Të përkasësh do të thotë...
Të përkasësh do të thotë
të jesh bima që rrënjët brenda shkëmbit vdes
dhe jo lulja në vazo që sallonin zbukuron…
të jesh dallga që bregut formë i jep
dhe jo shkuma që mbi valën qëndron…
të jesh zjarri që gjithmonë prushin ndez
dhe jo flakë ku digjen fluturat krahëshkruar…
të jesh pëshpërima e parë cdo mëngjez
dhe jo rënkim i mbytur i natës së shkuar…
të jesh fryma e vetme që mushkëritë e tjetrit mbush
dhe jo puthja e radhës vdekur përmbi buzë…
të jesh prekja që pashmangshmërisht kërkon edhe nesër
dhe jo turbullirë e ëmbël qe shkon dhe vjen si muzë…
……………………………………………………….
E vështirë të përkasësh…e vështirë…
sigurisht të kesh dikë është shumë më e lehtë…
por vec udhekryqet e jetës ta mësojnë më mirë
ndryshimin mes “te kesh” dhe "përket”…