DEMOKRACIA ALLA SHQIPTARCE
Hej,vajzë e brishtë!
Të zunë njëherësh të gjithë.
Të puthën,
të përqafuan,
të dashuruan,
të kafshuan,
të rrahën,
të përdhunuan.
Hej,vajzë e brishtë!
Të zunë njëherësh të gjithë.
Pleqtë më të egër se të rinjtë,
si manjakë të shqyen.
Të rinjtë më të etur se pleqtë,
keqazi të shkërdhyen.
Hej,vajzë e brishtë!
Të zunë njëherësh të gjithë.
Të mbarsën të gjithë.
Të dëshiruan të gjithë.
Të harruan të gjithë.
Të mbarsën e ti linde një foshnjë.
S’ishte e bukur,
(E si mund të ishte?)
Megjithatë…
ishte një foshnjë.
Tashmë ti je lehonë.
Baballarët e foshnjes masturbojnë
në pritje të ringjalljes tënde
dhe përpiqen që foshnjes së paligjshme
t’i vënë një emër.
(1998)