij
me lotët që faqeve i rrjedhin ngadalë
përpiqet të krijojë një pellg të ri.
Prekjet siameze
Të pëlqente të më prekje
por nuk e ndjeje dhimbjen time.
Më preke aq shumë saqë një ditë ndjeva tënden.
Bronkit kronik
Të frymëmerrja deri në bronket e shpirtit
dhe pastaj të pështyja shkujdesur.
Pashmangshëm ishe teshtima ime.
Vaterlo
Jam baltë. Më shpesh rërë...
mbushur plot me gjurmë...
pa asnjë kështjellë.
Vetmia absolute
U lodha duke ecur pa hijen time
ndaj mbi diell një qiri sot ndeza.
Alibia jonë
Na u neverit aq shumë vetja sa që shpikëm dicka të re:
jashtëtokësorët. Për të mos lënduar egoizmin tonë
i vizatuam më të shëmtuar se veten...
Mesazh klavikular
Ndërsa eturazi të thith gjinjtë e brishtë
klavikula jote bëhem...
Përvojë
Dy lloj femrash kam njohur në jetë...
dukeshin shumë, por ishin vec dy...
dy lloj femrash kam njohur në jetë:
të tjerat dhe... ty.
Arithmetikë për të rriturit...
Dashuria shumëzohet me caste...
mblidhet me muaj...zbritet me vite...
por...nuk pjestohet kurrë.
Zjarr
Jam zjarr…Nuk më shuajnë dot…Më vjedhin…
Prometenjtë e mi digjen rrugës
pa aritur të më falin askund…
Ne s’jemi të lirë
Jemi imitues lirish të pamerituara…
Majmunë të shartuar me kameleonë
qëllojmë njëri tjetrin me banane lirie;
lëvozhga e tyre - pranga jonë.
Vjeshtë qe rrëzon teorema gjethesh
Unaza jote mezi merr frymë kësaj vjeshte.
I ka mbetur në grykë gishti im...
Variacione mbi unazat
Gjurmë mbi gishtin tënd lë unaza ime...
tek e jotja gjurmën e gishtit tim shikoj.
Vite më parë...
Sa herë vinte në takim
e hiqte unazën e martesës së trishtë;
gjurma e saj mbi gishtin e brishtë
bëhej lot mbi qerpikun tim...
Edhe një herë mbi pamundësitë...
Hënën do të ta vija si gushore
e me yje do të të mëkoja, vogëlushja ime.
Por a mund ta bëjme këtë fshehurazi natës?
NE
Turma bën Harqe Triumfi madhështorë
që më pas të kalojë nën to si robot,
im bir vizaton shtëpiza me dyer të mbyllura,
ku çdo çast unë trokas më kot…
Ajo
Ajo ishte kurvë si një zanore
dhe ai bashkëtingëllorja e saj besnike
në abetaren e të tjerëve...
Mos m’i vrit të hënat!
Të shtunat që m’i vrave
i varrosa cdo të dielë…
Mos m’i vrit të hënat!
Lermë të mbjell qiparisin…
Lule-njeriu
"Më do! S'më do"...
Petalet vetvetes
ia shkul.
Deheroizëm...
Heroi u lind i plagosur...
e kthyen në mit të damkosur...
.....................................
Turma ia mjekoi plagët
për ta rivrarë më pas...pa plagë.
Pamje nga lart
Një tufë me pëllumba mbi vincin ku ishte shkruar:
"Ruhuni nga turma" ndërtoi foletë...
.........................
Më pas erdhi korbi me të zezat pendë
mes turmës pa fole kërkoi zogjtë e vet...
Aksiomë e një nate vere
Dashuria është streha e të pastrehit që nata e zë në shi
dhe jo hoteli i të dehurit që s'gjen rrugën për në shtëpinë e tij...
Alibia e liliputit
Nuk jam i vogël
por fajin e ka Guliveri…
Euforia
u helmua gjarpëri
duke puthur vetveten…
Pranvera ndryshe
e tretën dheun eshtrat e mia.
mbi këmbanare kumbon një vazo bosh...
Cadrat që vrasin
Shiu rrëzohet mbi cadrën time.
Ajo e vret.
Pastaj ai bie.
Dilemë vjeshte
një gjethe bie përdhe.
dhëmb pema
apo dheu dhëmb...?
Lehtësia e papërballueshme e frakturës
dita thyhet...
nata bie...
mëngjezi u jep protezat.
Ah sa do doja…
…udhën drejt së nesërmes ta humbas,
teksa çdo udhë e re më duket aq e njohur,
po aq sa e panjohur gjurma që lashë pas….