2.3.09

Fundja c'rendesi ka...

Erera qe vetveten larg
shume larg e fryne...
kujtime...
kujtime qe iken tutje pa ditur kurre se ku...
njerez qe dashurite e vjetra
per te rejat lane...
erera...
kujtime...
dhe njerez...
i paskam sonte ketu...

Dhe gjethe...
o Zot...sa shume gjethe neper kembe...
neper sy...
neper ajer...
neper endrra...
neper eklipse...
neper vargje ngecur si fjalet nder dhembe...
te vyshkura...
te gjelberta...
te perbaltura...
gjethe "miss"-e...

Isha une zjarri ku dhjetra zemra u dogjen
perveluar...
por isha dhe hi nga kemba mosperfillese
shperndare...
une isha flaka ku fluturat mendjelehta flatrat
percelluan...
por isha edhe tymi syperlotur i asaj qe dikur e quajta
zjarr...

Isha une zemerthyesi zemerthyer...
une isha dashnori...
qe pulebardhat me te dallges shkume gjithmone i ngaterrova...
une isha xhentelmeni luledhurues...
une isha dhe horri...
"cfare la mangut diten Don Zhuani...
e beri naten Kazanova..." ***

Une
djaloshi i tradhetuar prej femrash qe dashuruan aq shume...
une
mjerani i neteve vetmitare henash pa ngjyre poshteruar...
Diell...
shi...
yll...
feksje...
por edhe balte isha une...
ku mbeti vec gjurma e kembeve te zbathura qe iken harruar...

Isha une po c'rendesi ka sot?
Gjerat ne jete vendin e tyre kane zene
dhe per sa kohe qe ne sy nuk me mbeti i patharre asnje lot...
s'dua t'ia di ne c'Panteon zemrat e tyre me kane vene...

Mjeshtri eshte te dish te dashurosh...
te dashurohesh...
edhe te te tradhetojne...
te tradhetosh duhet mjeshteri...
por kryemjeshtria eshte i tradhetuar te mesohesh
te mos falesh kurre urrejtje, por vec dashuri...

Keshtu e ka kjo jete...
e imja...
e jotja...
nuk ke faj ti...
as te tjeret...
as une...
nese mekatarja fajtore ishte dashuria...
le te ngushellohemi qe dashuruam aq shume...

Erera qe vetveten larg
shume larg e fryne...
kujtime...
kujtime qe iken tutje pa ditur kurre se ku...
njerez qe dashurite e vjetra
per te rejat lane...
erera...
kujtime...
dhe njerez...
i paskam sonte ketu...

*** varg i huazuar nga Kadare (emrat Gjergj dhe Skenderbe kthyer ne Don Zhuan dhe Kazanova)- shenim i whisper