19.12.08

Leksion i ri për zogj të vjetër...

Leksion i ri për zogj të vjetër...

Një ditë do neveritesh
edhe nga liria...
në qiejt e pafund
ku nuk i përket askujt...
fluturimesh pa emër
do të të lërë fuqia
dhe kënga do të të tretet
shurdhërisë së gjithkujt...

Liria pa fund
është një e re robëri...
pafundësia është kurthi
që çastin vret...
më mirë një kafaz
ku porta hapur rri...
sesa qielli i pafund
ku askush s'të pret...