15.3.09

Me dhimbje...

Ajo ishte trembedhjetevjecare kur mbeti jetime. Prinderit ia mori gripi spanjoll. Leshverdhe dhe e bukur si drita, jetimja nje dite prej ditesh ra ne sy te nje familjeje qe mbahej si paria e krahines. Ajo familje kishte tre djem. I mesmi studionte ne vendin e piramidave dhe faraoneve per regjizure dhe arte te bukura. Kur erdhi ne vendlindje me pushimet e veres ata u fejuan. Ai njezetekater e ajo shtatembedhjete. Nje vit me vone u martuan. Qendruan bashke ate vere njezet dite. Ajo mbeti shtatzene, ndersa ai u largua perseri drejt vendit te huaj ku studionte. U lindi nje vajze e mrekullueshme, bjonde si ajo dhe syzeze si ai.

Vitin tjeter filloi lufta.
Vendi u pushtua....italianet...gjermanet.
Gjate kesaj kohe ai nuk erdhi, por leterkembimi i tyre i dendur mbante gjalle premtimet e dashurise. Nga fundi i luftes ai i dergoi familjes se tij nje leter ku i kerkonte t'ia nxirrnin gruan dhe vajzen pesevjecare ne kufirin me Greqine ku do i priste ai. Me ne fund pas peripecive te luftes familja duhej te ribashkohej. Fatkeqesisht ne vend te huaj, pasi ne atdhe pushtetin po e merrnin komunistet. Por familja e tij ia fshehu letren gruas se re. Ajo grua dhe femija i tyre ishin te vetmet aresye qe mund ta risillnin prane vatres familjare dhe nenes plake studentin e larget. Ai priti me kot tej kufirit, ndersa e shoqja ngryste ditet ne shoqerine e se bijes dhe te vjehrres se saj te brengosur. Kishte ardhur viti 1945 dhe asnje nga djemte e saj nuk ndodhej ne familje.I madhi i arratisur e i vogli ne qeli i denuar me 101 vjet burg politik... I mesmi ishte ai, i munguari i perhershem, bashkeshorti i kesaj nuseje te re dhe babai i asaj vogelusheje qe nuk e kish pare kurre te jatin.
Ishin shpallur te tre "kriminele lufte" dhe "armiq te popullit" nga diktatori.

Nje dite prej ditesh nusja e re u largua nga ajo shtepi ku kishte nuseruar pa burre per shtate vjet me rradhe. I shoqi kish cuar leter ku e lajmeronte se lufta i kish ndare perfundimisht dhe e keshillonte te shihte jeten e saj. E kishte ndare aq lehtesisht...me nje cope leter te papritur. Keshtu iku nga ajo shtepi ku kishte jetuar me burre vetem njezet dite. Vetem njezet dite.

U vesh me te zeza sikur t'i kish vdekur burri.
Shkoi te shtepia e nje kushuririt te saj, por atje nuk gjeti vec sherbetoren plake qe i tregoi se edhe zoterine e kishin arestuar komunistet. Pas ca ditesh qendrimi aty shfaqet nje patrulle e partizaneve e cila i merr nene e bije dhe i con ne degen e brendshme. Nje hetues i propozon dy variante: Ose te ndahej nga i shoqi ligjerisht dhe t'i shpetonte etiketimit "e deklasuar" ose te mbante akoma ligjerisht mbiemrin e tij dhe te pranonte pasojat e tmerrshme e te qenurit gruaja e nje "armiku te popullit". Ajo nuk pranoi te firmoste divorcin. Edhe pse kish jetuar vetem njezet dite me ate burre, edhe pse ai i kish cuar haberin e ndarjes, edhe pse e kishin larguar nga shtepia e tij, perseri nusja e re mbajti ate premtim qe i kish dhene vite me pare atij e qe ne vazhdim ia kish dhene edhe te bijes qe vazhdimisht e pyeste " Mama, kam baba une?"...

Keshtu pasuan vitet e nje debimi te gjate per nene e bije ne nje province te humbur verilindore ku njerezit nuk flisnin shqip, ndersa atij iu ndalua kthimi ne Atdhe dhe emri iu rradhit ne listen e “armiqve te popullit”.


Nje dite prej ditesh, ndersa atdheu rropatej per ndertimin e socializmit, ne kinemane e qytetit te vogel u shfaq nje dokumentar per turneun ansamblit te kengeve e valleve ne Egjipt. Ne ekranin e madh njerezit pane se si nje shqiptar i shquar i Kairos, njeherazi kryetar i Kolonise se Shqiptareve te Misirit (para tij kete post e kish mbajtur Cajupi i famshem) kish mikpritur ne vilen e tij per dy jave rresht te gjithe ansamblin dhe dokumentari ishte prodhuar nga vete ai si dhurate per bashkekombasit. Nga ekrani ai pershendeste atdheun e tij dhe vecanerisht gruan dhe vajzen e tij te vetme qe jetonin ne nje qytet verilindor te Atdheut...
Ishte ai. "Armiku i popullit" dhe ato dy gra te reja , te deklasuara e te debuara nga vendi i tyre qe qanin ne fund te salles ishin gruaja dhe vajza e tij e vetme...