Edhe pse tekstet e anatomise dhe te fiziologjise nuk e thone, ne te vertete njeriu eshte i perbere prej kujtimesh. Por qe te kuptohet kjo gje duhet qe njeriu te kete arritur ate moment te jetes se tij kur, sipas Cvajgut, nuk ka me frike nga e shkuara. Dhe kjo ndodh zakonisht ne pleqeri...
Diku kam shkruajtur qe jam i lumtur si nje njeri me kujtese te keqe. Kjo thenie nuk vlen per kujtimet e meposhtme. Jo gjithmone kujtesa e forte te ben te palumtur. Sidomos kur kujtimet vine nga mosha e pafajesise, 25 a 30 vjet me pare...
Uroj qe lexuesi ne fund te ketyre rreshtave te buzeqeshe dhe te zhytet edhe ai pafajesisht ne labirinthet e veta te kujtimeve te hershme, te te cilat ndoshta duhet kerkuar eliksiri i rinise se perjetshme te shpirtit...
* * *
M e njoha kur isha ne klasen e shtate, diku nga fillimi i viteve shtatedhjete. Ajo ishte nje vit me e vogel se une. Pas nje mbremjeje poetike vendosem te benim nje shetitje deri prane pallatit te saj i cili ndodhej ne fund te qytetit.Ishte pragmuzg pranvere. Shetitja jone zgjati edhe nja 200 m me poshte...diku prane nje fabrike. Aty e putha. Ne faqe. Kur e perserita puthjen lehte e tere frike mbi buzet e saj ajo iku me vrap drejt pallatit te saj. Kishte sy shume shprehes ngjyre kafe te erret dhe akoma nuk i dalloheshin qarte format e gjinjve.
Kur shkova ne shtepi ate nate sajova nje bllok mikroskopik qe e nxente edhe xhepi i vogel i pantallonave dhe ne kapakun e tij shkruajta BLLOKU I SEKRETEVE . Ne faqen e pare me germa te vogla shume shkruajta shenimin e pare te jetes sime ne nje ditar. "Sot putha ne buze M"
Por entuziazmi im u nderpre te nesermen. Nena ime para se te lante pantallonat e mija beri ritualin e cdo amvise te kujdeshme, pra kontrolloi xhepat se mos kishin dicka qe nuk duhej lare bashke me pantallonat ne lavatrice. Aty gjeti bllokun e vockel dhe i terhoqi vemendjen titulli. Pasi lexoi shenimin tim te sinqerte ne faqen e pare hyri ne dhomen time dhe me nje fytyre te egersuar e me ditarthin ne dore m'u hakerrua: "Ta tregon qejfin yt ate kur te vije!" Une u tremba dhe me ankth dhe frike prisja ardhjen e babait. Kur ai hapi deren e dhomes sime u drodha. I qete, me nje buzeqeshje plot drite ne fytyre m'u afrua dhe duke shkelur syrin me pyeti si me kersheri:"E mire ishte? Te shijoi?". I tregova gjithshka, ndersa nuk mund te harroj driten e buzeqeshjes se tij gjate gjithe rrefimit tim te sinqerte, rrefimit tim te pare erotik.
Ndoshta ka qene ky moment kur une mesova se edhe babai mund te te behet nje shok shume i mire qe ne ate moshe te vogel qe isha une.
Po c'ndodhi me pas? Me vone ne korridoret e shkolles me M thjeshte pershendeteshim, ndersa ajo perflakej ne fytyre gjithnje si lulekuqe Nuk me fliste me. Pas disa kohesh ne shkolle ndodhi dicka e pazakonte.Nje shoqja e saj e klases i kish marre fshehurazi ditarin dhe aty kish lexuar tere shenimet e saj. Heroi i vetem i atij ditari kisha qene une!!! Heroine - puthja ime. Me pas ajo ia kish treguar tere zell ditarin mesueses kujdestare e cila me nje zell akoma edhe me te madh ia kish treguar drejtorit te shkolles. Keshtu e pashe veten ne drejtorine e shkolles perballe nje drejtori xhuxhmaxhuxh dhe M-se. "Ajo qe keni bere ju te dy ndodh vetem ne vendet borgjeze revizioniste", na tha ai. Pasi na permendi normat e moralit komunist, na keshilloi dhe paralajmeroi se ne rast perseritjeje do na perjashtonte nga shkolla. Po ate pasdite prinderit tane iu nenshtruan te njejtes terapi keshillash dhe paralajmerimesh ne zyren e xhuxhmaxhuxhit, qe per hir te se vertetes duhet thene qe nuk ishte njeri i keq.
Vite me vone, si gjimnaziste, me M u takuam dhe folem gjate duke qeshur dhe kujtuar ate puthje te pare idilike...
* * *
F ishte nje grua e martuar,mesuese fshati, qe banonte diku prane pallatit tim. Thonin qe ishte qejflie shume, duke u mbeshtetur ne mitologjine erotike vendase sipas te ciles femrat leshatore e gezonin kete dhunti te shumedeshiruar. Mos harroni: jetonim ne epoken kur jo vetem qe depilimi kryhej vec ne rastet e operacioneve mjekesore , por being natural hairy konsiderohej mode.
Shkoja shpesh pasditeve te nje shoku im i cili banonte pikerisht perballe shtepise se F. Nga F kujtoj kembet terheqese dhe te gjata, gjinjte e vegjel, aromen e trupit, dritherimen e gjuhes se saj gjarperushe, si edhe dialektin e vecante me te cilin fliste gjuhen shqipe, pasi ajo vinte nga nje treve krejt e ndryshme nga vendlindja ime. Me te pata nje lloj lidhjeje disi te cuditshme qe vazhdoi gjate tere stines se veres te atij viti te gjimnazit.Takoheshim sa here qe donte ajo. Nuk jemi palluar bashke, por vec puthur dhe perkedhelur ne vendet me intime. Takoheshim ne shtepine e saj ku i shoqi shpesh mungonte ne kerkim te mineraleve nentokesore qe trevat tona i kishin me shumice...
Ajo kishte pervec burrit edhe nje dashnor, por ne intervale te ndryshme i pelqente te kruhej soft edhe me mua qe isha pothuajse gjysma e moshes se saj.I pelqente te me puthte. Nga ajo kam mesuar the french kiss. Cfare mesova nga femrat e tjera mbi artin e te puthurit ne vazhdimesine e jetes sime ishin thjeshte grimca plotesuese.
Sot ajo eshte thinjur teresisht ne prag te 60-tave, jeton ne Tirane me bashkeshortin e saj dhe eshte pronare e nje koneje te vockel e te bardhe.
Tre muaj me pare i dhurova librin tim te fundit poetik me dedikimin simbolik: "Mesueses qe me mesoi me shume se te tjerat!"
* * *
J ishte 15 vjece dhe une 17. E brishte, me dy bishtaleca qe i vareshin fytyres se embel ku spikasnin dy sy te medhenj te zinj...sy te mbushur me kersherine e moshes dhe me driten e se nesermes...kam pershtypjen qe ne ditet tona keta lloj sysh nuk ekzistojne me. Ndoshta sot, ne ndryshim nga dje, jeta ka ritme aq te shpejta saqe askush nuk ka me kohe te kerkoje driten e se nesermes ne syte e rimelte dhe fytyrat e ngopura plot make-up te adoleshenteve te sotme.
Ne morine e te tjerave J mund te konsiderohet si legjendarja...Lidhja me te vazhdoi per mese dy dekada me nderprerje te shumta ne mes...Nje vajze e cilter, e qete dhe tmerresisht e paster fizikisht ("Ty te vjen era mengjez!", i thoja...) ...me nje buzeqeshje djallezore qe zinte rob edhe vete djallin...dhe me nje veshtrim zhbirrues qe do bente te ndjehej ne faj edhe nje engjell....Nuk ishte thjeshte e bukur, por edhe vajze e mire...qe cuditerisht u bindej tekave te mija...ikjeardhjeve te mija absurde...trilleve te adoleshentit te papergjegjshem qe zoteronte edhe pas te njezetave qenjen time...
E vecanta e kesaj lidhjeje ishte se sa here qe ritakoheshim pas disa vitesh cdo gje fillonte aty ku e kishim lene...a thua se vitet e mungeses kishin qene thjeshte nje enderr e brishte mengjezi...
Kur e takova per here te fundit dy vjet me pare e pyeta:
"Je bere ndonjehere pishman qe ke qene e dashura ime?"
M'u pergjegj pa hezitim: "Jo"
"Po qe nuk mundem te martoheshim bashke te vjen keq?"
Perseri pergjigja e saj ishte "Jo"...
Prej shume vitesh jeton me familjen e saj ne nje metropol perendimor ku klima e ftohte i ngacmon nje reumatizem te vjeter...
* * *
A ishte e bija e nje shoferi dhe e nje shtepiakeje gjysem te paralizuar. Shkelqimi i syve te saj edhe sot me kujton nje imazh dhelperak. Ndoshta femra me dinake qe kam njohur. E holle, e hajthshme, me nje bel tundues qe pasohej nga vithe zevzeke. Femer aspak besnike dhe mjeshtre e genjeshtres. Gjithsesi ne ato pak muaj qe kaluam bashke as une nuk shquhesha per besnikeri, perkundrazi me argetonte fakti qe pervec seksit mes nesh zhvillohej edhe nje lufte e ftohte zbavitese dhe reciproke mashtrimesh. Ishte periudha kur me duhej te menazhoja tri lidhje paralele, qe te trija te fresketa, pothuajse ne te njejten moshe si edhe une, 18 vjecare...
Nga historia me te mbaj mend qe e kemi bere mbi karrocerine e nje kamioni te tipit Saurel te ngarkuar me qymyr gjate nje udhetimi te bere naten...bashke me ne mbi kamion ne nje moment kishin hypur edhe ca arrixhinj te ngarkuar me shume thase qe nuk dihej se cfare kishin brenda. Pas nja dhjete km udhetim arrixhinjte zbriten duke marre me vete zhurmshem edhe ngarkesen e tyre. Ndersa po e benim me A mbi grumbullin e qymyrit dhe nen ate qiell te paster shtatori syte na dalluan nje thes qe mesa duket e kishin harruar arrixhinjte. Sic e kisha nen trupin tim e ngrita A dhe e perplasa mbi thesin me idene qe mund te na sherbente si jastek ai thes. Por nje klithme rrenqethese qe cuditerisht doli nga thesi na i coi floket perpjete: brenda tij ndodheshin dy gica te vegjel! ....
A u tmerrua, kurse une instinktivisht e rrembeva thesin dhe e hodha bashke me dy gicat brenda drejt e ne humneren qe shtrihej anes rruges automobilistike...Ne oret ne vazhdim nuk mundem te vazhdonim pallimin. Kishim qendruar te perqafuar deri ne fund te atij udhetimi.
Tani A eshte martuar,ndodhet ne Greqi, punon si rrobaqepese veladonesh fetare prane nje manastiri dhe ka tre femije...
* * *
E ishte e bija e nje gjykatesi. Bjonde, trupdrejte dhe gjoks te kercyer dhe me nje te ecur gjithmone te nxituar a thua se ne cdo cast ishte e ngarkuar me nje mision qe duhej kryer shpejte. Ne shoqerine tone ia kishim vene pseudonimin "hollandezja fluturuese" nisur edhe nga look-u i saj bjond. Te une kishte statusin e nje dashnoreje "part time" dhe kjo per aresye se e dashura ime e asaj kohe ishte shoqe e saj. Pra behet fjale per vitet e arta te gjimnazit kur guximi dhe kurajoja arrinin nivele edhe me te larta se vete adrenalina e asaj moshe.
Nuk ishte ndonje lidhje inkandeshente per mua, por as per ate.Kishim bere sex vec dy here bashke (madje hera e pare kish qene pothuajse sex...), por takoheshim dhe putheshim zjarrte neper hyrjet e pallateve pothuajse cdo nate ne ate dimer te ashper te 197... Nga ajo me ka bere pershtypje fakti qe nuk tregonte asnje shenje xhelozie karshi te dashures sime njekohesisht edhe shoqe e saj, nderkohe qe kjo e fundit gjate asaj periudhe edhe pse dyshonte ne lidhjen tone "part time" perseri e kish ruajtur miqesine me te deri ne fund pa asnje problem shqetesues per asnjerin nga ne.
E ishte vajze shume e mire, me plot veti te spikatura ne tipin e saj, nga ato te cilat mendja e adoleshentit i piketon si gruan e ardheshme te jetes dhe per kete aresye i "konservon" diku ne nje cep te sigurte te memories dhe shpirtit ( E njeh valle nje adoleshent shpirtin e vet? Sigurisht qe jo!).
Atehere me dukej se e doja. Madje ka qene e para femer te ciles i kam kushtuar poezi. Nuk do e rradhisja ne keto labirinthe, por rastesisht duke shfletuar blloqe dhe copeza gjysem te grisura ditaresh te dikurshem gjeta nje shenim qe kisha bere per te pak dite pasi ajo ish larguar pergjithmone nga qyteti yne sebashku me familjen e saj dhe pikerisht naten kur ne apartamentin e saj nisi te banonte nje familje tjeter.
"Ka nje jave qe dritaret e apartamentit tend jane mbuluar nga erresira dhe heshtja.Ka nje jave qe ti je larguar.Me brengos shume drita e fikur e dhomes tende, por sonte u brengosa akoma me shume kur ne ate dhome nje dore e ndryshme nga e jotja ndezi driten..."
Qe atehere nuk e kam takuar me kurre...Nuk di me asgje per te...Madje as mbiemrin e saj te tanishem…
* * *
T ishte nga nje qytet industrial i jugut, kishte nje te ecur karakteristik ne maje te gishtave dhe kish ardhur ne fakultet nje vit pas meje.
Nga ajo vajze me gjoks te mrekullueshem dhe shpirt praktik do kujtoj dy gjera te largeta ne kohe nga njera-tjetra...
Rasti i pare...ne dhomen time te konviktit ne ndonje dite feste kur konviktet boshatiseshin beheshim dy cifte...une me ate dhe nje shoku im (qe sot eshte kirurg shume i nderuar!) me te dashuren e tij thatanike,(por paradoksalisht teper juicy) dhe loznim... strip-poker...(behet fjale per vitin 1982...), por kurre nuk beme swing...
Rasti tjeter ndodhi nja 12 vjet me vone, vite gjate te cilave nuk e kisha pare me T. Ne Athine, ndersa po udhetoja ne trenin e brendshem te qytetit, ulet perballe meje ne sedile nje grua me syze dielli dhe me floke ne ngjyre platini...Sic ndodh rendom syte tane kryqezoheshin here pas here pas syzeve te diellit qe mbanim. Duke e pare vazhdimisht nisi te me shembellente me dike...por nuk e gjeja dot se me cilen...pra me dukej fytyre e pare...udhetuam keshtu per nja gjysem ore dhe u ngritem te zbrisnim ne te njejtin stacion...Ndersa dolem ne platforme te subway-it e ktheva koken instinktivisht per ta pare largimin e asaj gruaje...kur shoh qe te ecurit e saj me kujtoi T. I vrapoj nga pas dhe kur iu afrova nja dy metra i therrita sic i therrisja une me perkedhelje dikur...Ajo ktheu koken dhe ishte vertet T!!! Ajo e shtangur nga look-u im totalisht i ndryshuar( ish bjondi i embel dhe flokearte i fakultetit ish shndruar ne nje kokerruajtur te vrenjtur te emigrimit...) dhe une i mahnitur nga e papritura e cuditshme...Cudia ishte jo takimi i rastesishem, por vete fakti qe ne jete mund te te qelloje te mos njohesh (te mos dallosh) nga afer edhe dike me te cilen ke ndare shtratin per dy vjet me rradhe...
Sot T eshte rikthyer ne Atdhe dhe kontribuon si pathologe ne nje klinike...
* * *
Me R u njohem ne nje ceremoni varrimi ne nje dite plot shi. Po varrosnim nje mesuesin tone i cili kish vdekur ne gjume. Ndersa po degjonim fjalimin e rastit te mbajtur nga drejtori i shkolles sone ne nje moment kapa nje fraze e cila me shkaktoi nje nenqeshje sarkastike ne fytyre...Dhe cuditerisht pashe se te njejtin efekt ajo fjali kish shkaktuar edhe mbi fytyren e nje nxeneseje tjeter...diku mes turmes te stermadhe qe kish ardhur ne varreza per t'i bere nderimet e fundit te ndjerit mesues. Ajo nxenese ishte R. Veshtrimet tona ishin kryqezuar dhe kjo gje kish mjaftuar qe menjehere pas mbarimit te ceremonise ne te kerkonim me sy njeri tjetrin dhe te takoheshim e te flisnim per here te pare ne jete. Vajze interesante. "Interesante" per mua ne ate moshe maturanti quhej cdo vajze qe tregohej e interesuar per mua.
Brune simpatike syjeshile dhe tip i heshtur qe dinte saktesisht se cfare kerkonte nga rinia e saj, ne ndryshim nga shumica e moshatareve te saj qe kujtonin se rruga drejt nje dashnori kalon nepermjet lumit te pafund te fjaleve.
Relata ime me R kaloi dy periudha. E para ne dimrin e atij viti (nja dy muaj besoj...dmth nja tre kater takime seksuale... ) dhe e dyta shume vite me vone ne rrethana jo edhe aq rastesore...
Nga ai dimer kujtoj nje episod te lezetshem. E kishim lene te takoheshim ne shtepine e nje shokut tim ate pasdite dimri qe behej mbremje qe ne oren 4 e gjysem...Meqe ai shoku nuk u tregua korrekt ne nuk dinim ku te strukeshim dhe keshtu u strukem ne oborrin plot bime dekorative dhe stola te mbuluar me debore te Muzeut te qytetit tone. Ndersa gjetem nje vend te pershtatshem diku ne nje qoshe syte tane dalluan edhe nje cift tjeter qe po zhgerryhej mbi debore disa metra larg nesh pas nje kacubeje...(Te nesermen mora vesh se ata kishin qene nje cift interesant dashnoresh i qytetit..nje nga ciftet me heroike dhe te guximshem qe demonstronin lidhjen e tyre pa ua bere terr syri edhe pse qe te dy ishin te martuar dhe kishin familjet e tyre respektive...)
Ne ate kohe me shkoi ne mend nje ide fantastike. Une kisha mundesi te siguroja brenda pak minutave celsin e muzeut nga dikush qe e dispononte...Keshtu...nje gjysem ore me vone Oda Karakteristike e Muzeut po degjonte per here te pare jo zerin e ciceronit, por renkimet tona...e sidomos te sajat...ndersa nje lekure stermadhe ariu (ne mos gaboj) deshmoi te ishte water proof nen djerset dhe avujt e trupave tane...
Nuk e di se ku mund te ndodhet sot R...
* * *
L ishte gruaja e nje shtrembaniku qe zoteronte nje pushtet te larte lokal ne epoken e diktatures...Nuk e kisha kuptuar kurre se si ajo femer kish lidhur jeten me ate katundar shpirtngushte e kapadai qe ne pervjetorin e 5-te te marteses se tyre e kish qerasur gruan e tij bukuroshe me nje dopjo boze duke i peshperitur ne vesh: "ti je bjeshka ime".
"Ti je bjeshka e tij e nemun!", i kisha thene pas heres sone te pare...
L ish diplomuar per kimiste, por fale fanatizmit te te shoqit pushtetar kish filluar pune ne biblioteken e qytetit, nje ambient teresisht femeror dhe "i parrezikshem" ne optiken e katundarit. Ishte simboli i gruas se deshperuar ne nje qytet province, por jo aq e guximshme sa madame Bovari…
Ajo ishte bjonde syzeze, pak kokete, trupvogel dhe me nje nishan te lezetshem diku ne mjeker. Relata me te i kish shembellyer nje colpo d'i fulmine : Brenda dy diteve kishim bere gjithshka bashke ne sallen e arshives se bibliotekes. Historia me te zgjati rreth 6 muaj me takime te rralla…Ne fakt i mungonte elementi kurveror dhe keshtu qe pas cdo takimi me mua ndjehej e penduar…
Nga L mbaj mend qe nuk pranonte te bente seks ne pozicionin e misionarit, pasi ai ishte i vetmi pozicion ne te cilin bente seks me te shoqin gjate tere atyre viteve te marteses se tyre…
Sot nuk e di ku ndodhet…. Nje dite dimri te vitit 2000, nga dritarja e makines,mes kambisteve te kryeqytetit pashe dike qe i ngjante te shoqit te saj, por nuk di me asgje per “bjeshken “ e tij te nemun…
(inicialet e perdorura ne kete shkrim dhe profesionet e disa prej protagonisteve jane te trilluar)
( dimer 2006)
©artangjyzelhasani