Kush është armiku?
Një jetë të tërë luftoj...
me trupin plot plagë...
Po ku është armiku im?
Kështjellë...armë... vallë ka?
Zemërimin e tij cili gjak e ngroh?
E vrava apo më vrau?
Kufomën ku e la?
Pranë fushës së betejës
asnjë varr nuk shoh...
Fundja...kush është armiku?
Ndoshta ai s'është më
dhe lufta ka mbaruar...
ndoshta ai kurrë s'ka qenë
dhe me kot une paskam luftuar...
..............................
Apo vallë ai jam unë
betejash tjetërsuar...?