(proze e vargezuar jo edhe aq poetike)
Puthja e ndaluar zgjati vec nje cast.
Kur doli nga hyrja e erret e pallatit ne rruge
iu duk se ishte lakuriq:
kish harruar te mbulonte faqet e skuqura
dhe buzet e zhuritura
dhe instinktivisht hapi iu lekund
dhe perseri instinktivisht vuri canten ne fundbarkun e saj...
U step nje cast por...
pastaj u kujtua qe nen pallton e rende ishte
pa mbathje....
pastaj u kujtua qe ishte e diele.
pastaj iu kujtuan me rradhe....
avujt e ngrohte qe dilnin nga buket e sapopjekura...
tava me mish qe piqej ne furre...
dhjami i perzhitur gjysem tym e gjysem rrjedhje...
llera e fuqishme e kasapit evgjit qe shqyente ne mes me hanxhar nje meshqerre fare prane gjinjve te nje amvise supezhveshur...
flegrat e shqyera dhe shkuma qe ndriste mbi gojen e nje hamshori
ndersa freri i hekurt ndrinte mes dhembeve te medhenj...
djersa e kafenjte ne vithet e peles prane tij...
nje cift te sapomartuarish qe putheshin mbi karrocen e zbukuruar plot lulekuqe...
nje rrekeze qe pik-pik rridhte nga nje cezem e vjeter ne ane te trotuarit...
rromuze dhe veshtrime pleqsh te tespinjte ne kafenete buze rruges...
Pastaj iu kujtua
dielli i ngrohte qe thante mbathjet e Maries nje kat me poshte cdo te diele...
te dielat kur mbathjet e Maries thaheshin nen diell nje kat me poshte...
dhe telat...telat...telat...
tela pa fund e pa fillim ku vareshin
te dielat,
diejt
dhe mbathjet e saj...
Dhe pastaj nisi te ece me hapin e saj te sigurte
duke menduar:
"Mire e ka Maria qe pallohet te dielave...
E diela eshte lakuriqja e javes."