18.12.08

Sikur...

SIKUR...

Sikur dashuria ime të ishte
veç e imja...
do të ta falja ty,
sikur ëndrra ime të ishte
veç e imja...
do të ta dërgoja ty,
sikur lumturia ime të ishte
veç e imja...
do ta ndanim të dy,
sikur malli im të ishte
veç i imi...
do te ishte per ty,
...........................................
Nëse më pranon përgjysëm....
merrmë,
por...
fluturimi do të jetë gremisje
e vërteta do të jetë gënjeshtër
ecja do të jetë zvarritje
dhe unë do të jem një tjetër.