3.3.09

Dremitje

...dhe vjen nje cast kur dashuria ka dremitjen e saj
prane oxhakut ku pasionet digjen...
mace hiri pa zot ne pritje te nje dore qe do trazoje
uret e tymosura pa flake...

mund te jete nje dore...
mund te jete nje fryme...

dashuria dremit shkujdesur si nje grua e divorcuar
me vithet kthyer nga ngrohtesia
pa vrare mendjen se cfare e ngroh pasketaj...

ne te dy pergjojme gjumin e njeri tjetrit,
ndersa Yll' i Mengjezit vjedh gjumin tone...

mund te jete nje dore...
mund te jete nje fryme...
por mund te jete edhe nje shkulm i forte ere
qe fryn nga dritarja gjysem e hapur...

Ta mbyllim dritaren ?
Po xhamit te thyer si do ia bejme ?