Përderisa...
Përderisa është shpirti që papritur
femrën në ujëra të tjera e hedh...
përderisa është rrahja e zemrës që papritur
aq drithërueshëm qënjen e saj dredh...
përderisa është lëkura që papritur
rrënqethet nga prekja paralizuese e tjetrit...
përderisa është filizi i ri që papritur
mbin aq fuqishëm në rrënjet e të vjetrit...
përderisa anën tjetër të hënës
ende s’e ka parë askush…
përderisa poleni i jetës
shkretëtirat e vdekjes mbush…
përderisa dita ka agim, dhe nata muzg
e muzgu s’është tjetër vecse hije e ndrojtur agimesh
përderisa heshtja është më e ngrohtë
se cdo diell rrëfimesh…
përderisa gjinjtë e saj të vakët papritur
djegin nën puthjen e huaj...
përderisa aq papërballueshëm
të rilindë dëshiron...më thuaj...
përderisa...përderisa...
miliona “përderisa” te mua...
vallë ka më kupim kur kurvë
apo putanë asaj femre i thua?