5.3.09

Rreth Historise se Letersise Ruse

Per lexuesit dhe te interesuarit ndaj letersise, po sjell nen perkthimin tim nje studim historiko-letrar te autorit amerikan Rufus W. Mathewson. Jr.
Behet fjale per nje veshtrim historik mbi tere Letersine Ruse qe nga zanafillat e deri ne kohet moderne. Ky studim permban edhe jeteshkrimet e shkurtera dhe karakteristikat letrare te autoreve me te medhenj ruse te epokave te ndryshme. Faleminderit per leximin!

RRETH HISTORISE SE LETERSISE RUSE

Letersia ruse, letersia e deges se madhe ruse, dege e Sllaveve te Lindjes e shkruar ne rusisht, edhe pse i perket rrymes letrare europiane, ka gjithashtu burimet e veta origjinale dhe traditat e fuqishme qe e dallojne nga deget letrare te vendeve te tjera europiane. Ne epoka te ndryshme ajo huazoi forma dhe tema te vendeve fqinje, por keto periudha varesie moren fund kur vete shkrimtaret ruse krijuan identitetin kombetar te veprave te tyre dhe diten te pershtasin materialin e huazuar sipas formes se porsakrijuar ruse. Ne periudha te tjera, ne varesi te rrethanave politike dhe ushtarake, Rusia ndodhej e mbyllur, e vetembyllur apo edhe e bojkotuar prej levizjeve kulturore te pjeses tjeter te Europes.Keto periudha kane shenuar gjithnje momente kur autoret ruse me hopin e tyre cilesor i jane imponuar artistikisht Europes duke u bere jo vetem te pranueshem, por ne mjaft rast te spikatur ne horizontet letrare europiane te koherave.

Periudha e hershme

Gjate Mesjetes dhe Rilindjes Europiane e deri ne agun e koherave moderne ruset bene nje letersi te tradites se tyre te ndryshme te dhe te ndare nga letersia e Europes Perendimore. Periudha e Kievit (shek.10-13-te ). Hopi letrar rus i kesaj epoke perkon me shkollaret dhe misionaret bizantine te shek 9-te (shen) Cirilin dhe (shen) Metodin te cilen shkruajten dhe kodifikuan nje dialekt sllavomaqedonas qe me vone u quajt Slavonikja e Kishes se Vjeter.
Epoka e pare e madhe e qyteterimit rus fillon ne vitin 988 kur Vladimiri I, i mbiquajtur i Madhi, duke i madh i Kievit, pranoi Krishterimin Ortodoks dhe e hapi Rusine drejt trashegimise se pasur te kultures Bizantine. Ne 250 vitet qe pasuan Kiev u be nje qytet i madh, i famshem per manastiret e tij te shkolluar dhe per kishat e stilit bizantin. Slavonikja e Kishes se Vjeter u be gjuha e letersise. Vepra bizantine te Grekeve me natyre fetare apo gjysemfetare u perkthyen ne kete gjuhe. Kjo sherbeu ne shekujt pasardhes si nje mbartes i letersise. Shkrimtaret ruse, zakonisht murgj dhe kishtare, i perkryen keto forma te huazuara dhe prej tyre nxorren nje letersi vendaseNje nga veprat me te jashtezakonshme te kesaj periudhe eshte "Slovo o polku Igoreve", (The Lay of Igor's Host, c. 1185), nje epike e gjalle ne te cilen autori anonim ben thirrje per bashkim te popujve sllave kunder nomadeve pushtues aziatike.

Periudha Moskovite (mesi I shek 13- shek 17 )

Kievi u plackit nga Tataret e Lindjes ne fillim te shek. 13-te dhe rreth vitit 1240 shumica e Rusise ishte e pushtuar nga Hordhia e Arte. Sundimi Tatar zgjati dy shekuj dhe gjate kesaj periudhe zhvillimi i letersise ruse ndaloi dhe vete kjo u cthurr. Moska u be kryeqyteti i ri i Rusise pas debimit te Tatareve ne shek. e 15-te. Kur Perandoria Bizantine iu dorezua Turqve Otomane, Rusia, prej ironise tragjike te historise, humbi kontaktet me burimet origjinale te te gjitha vlerave te saj kulturore pikerisht ne momentet kur ajo po formezonte autonomine e saj si shtet i ardhshem. Keshtu qe shkendijat e para te Rilindjes Ruse, te dobesuara nga pushtimi i gjate tatar dhe e ndare tashme nje here e mire nga ndricimi bizantin, e gjeten veten perballe qyteterimit te krishterimit perendimor me baze latine.
Nje veper qe jep karakteristikat e kesaj periudhe eshte autobiografia e kishtarit Avvakum, The Life of the Archpriest Avvakum ( shkruar me 1672-1675 )



Ndikimi Perendimor ( shekulli 18-te)

Kur izolimi kulturor i ruseve mori fund gjate sundimit te carit Pjetri i Pare shkrimtaret ruse u perballuan me problemin e pershtatjes se temave, formave dhe pikepamjeve te ndikimeve perendimore, te tilla si Klasicimi Freng me skenen letrare ruse. Forma silabike e vargut e perdorur aq shume nga francezet fillimisht u imitua besnikerisht nga ruset e etur te cilet me kalimin e kohes e kuptuan qe gjuha ruse ishte teper e papershtatshme per ate lloj forme vargezimi.
Dy shkrimtare te fundshekullit te 18-te qe akoma jane shume popullore mes lexuesit rus dhane shembujt e pare te shkeputjes se letersise ruse nga imitimi i modeleve te huaja te formezimit letrar. Keta ishin dramaturgu dhe komediografi Denis Fonvizin dhe poeti Gavriil Romanovich Derzhavin i cili ishte nje poet i talentuar dhe origjinal qe kombinoi format e huazuara klasike franceze me lirikat e tij teper autentike ne stil e forme te perdorshme me sukses ne gjuhen ruse.
Periudha e aktivitetit intelektual e njohur ne Rusi me emrin Iluminizmi
( Ndricimi) perfaqesohet nga nje shkencetar, poet dhe autoritet i padiskutueshem i gjuhes ruse, Mikhail Vasilyevich Lomonosov dhe nga shume te shkrimtare te tjere aktive gjate fillimit te sundimit te Katerines se Dyte (Catherine II). Pas revolucionit Francez gjithsesi caresha Katerine e pakesoi ndjeshem rolin e saj si mbrojtese e shquar e intelektualeve dhe artisteve. the intellectuals.
Gazetari satirik Nikolay Ivanovich Novikov u ndalua dhe u arrestua. Liberali Aleksander Nikolayevich Radishchev, kryevepra e te cilit “Udhetim nga Shen Peterburgu ne Moske” (1790) permbante nje akuze elokuente per dhenjen fund te padrejtesise shoqerore u internua ne Siberi ne vitin 1790 per dhjete vjete me rradhe.
Ky rast krijoi precedentin e pare kur nje autor mund te internohej per vepren e tij. Keshtu lindi modeli i cili per pothuajse dy shekuj me rradhe do percaktonte ne Rusi fatin e autoreve dhe te veprave letrare qe nuk perputheshin me ideologjine, filozofine dhe mentalitetin e klases sunduese dhe qeverisese. Ky rast percaktoi njekohesisht edhe misionin e intelektualeve dhe shkrimtareve ruse si nje mision teper te rrezikshem permes epokave qe do vinin.



Shekulli i 19-te

Kjo ishte epoka e ndritshme e letersise ruse...
Pushkin dhe bashkekohesit e tij.

Letersia ruse hyri ne fazen me te ndritur te saj me veprat e poetit dhe prozatorit Aleksander Sergeyevich Pushkin. Ai me guxim dhe lehtesi zhbiroi tere burimet e shkuara te gjuhes letrare ruse dhe krijoi nje sinteze te re gjuhesore ruse e cila vazhdon edhe ne ditet e sotme. Ky poet, nje njeri gjeresisht i kulturuar dhe i mbrujtur me principet dhe harmonine e Klasicizmit Freng qe ishte promotor i vazhdueshem ne disa nga fazat me te rendesishme te romanticizmit (romantizmit), levizi edhe me tej ne vitet e mevonshme drejt realizmit qe dominoi letersine europiane ne mesin dhe fundshekullin e 19-te. Pushkini i dha epokes se tij imazhin me te gjalle te poetit si nje figure qe ka pergjegjesi kaloresiake te dedikuar ndaj te vertetes speciale te artit dhe nevojes se popullit te tij per te. Thelbi lirik i krijimtarise se gjere te Pushkinit permban reagimin e tij te pergjegjshem personal ndaj pervojave shumeplaneshe te dashurise, natyres, dhe problemeve filozofike te se keqes, kohes, fatit dhe vdekjes. Ne tragjedine e tij historike “Boris Godunov” (1831) ai leviz drejt nje niveli shekspirian te te shprehurit.
Kryevepra e tij narrative eshte romani ne vargje “ Eugene Onegin” (1823-1831). Ne kete veper autori thekson pasojat fatale qe neveritja dhe zvetenimi i heroit te venitur kane mbi ate vete dhe te tjeret perreth. Narracioni eshte i mbushur plot interlude lirike, pershkrime te natyres, komente sociale dhe persiatje analitike mbi vete natyren e poezise. Linja e vargut te tij konciz shpreh ironine, mendjemprehtesine, inteligjencen dhe emocionet e thella me nje lehtesi dhe virtuozitet te jashtezakonshem. Kur ai i kthehet prozes sensi i tij unikal i rregullit dhe harmonise rezulton ne nje stil shprehes teper te kthjellet qe do te kete nje ndikim te vazhdueshem ne tere prozen e mepasme ruse.Mendjemprehtesia e paperballueshme dhe dashuria e fuqishme per lirine e cuan ate ne konflikt te vazhdueshem me regjimin e carit Nikolai I, i cili jo vetem qe e vuri autorin nen survejim dhe kercenim te vazhdueshem por edhe personalisht mbikqyrte vepren e ketij poeti te jashtezakonshem.
Pas vdekjes Pushkini u quajt poeti me i madh rus i te gjitha koherave, vleresim qe mbetet real edhe ne ditet e sotme.
Bashkekohes te shquar te Pushkinit ishin fabulisti brilant Ivan Andreyevich Krylov dhe dramaturgu Aleksandr Sergeyevich Griboedov. Pushkin nga pikepamja e suksesit dhe fames u pasua nga poeti dhe prozatori Mikhail Yuryevich Lermontov, nje shkrimtar i shkelqyer dhe i vuajtur qe u be zeri me i talentuar dhe autentik i romanticizmit (romantizmit) rus. Pershkrimet e tij te erreta dhe te ndjeshme,( ne poemat e tij lirike dhe narrative) te ngjajshme ne dhimbje me ato te anglezit te famshem Bajron jane unikale per nga forca dhe thellesia.Kryevepra e tij “Nje hero i kohes sone” (A Hero of Our Times) (1840 ), perfaqeson nje vetanalize kerkuese ne jeten dhe vlerat e vete shpirtit te tij rebel. I kthyer drejt prozes vetem pak kohe para vdekjes ai u be me i spikaturi i prozes ruse te asaj periudhe. Poetet e shquar Afanasi Afanasyevich Fet dhe Fyodor Ivanovich Tyutchev jane dy shembuj te tjere te spikatur te kthimit te vemendjes se letersise ruse drejt prozes. Ka qene pikerisht kjo epoke (1840-1880) kur proza e shkurter, tregimi, novela, romani dhe dramat shperthyen si kurre ndonjehere ne letersine ruse. Termi “realizem” tregonte drejtimin e ketij brezi autoresh drejt problemeve te perditshme te shoqerise, drejt padrejtesise njerezore dhe nentoken e erret shpirterore te shoqerise ruse te kohes duke treguar nje kurajo intelektuale e cila befasoi ne shume raste jo vetem despotet e Rusise se asaj epoke, por edhe kritiket me strikte dhe skrupuloze letrare te kohes si Vissarion Grigoryevich Belinsky, Nikolay Gavrilovich Chernyshevsky, and Nikolay Aleksandrovich Dobrolyubov. Ishte pikerisht kritika e ketyre te fundit qe ne shume raste jo vetem diti te shpetoje jeten e autoreve rebele nga internimet e mundshme dhe censurimi, por gjithashtu i inkurajoi drejt nje formezimi mbi baza autentike ruse te asaj letersie te vecante e te pashembullt te shekullit te 19-te.



Gogol

Romancieri dhe dramaturgu Nikolay Vasilyevich Gogol, prozatori i pare rus i famshem, ndjeu nje nje nevoje shpetimtare prej Mesie per te permiresuar gjendjen morale te popullit te vet. Ai e shprehu kuptimin solemn te misionit te tij permes perdorimit te vazhdueshem te hiperbolave komike, shpesh te pakrahasueshme ne letersine boterore per energjine krijuese pothuajse te cmendur qe rrezatonin. Detajet e pasura groteske me te cilat ai pershkruante bashkepatriotet e tij (“makuter”,”pertace” “te korruptuar” dhe “mjerane”) u shfaqen ne formen e tyre me te larte artistike ne rrefimin e tij te famshem “Kapota”( "The Overcoat" (1842) dhe ne kryevepren e tij dramatike “Inspektori qeveritar” (The Government Inspector (1836) .
Vepra me e famshme e Gogol, romani “Shpirtera te vdekura” ( Dead Souls (1842 ) ,eshte nje fature turbulluese e nje mashtruesi marreveshjet e te cilit me fshataret, biologjikisht te vdekur- por ligjerisht te gjalle, qe e shpie ate mes nje pejsazhi te qarte te crregullimesh morale, absurditeti pompoz dhe makuterish driteshkurtera.

Turgeniev

Proza ruse arriti kulmin e saj ne tre dekadat qe pasuan vdekjen e Gogolit ne vitin 1852. Romancieri dhe tregimtari Ivan Sergeyevich Turgeniev,nje njeri i shquar i letrave, qendron ne epiqender te kesaj epoke si nje pike bashkimi e autoreve ruse te kohes dhe te atyre perendimore. Secila nga veprat madhore te Turgeniev jane ndertuar rreth nje skeme kompakte dramatike ku nderthurren kerkimi i personazheve drejt lumturise, dashurise, punes si qellim te jetes apo te treja keto bashke. Ne keto romane te metat e karakterit te personazhit cojne ne shkaterrim te aspiratave te tij. Shkaterrimi i njeriut jepet i thelle dhe gjithnje i pergjithesuar me efektin shkaterrimtar te vete kalimit te kohes permes epokave.
Heroi i kryevepres se Turgeniev, “Eter dhe bij” ( Fathers and Sons (1862), eshte nje i ri radikal doktrina jetesore e te cilit rezulton e papershtatshme per nevojat e tij emocionale. Pavaresisht qellimeve te Turgenievit, ky liber eshte interpretuar si nje goditje mbi reformuesit radikale te shoqerise ruse te asaj epoke.



Tolstoi

Romancieri, filozofi dhe reformuesi i moralit shoqeror, konti Leon Tolstoi ishte nje njeri i interesave te gjera te cilat u bashkuan ne personin e tij ne perpjekjet e tij drejt zbulimit dhe venies ne pah te te vertetave thelbesore rreth natyres se qenies njerezore.
Ne romanin e tij realist “Lufta dhe Paqja” ( War and Peace (1865-1869),nje epike e pushtimit napoleonian te Rusise ne vitin 1812, problemi i kuptimit dhe natyres se historise dhe i vete njeriut jane ne qender te ketij romani voluminoz, por keto jane vetem pak nga idete e shumta qe zberthehen ne kete liber. Pertej panorames historike, shohim historite e disa familjeve destinet komplekse te te cilave ngerthejne fatet e mundshme te jetes njerezore.
Ne romanin “Anna Karenina” (1875-1877) Tolstoi modelon me nje rrefim te dyfishte dramatizimin e zgjidhjeve te diskutueshme te problemeve te tradites shoqerore dhe te jetes familjare.Nga njera ane historia tragjike e nje dashurie te ndaluar, nje nga me te famshmet dhe me te fuqishmet ne letersine boterore, dhe nga nga ana tjeter nevoja e njeriut ( dhe e vete Tolstoit) per te gjetur nje qendrim i cili do te mund te bashkonte njekoheshem ne nje te vetem qendrimin ndaj marteses, familjes, punes, natyres dhe vete Zotit. Ne vititet e mevonshme energjite e pashtershme te Tolstoit u perqendruan ne rolin (misionin) e tij si nje kritik i shoqerise njerezore dhe si nje profet i nje rendi te ri moral dhe filozofik te kesaj shoqerie por megjithate here pas here edhe ne kete periudhe te jetes se tij ai rikthehej te letersia si ne rastin e romanit “Ringjallja” ( Resurrection (1899-1900).

Dostojevski

Kritiket flasin shpesh per normalitetin “ e ndricuar” dhe racionalitetin e kontrolluar te versionit tolstoian mbi jeten. Romancieri Fyodor Mikhaylovich Dostoyevsky duhet vezhguar pikerisht nga tjeter kendveshtrim: ai ishte bir i irracionalitetit, me pervojen e tij jetesore dhe me mendjen e jashtezakonshme gjeti dhe zbuloi dramat jetesore ne ekstremet e sjelljes se krijeses njerezore, te tilla si krimi, rebelimi dhe blasfemia.
Ne romanin e tij te famshem “Krim dhe Ndeshkim” (Crime and Punishment (1866), ai pershkruan nje vrases qe vret mes nje kompleksi te dendur motivesh dhe me pas pas vuajtjes se jashtezakonshme pajtohet me nje bote aspak perfekte.
Te “Idioti” ( The Idiot (1868-1869) nje personazh i ngjajshem ne nje pothuajse Krisht me emrin Princ Myshkin hyn mes vorbulles se dhunshme te jetes ruse dhe shfaq pamundesine e tij si njeri dhe si shenjtor ne kete perballje me pasionet shkaterruese qe i dalin ne udhen e tij.
“Djajte” (The Devils (1871-1872) disa here i perkthyer edhe nen titullin *Te zoteruarit” (The Possessed) jep nje shembelltyre te pameshirshme te levizjeve radikale ruse te epokes; ne figuren qendrore te Stavrogin, gjithsesi, kalohet pertej kufinjve te te kuptuarit njerezor te se mires dhe se keqes.
Ne “Vellezerit Karamazov”, ( The Brothers Karamazov (1880), tre vellezer, Ivani nje intelektual rebel kunder ligjeve te Carit, Dimitri nje burre i skllaveruar nga pasionet e rendomta tokesore dhe Aliosha nje shembull i pasionit kristian te vetmohimit, japin nje portret te jashtezakonshem te familjes njerezore. Ne vazhdim te romanit babai i tre vellezerve vritet dhe lexuesi “noton” mes dallgeve te ndjenjes se fajit njerezor te personazheve dhe shpreses per shpetim nga e keqja, edhe kjo gjithsesi njerezore.



Goncarov dhe te tjeret…

Dostojevski vdiq ne 1881, Turgeniev ne 1882, ndersa gjate kesaj kohe Tolstoi e kishte braktisur praktikisht letersine. Megjithese keta tre shkrimtare kishin dominuar periudhen e arte te letersise ruse, nje numer jo i vogel shkrimtaresh me pak te famshem i dhane gjithashtu vepra te rendesishme letersise Ruse te epokes.
Romancieri Ivan Aleksandrovich Goncharov, autor i “ Oblomov” (1857), nderthuri veshgimin e mprehte te realitetit shoqeror me elemente pastorale dhe mitike ne sinteza letrare te paharrueshme.
N. Shchedrin (pseudonim i Mikhail Evgrafovich Saltykov, 1826-1889) e veshtroi shoqerine ruse me nje sy satirik dhe therres si te “ Historia e nje qyteti” ( History of a Town (1869-1870). Ai tejkaloi te zakonshmen te “Familja Golovjov” (The Golovlyov Family (1876),nje roman i shquar i tmerrit psikologjik dhe renies morale i cili permbys standardet dhe vlerat e vizioneve pastorale te Turgenievit, Tolstoit dhe te tjereve. Ne “Kronika te nje familjeje ruse”, ( Chronicles of a Russian Family (1846-1856), Sergey Timofeyevich Aksakov me ndjeshmeri te larte pershkruajti jeten familjare nen kendveshtrimin e fisnikerise se vogel duke ndikuar ne kete menyre ne shume shkrimtare pasardhes qe trajtuan kete subject.
Romancieri dhe tregimtari Nikolay Semyonovich Leskov zhbiroi aspekte te tjera te shoqerise dhe mentalitetit Rus te tille si tregtaret dhe njerezit e zakonshem te popullit ne tragimet “Lejdi Makbeth e distriktit Mcensk” ("Lady Macbeth of the Mtsensk District" (1866) dhe “Endacaku magjepes” ( "The Enchanted Wanderer" (1873), si edhe priftin provincial te romani “Njerez katedralesh” (” Cathedral Folk" (1872).
Bazat e nje repertori nacional- dramatik u hodhen nga Aleksander Nikolayevich Ostrovsky me drama te tilla si “Stuhia” (The Storm, 1860) dhe drama te tjera rreth jetes se shtreses se mesme te shoqerise.



Realistet, Simbolistet dhe te tjere shkrimtare ruse te fundshekullit te 19-te…

Rryma e realizmit social qe lindi me Turgenievin and Tolstoin vazhdoi te zhvillohej ne dy dekadat e fundit te shekullit te 19-te dhe me shperthimin e luftes se pare boterore dhe dy revolucionet e 1917 ne nje forme te tjetersuar dhe te dobesuar.
Ne veprat e dramaturgut dhe tregimtarit Anton Pavlovic Cehov proza realiste u be nje mjet teper inteligjent per riprodhimin e tonit bashkebisedues dhe te thurrjes se ekzistences se zakonshme. Mosbesues ndaj abstraksioneve, dioktrinave dhe permbajtjes metafizike dhe fetare te veprave te autoreve te brezave me te hershem,Cehov u perqendrua ne zbulimin e rrethanave te vecanta te jeteve te vecanta njerezore me nje stil te mrekullueshem prozaik i shquar per persiatjet tunduese te mendimit dhe formulimin e sakte. Shpesh keto zbulime marrin shkas nga nje zbulim brenda personazhit qendror te vepres ne te cilin ne nje kontradikte te vazhdueshme qendrojne aspiratat dhe gjendja aktuale e tij, imazhi i vetvetes dhe imazhi qe ai ka zhvilluar te te tjeret. Banaliteti, vogelsirat, vetmia dhe mungesa e dashurise shfaqen ne vazhdimesi si cilesi thelbesore te njeriut te zakonshem nen investigimin artistik te Cehovit. Ironia, keqardhja dhe turpi karakterizojne komentet e autorit per personazhet e tij. Tensioni dramtik te “Pulebardha” ( The Sea Gull (1896), “Xhaxha Vanja” (Uncle Vanya (1899),”Tre motra” (Three Sisters (1901) dhe “Kopeshti i qershive” (The Cherry Orchard (1904) jepet perms pasivitetit te personazheve te tij, deshirave te tyre te paformuluara, ose pyetjeve te papergjigjshme qe ata ngrejne ne jeten e tyre.
Shkrimtare te tjere ruse te fundshekullit te 19-te u perfshine ne nje levizje komplekse e cila mund te perkufizohet si nje rebelim total kunder shfaqjeve estetike dhe praktikes letrare te Epokes se Arte. Ne kete levizje poezia zevendesoi prozen, intuita zevendesoi aresyen, fantazia e tejskajshme zevendesoi realitetin e lehtesisht te prekshem. Proza analitike u zevendesua nga proza simboliste. Shoqeria dhe problemet sociale u zevendesuan me problemet e perhershme te ekzistences individuale te qenies duke theksuar kryesisht misticizmin ne kerkimin e vazhdueshem te njohjes njerezore.
Kjo levizje qe u ngjiz mes ideve romantike ruse te mes shekullit te 19-te dhe qendrimeve letrare te Europes Perendimore u mbeshtet thellesisht mbi Simbolizmin Freng nga i cili huazoi formen e tij te pergjithshme, por duke i dhene nje permbajtje te larmishme krejtesisht ruse dhe origjinale fale ideve artistike dhe talenteve te medha letrare qe linden. Neper shkolla kjo faze filozofike e kesaj levizjeje quhet “idealiste” duke theksuar mohimin qe kjo levizje letrare u beri bazave materialiste te filozofise shkencore moderne. Nga ky kendveshtrim, nje sere mendjesh te shquara te kesaj periudhe krijuan qendrime dhe sisteme letrare te bazuar mbi ide personaliste mistike dhe teologjike.
Vladimir Sergeyevich Solovyov u perpoq te arrinte nje sinteze te pandashme te natyrales, njerezores dhe te mbinjerezores ne idete e veprave te tij.
Vasily Vasilyevich Rozanov, nje kundershtar kritik i Krishterimit, u perpoq te fuste ne kete levizje filozofike letrare sensin biologjik te qenies njerezore, seksin dhe kreativitetin natyral.
Vyacheslav Ivanovich Ivanov , Lev Shestov (pseudonim i Lev Isaakovich Schwarzman, 1866-1938) dhe Nikolay Aleksandrovich Berdyayev, kontribuan ne formulimin origjinal te elementeve filozofike drejt atij fermenti intelektual te periudhes pararevolucionare te kultures ruse.
Asnjeri nga keta eksperimentues te filozofise dhe mendimit kulturor nuk arriti te behej i spikatur ne syte e botes perendimore dhe gjithashtu aq me pak i lexuar apo vleresuar ne Perendim.Gjithsesi ata hapen rrugen per rryma te reja filozofike te levizjeve te ardhshme si okultizmi, teosofia dhe antroposofia.



Shekulli i 20-te…

Me nderrimin e shekujve nje numer i konsiderueshem shkrimtaresh ruse i drejtuan energjite dhe talentin e tyre krijues drejt poezise, shembujt me te shkelqyer te se ciles ne kete periudhe ishin veprat e Aleksander Aleksandrovich Blok, Valery Yakovlevich Bryusov, Konstantin Dmitryevich Balmont, Andrei Bely (pseudonim i Boris Nikolayevich Bugayev, 1880-1934), dhe Zinaida Nikolayevna Gippius.
Blok eshte figura qendrore e ketij grupi. Imagjinata e tij e cliruar nga vargonjte e moralit shoqeror dhe te vizioneve shkencore ndertoi nje univers poetik te nje rangu te pashoq ne tere artin poetik boteror.Fjalori i tij poetik i kozmikes, engjellores dhe diabolikes perkthehet permes vargjeve te tij te fuqishem vetem me gjuhen e pasionit, frikes dhe permallimit njerezor. Ai qendroi pergjegjes ndaj problematikes se epokes se tij dhe menjehere pas revolucionit Bolshevik krijoi nje nga kryeveprat e tij poetike “Te dymbedhjetet” ( The Twelve (1918), nje rrefim origjinal e i fuqishem i aventurave te nje patrulle ushtarake te Ushtrise se Kuqe e cila udhehiqet, sic pershkohet ne vargjet e fundit, nga vete Krishti.
Shkrimtaret Simboliste shkruajten ne proze si edhe ne poezi, por ata synuan ne tjetersimin e rolit mbizoterues tradicional te romanit ne letersine ruse.
Poeti, romancieri dhe kritiku letrar Dmitri Sergeyevich Merezhkovsky braktisi realitetin kohor rus dhe u zhyt ne shkrimin e studimeve historike.
Fyodor Sologub (pseudonim i Fyodor Kuzmich Teternikov, 1863-1927) paraqiti veprimin e forcave te mbinatyrshme nen siperfaqen e jeteses se zakonshme ne romanin “Demoni I vogel”,( The Little Demon (1907) dhe ne shume tregime te tij.
“ Bely's Petersburg” (1912), proza e spikatur e levizjes simboliste eksperimentoi ne menyre radikale me dimensioned fiksionale te kohes dhe hapsires ne struktura narrative qe pershtateshin me zhvillimet teknike te romanit modern ne Europen Perendimore. Nje numer autoresh vepronin te pavarur ne rryma te sapokrijuara nga vete ata.
Tregimtari dhe dramaturgu Leonid Nikolayevich Andreyev dhe tregimtari dhe romancieri Aleksandr Ivanovich Kuprin dhane kontribute te pashlyeshme letrare ne prozen ruse te asaj kohe.
Poeti dhe romancieri Ivan Alekseyevich Bunin, qe ishte i pari shkrimtar rus qe fitoi nje cmim Nobel ne letersi (1933), e filloi karrieren e tij letrare me tregime te shkurtera, sic bene shume bashkekohes te tij. Subjektet e tij poetike rreth brezit te fundit te fisnikerise se vogel ruse karakterizohen nga nje ironi e ashper psikologjike dhe nje nostalgji e perhershme sentimentale per nje menyre jetese qe po venitej.



Gorki

Romancieri, dramaturgu dhe eseisti Maksim Gorki beri nje sinteze unike letrare te pervojave te rinise se tij prej endacaku ne brigjet e Vollges me traditen klasike te mesuar nga Tolstoi dhe Cehovi dhe me levizjet politike revolucionare te cilat e shoqeruan pothuajse ne pjesen me te madhe te jetes se tij.
Ai eshte i famshem dhe mirenjohur ne Perendim vetem per tregimet e tij te hershme, librin autobiografik tre volumesh, dramen e tij sociale “Thellesi te cekta” (The Lower Depths) (1903), dhe per ngjashmerine e tij te dukshme me Tolstoin, Cehovin, dhe Andrejevin. Ndersa komentuesit sovjetike vene theksin te kontributet e tij politike ne letersi, duke perfshire ketu romanin revolucionar Nena ( Mother (1907) dhe ciklin e romaneve kunder inteligjencias “Klim Samgin” (1927-1936), dhe e konsiderojne Gorkin si themeluesin e nje levizjeje te quajtur Realizmi Socialist.

Periudha pasrevolucionare(1922-29)

Ne periudhen e nje qetesie relative qe pasoi krijimin e shtetit te ri sovjetik shume shkrimtare dhe kritike besuan se detyre e tyre paresore ishte krijimi i formave te reja letrare ne perputhje me rendin e ri shoqeror te Rusise Sovjetike. Nje shkolle e re te menduari qe u shfaq ne fund te viteve 20-te nen emertesa te ndryshme si “Kulti proletar”, “Ne mbrojtje”, dhe “ Mbi mbrojtjen e letersise” pretenduan se nje kulture e re proletare duhet te zevendesoje tere format e meparshme tradicionale ruse ne nje letersi qe duhet te ishte zedhenese e pushtetit te sovjeteve.

Poetet futuriste me ne krye Vladimir Vladimirovich Mayakovskin propozuan nje ndryshim drastik ne format dhe imazhet letrare dhe ne vete bazamentin e letersise dhe gjuhes se deriatehershme ruse.
Nje grup akoma me konservator i njohur si “Vellezerit Serapion” (Serapion Brothers), preferoi te mbaheshin lidhje te ngushta me traditen klasike te letersise ruse dhe larg ideologjive te reja politike duke e rikonsideruar letersine si nje art te pavarur nga politika.Por ky grupim letraresh shume shpejt u asgjesua nga vete tendenca e klimes sovjetike te epokes.
Mayakovski ngriti shpirtin e perhapur te eksperimentimit dhe fermentin e shkendijave te brilantes. Nje mjeshter -gjeni i deklamimit hiperbolik letrar dhe me nje gjuhe te re vulgare dhe tronditese ai ishte zedhenesi me i nevojshem i energjive te reja te sapolindura nga revolucioni Bolshevik. Humori shperthyes, satira vrastare dhe deklaratat per besnikeri ndaj pushtetit sovjetik karakterizojne pjesen me te mire te poemave dhe dramave te tij publike. Por zeri i brendshem i nje njeriu te brishte e te ndjeshem ish degjuar ne shumicen e poezive te tij te hershme, sidomos ne kryevepren e tij “Re ne Pantallona”( "The Cloud in Trousers" (1915). Mayakovski u vetvra ne vitin 1930; Shenimet para vetvrasjes dhe poema e tij e fundit “Ne maje te zerit tim” ("At the Top of My Voice") deshmojne fuqishem se tensioni mes poetit te deklaruar sovjetik dhe njeriut shpirtlire brenda tij kishin shkaterruar talentin poetik te tij dhe ia kishin bere te padurueshme jeten e dyfishte.
Megjithese intelektualizmi i shkelqyer rus i pararevolucionit u censurua dhe u ndalua gjate atmosferes se re sovjetike , individualitete te spikatura poetike vazhduan te rrezikojne duke u bere vazhdues te asaj tradite te shkelqyer ruse te pararevolucionit Bolshevik.
Boris Leonidovich Pasternak u be nje nga zerat me te shquar poetike te koheve moderne duke perzjere poemat e tij lirike dhe narrative me perceptimet e tij te pavarura, ne nje stil qe te kujton poetin amerikan Wallace Stevens.
Anna Andreyevna Akhmatova dhe Osip Yemilyevich Mandelstam,qe te dy antare te grupimit Acmeist pararevolucionar Acmeist group, shkruajten nen survejimin e rregjimit sovjetik vepra te mrekullueshme letrare te cilat u rrezikuan jeten ne vazhdimesi. Akhmatova heshti nga fundi i viteve 20-te e deri ne vitet e luftes boterore dhe u perjashtua nga lidhja e shkrimtareve sovjetike dhe iu hoq e drejta e botimit ne vitin 1946.
Mandelstam u arrestua ne vitin 1930 dhe vdiq ne nje kamp perqendrimi (gulag) ne Siberi gjate luftes se dyte boterore.
Marina Tsvetaeva, nje poete e fuqishme origjinale u rikthye ne vitin 1939 nga arratisja ne Paris dhe vrau veten dy vjet me vone ne Moske ne rrethana misterioze.
Romani sovjetik u perball qe ne fillim me veshtiresite dhe mungesen e lirise qe kishin autoret per te pershkruar saktesisht revolucionin dhe vitet e luftes civile qe pasoi ate. Tashme letersia iu nenshtrua ligjit dhe displines ushtarake komuniste dhe ideologjise se saj dhe jo marredhenjeve shoqerore -tradicionalisht subjekt letrar i tradites ruse.
Nje nga romanet me popullore te kesaj periudhe “Chapayev” (1932) I autorit Dmitri Furmanov, pasqyron nje percjellje direkte te ngjarjeve dhe zhvillimeve historike sipas direktivave te komisareve te kuq, percuesit e ideologjise komuniste ushtarake ne shoqerine sovjetike. Personazhi ne kete liber shpallet si modeli i heroit –luftetar qe si nje kale i fuqishem do te terheqe nga pas qerren e qellimeve te bera esell tashme te revolucionit. Ky kombinim i realizmit letrar me direktivat politike u be sundues ne letersine sovjetike dhe vete libri “Chapayev” u nderua publikisht si nje nga dokumentat e pare autentike te realizmit socialist qe u be doktrine sunduese absolute ne letersine e Bashkimit Sovjetik pas vitit 1934.



Realizmi Socialist (1930-1953)

Bashke me planin e pare 5 vjecar sovjetik mbaroi edhe toleranca zyrtare ndaj letersise jobolshevike. U mbyllen gazetat tradicionale letrare dhe u ndryshua rrenjesisht programi i letersise neper tere nivelet shkollore dhe universitare.
Nje aparat organizativ me emrin Shoqata Ruse e Shkrimtareve Proletare mori nen kontroll tere zhvillimin e letersise dhe te artit ne perputhje te plote me ideologjine leniniste. Gjyqe te ashpra politike devijuan teresisht rrjedhen e zhvillimeve letrare te Rusise, ndersa shkrimtaret u vune nen nje presion ekstrem nga organet e diktatures sovjetike.
Lejtmotivi i veprave te kesaj kohe ishte melodrama bardhe e zi e ngritjes se fabrikave ose e kolektivizimit te fshatit nen udheheqjen e komisareve te paepur. Shkrimtaret qe u shpetuan internimeve nisen te shkruajne libra brenda formules se dogmes komuniste.
Keshtu Leonov shkruajti dy romane me porosi direkt nga udheheqja e larte e shtetit sovjetik, “Lumi Sovjetik” ( Soviet River (1930) dhe “Skutarevsky” (1932);
Petrov e shkriu talentin e tij ne libra me temen e ndertimit sovjetik te Rusise si te ”Koha, Perpara!” ( Time, Forward! (1932) dhe Mikhail Aleksandrovich Sholokhov,nje romancier me talent te jashtezakonshem shkruajti shumicen e librave te tij per llogari te krizes bujqesore qe kish perfshire Rusine Sovjetike te asaj kohe.
Ne vitin 1932 Shoqata e Shkrimtareve Proletare u shkri dhe ne vend te saj lulezoi Bashkimi i Shkrimtareve Sovjetike. Kongresi i Pare i kesaj organizate fillimisht u duk disi premtues ne lidhje me liberalizimin e zhvillimeve letrare, por ne fjalen mbyllese te tij antari i Byrose Politike Andrei Aleksandrovich Zhdanov percaktoi qarte dhe prerazi doktrinen e re te quajtur Realizmi Socialist si te vetmen alternative letrare ligjore ne Rusine Sovjetike. Keshtu deri ne permbysjen e komunizmit, Shteti dhe doktrina letrare socialiste kontrolluan me dore te hekurt jo vetem librat, por edhe imagjinaten e shkrimtareve te tere asaj periudhe.
Dy romane spikasin mbi listen e pafund te romaneve medioker te shkruara ne kete periudhen nga 1934 deri ne 1939. Leonovi, perseri i ngecur mes formules se dogmes sovjetike shkruajti romanin “Ruga drejt oqeanit” (Road to the Ocean (1935), ku talenti i tij sidoqofte me ane te nje narracioni te mrekullueshem mes persiatjesh te thella filozofike paraqet universin shpirteror te nje komisari qe po vdes ne nje fushe beteje.
Romani i famshem kater volumesh i Shollohovit, “Doni i qete” (The Quiet Don (1928-1940), qe pergjithesisht ne mbare boten mbahet si kryevepra ne proze e epokes sovjetike , gjithsesi ne disa raste thyen dhe shmang linjen zyrtare te realizmit socialist. Endjet konfuze dhe kaosi qe mbreteron ne shpirtin e heroit kozak te atij romani ne kohen e revolucionit dhe te luftes civile deshmojne per nje kerkim te pashmangshem te autorit drejt te vertetave morale, te dukshme dhe te padukshme, te cilat ne fund bien ne kompromise te lekundura here me njeren e here me tjetren pale nderluftuese. I shkeputur nga menyra tradicionale e jeteses dhe e te menduarit heroi shkon drejt nje fundi shpirteror tragjik.
Gjate Luftes se Dyte Boterore shkrimtaret u urdheruan te bejne rolin e korrespondenteve te luftes nga vija e frontit. Ne ato pak romane qe u botuan gjate kesaj lufte mbizoteron tema e vellazerimit, dhimbja e ndarjes dhe e dashurise se nderprere nga lufta.
Menjehere pas mbarimit te Luftes se Dyte Boterore ne artikullin e tij te gjate "Report on the Journals Zvesda and Leningrad" (1946), Zhdanov dha direktiven shteterore ( e cila me pas u kodifikua edhe ne kodin penal sovjetik!) te venjes se humanizmit socialist te njeriut te ri sovjetik ne menyre te detyrueshme ne qender te cdo vepre letrare, duke dhene ne kete menyre kornizat me strikte qe percaktonin zhvillimet letrare te bashkimit Sovjetik ne ate periudhe.
Kjo periudhe perkon me periudhen me te erret dhe fatkeqe te letersise ruse ne tere historine e saj.



Nga vdekja e Stalinit deri ne shperberjen e Bashkimt Sovjetik (1953-1991).

Pas vdekjes se diktatorit Sovjetik,Joseph Stalin, ne vitin 1953, nje shqetesim i papare u shfaq ne debate, kritika dhe ne disa romane jashte rrymes duke perfshire “Shkrirje” ( Thaw (1954) nga Ilya Grigoryevich Ehrenburg dhe “Jo vetem nga buka” i Vladimir Dudintsev.
Te dy romanet perpiqen t’iu japin pergjigje aspekteve te rendesishme te jetes sovjetike, por gjithsesi nuk iu afrohen dot standardeve me te mira te letersise ruse. Romani i Dudintsev perben nje moment reagimi liberal ndaj kohes. Nje numer i madh tregimtaresh pauses apo imitues te stilit te Cehovit, eleminuan ose pakesuan nga krijimet e tyre permbajtejn politike dhe ideologjike sovjetike duke e kthyer vemendjen e tyre mbi dramen e njeriut te zakonshem qe jetonte ne nje qoshe te humbur te botes.
Poeti i spikatur Yevgeny Yevtushenko rimekembi pasionin moral te tradites se varrosur te poezise ruse. Bashkekohesi i tij, Andrey Voznesensky rimekembi vitalitetin e gjuhes poetike dhe zbuloi burimin e metafores dhe ritmiken si shprehje pergjigjeje ndaj nje bote moderne plot zera te gjalle e te lire.
Konfliktet e vazhdueshme te ketyre autoreve me linjen akoma zyrtare te realizmit socialist cuan ne dobesim te kesaj te fundit gjate kesaj periudhe. Deri ne epoken e Glasnost' ("Hapja") ne fund te viteve 80-te, shumica e letersise me vitale ruse ishte e pabotuar ne bashkimin Sovjetik, por qarkullonte ne doreshkrime apo e botuar jashte shtetit. Botimi i “Doktor Zhivagos” te Pasternakut ne Itali (1957) dhe ne SHBA (1958) dhe perfundimisht ne BS 1987-tregoi se tradita letrare ruse mbijetoi edhe nen diktaturen komuniste.
Kjo veper, historia enje udhetimi te nje individi te vetmuar permes kaosit te luftes civile ne kerkim te pervojave autentike thellesisht njerezore restauron shume tema tradicionale te shkrimtareve te medhenj te shekullit te 19-te dhe u pergjigjet hamendjeve filozofike te shoqerise marksiste te kohes kur zhvillohen ngjarjet ne roman. Ne vitin 1958, Pasternakut iu akordua cmimi Nobel ne Letersi, por nen presionin e sulmeve te ashpra te zyrtareve te larte sovjetike te kohes ai e refuzoi ate cmim.
Te botuarit jashte Bashkimit Sovjetik ishte e vetmja rrugedalje per shkrimtaret e medhenj ruse te asaj kohe.Ne fillim te viteve 60-te nje kritik dhe metodist i njohur ,Andrey Sinyavsky botoi nje permbledhje veprash brilante nen pseudonimin Abram Tertz, duke perfshire ne to nje artikull ironic te pazakonte me titull “Cfare eshte realizmi socialist?” ne te cilin ai sulmoi ashper themeluesit intelektuale te kesaj doctrine, nje seri tregimesh fantastike, dy satira te egra politike “Gjyqi fillon” dhe "Lyubimov" si edhe nje permbledhje te zymte mediditimesh filozofike ne te cilat Sinyavsky shpall besimin e tij ne Zotin e Krishtere.
Ne vitin 1966, ai dhe kolegu i tij, Yuli Markovich Daniel, u akuzuan per shpifje ndaj shtetit komunist , u arrestuan dhe u denuan me pune te detyrueshme ne kantieret e ndertimit te Rusise Sovjetike.
Romancieri i njohur Aleksander Solzhenitsyn e gjeti veten e tij ne te dy skajet e linjes mes te lejuares dhe te ndaluares. Ne vitin 1963, me nderhyrjen personale te kryeministrit sovjetik ,Nikita S(ergeyevich) Krushchev,u botua romani i tij mbi jeten ne nje kamp perqendrimi, “Nje dite nga jeta e Ivan Denisovicit” (One Day in the Life of Ivan Denisovich). Dy romanet e tij te medhenj ‘Rrethi i pare”( The First Circle (1968) dhe “Pavioni i kancerozeve” (Cancer Ward (1968-1969), gjithsesi u ndaluan ne Bashkimin Sovjetik.
Ato u botuan ne ribotime te vazhdueshme ne Perendim, edhe ne kundershtim me deshiren e autorit ne disa raste. Versioni romanesk i pervojave te tij riformulon saktesisht vete jeten e tij si veteran lufte, si nje banor per nje kohe te gjate i "gulageve",kampeve te perqendrimit sovjetike dhe si viktime e semundjes kanceroze. Vepra e tij perben nje thirrje profetike per nje pastrim shpirteror te kombit te tij, nje kthim drejt nje “socializmi etik” dhe nje bote ne te cilen e verteta e thjeshte dhe miresjellja te mbizoterojne. Protesta e tij ndaj censures, ndaj perjashtimit te tij nga Lidhja e Shkrimtareve Sovjetike dhe kunder praktikimit te izolimit te intelektualeve disidente neper cmendina njerezore perben nje jehone unikale te asaj kohe pertej interesave morale te tjetersuara. Solzhenitsynit,qe me pas jetoi ne SHBA, iu akordua cmimi Nobel per Letersi ne vitin 1970, por cmimi u mallkua dhe u denua nga Lidhja e Shkrimtareve Sovjetike dhe nga shteti sovjetik.
Bota e letersise se ndaluar gelon ne veprat e Mikhail Bulgakov. Kryevepra e tij “Mjeshtri dhe Margarita” qe satirizon qeverine kish filluar te shkruhet qe ne vitin 1928; Ajo u botua ne BS ne vitin 1967 dhe shume shpejt edhe ne dy ribotime ne gjuhen angleze.
Botimi sovjetik dhe perkthimi ne anglisht i bazuar ne kete botim ishin te shkurtuar ne menyre shume tjetersuese te origjinalit dhe thelbit te vete vepres.
Gjithashtu te ndaluara kane qene veprat goditese dhe te spikatura te poetit Joseph Brodsky dhe nje numri poetesh dhe mendimtaresh te tjere te epokes. Brodsky,qe u perzu nga Bashkimi Sovjetik shkoi ne SHBA ne vitin 1972; Ai u nderua me cmimin Nobel ne Letersi ne vitin 1987 dhe u shpall si poeti i vitit ne SHBA per vitin 1991. Permes veprave te tij te botuara ne anglisht spikasin “Poezi te Zgjedhura”(Selected Poems (1973) dhe “Me pak se nje” (Less Than One (1986),nje permbledhje esesh letrare.
Nje tjeter shkrimtar dissident,Valeriy Tarsis, u detyrua zyrtarisht te braktiste BS per te jetuar ne Svicer ne vitin 1966.Sulmet e tij satirike kunder regjimit sovjetik jane misheruar ne romane te tilla “Shishja blu” (The Bluebottle (1963), “Pavioni nr 7” ( Ward 7 (1965), nje liber autobiografik i bazuar ne vete pervojen e tij ne nje cmendine, dhe “Fabrika e Qejfit”( The Pleasure Factory (1967), nje histori mednjemprehtesisht therese rreth jeteses ne brigjet e Detit te Zi.. Vepra te tilla te ndaluara ndihmuan ne ruajtjen e traditave te medha te letersise ruse deri ne permbysjen e shtetit sovjetik ne vitin 1991 duke hapur nje epoke te re per shkrimtaret ruse.

---- Fund-----

Shkruar nga Rufus W. Mathewson, Jr.

(Perkthyer me shkurtime nga: Artan Gjyzel Hasani)