2.3.09

Gruaja para pasqyres

Asaj i pelqen te mos ua marre frymen gjinjve
ndersa per te milionten here mberthen mundimshem sytienat...
asaj i pelqen qe kerthizen e saj ne lule ta shndrroje pranvera
ndersa bluzen dhunshem ul mbi mbathjet...
asaj i pelqen qe kofshet ndjellese rrezja e ketij mengjezi t'ia gudulise,
ndersa si zakonisht vesh xhinset... keto tirqe te modes...
asaj i pelqen qe beli i saj lakuriq te preket padashur nga nje dore e dridhur,
ndersa me nervozizem mberthen rrypin e pantallonave...
asaj i pelqen qe gushen t'ia rrenqethe fryma e te panjohurit,
ndersa shallin rreth qafes prangos...
asaj i pelqen...te rrije lakuriq dhe lekures t'i mbillen qindra veshtrime,
ndersa pallton e rende mbi trupin e saj hedh...
asaj i pelqen....jo...tashme nuk i pelqen asgje...
tashme eshte duke ecur ne rrugen e mbushur plot njerez te veshur
ndersa rrezet e diellit i nenqeshin pasqyres..