2.3.09

Jo rastesisht perseri

Ndoshta do ridashurojme njeri-tjetrin
perseri
une...nje tjeter-UNE,
ti...nje tjeter-TI
dhe udhet ku nuk shkelem dikur kur mundeshim
deshmitare hapash behen
kushedi...

Ndoshta nje dite une behem peme
dhe ti udhetare e lodhur e hijes se munguar,
ndoshta nje dite une behem rrenje
dhe ti lulja qe do celesh shpenguar,
ndoshta nje dite ti behesh flake
dhe une hiri qe zjarrin puth,
ndoshta nje dite ti behesh fjale
dhe une dridhje e tendes buze,
ndoshta nje dite behem veshtrimi
i syrit tend pa lote,
ndoshta nje dite behem edhe endrra
e gjumit qe ti po fle sot...

Ndoshta do ridashurohemi nje dite
kushedi
une...nje tjeter-UNE,
ti...nje tjeter-TI,
dy te panjohur rasti,
por jo rastesisht perseri...