Ftohja globale
Në Toronto kur bie dëborë vetëm fëmijët e emigrantëve luajnë me topa bore.
Xhorxhi i vogël pasi mbaron së lexuari mësimin e ri që bën fjalë për ngrohjen globale, lë tastierën dhe me lot në sy i lutet së ëmës
“Plssssssss mom…të shkoj edhe unë të loz me dëborë! Plsssssss! Ja të gjithë fqinjët po luajnë, Ahmeti, Rodriguez, Jeng Zhija, Svetlana...aty janë të gjithëëëë…plssssss mom...të shkoj të luaj edhe unë me dëborë!”
Zonja Markham e qorton me një vështrim britanik të birin dhe pa i lëvizur asnjë nerv në fytyrën e akullt i premton që javën tjetër do e çojë në kopshtin zoologjik të shohë pulën dhe gomarin.
Oh c’mon mom…babai më ka premtuar që do shoh edhe kalin!”
“Kalin kur të rritesh!”