16.12.08

Shpjegim i Ligjeve të Mërfit një virgjëreshe…

Shpjegim i Ligjeve të Mërfit një virgjëreshe…

E sjell ndërmend atë të shtunë…
(e si mund ta harroja?)
e mrekullueshme si një seks i ndyrë
me një hënë magjike…më tërheqëse
se të gjitha femrat në errësirë…
i lumtur e i qetë pranë saj
për sa kohë që nuk e dashuroja…

Ia tregova i ngeshëm e plot dëshirë
që virgjëria është sëmundje e kurueshme...
që sperma nuk është rrëshirë...
që dashuria është kimi dhe seksi fizikë…
që kur një femer fillon të kuptojë dashnorin
pason vec heshtje dhe frikë….
I shpjegova që meshkujt janë aq të ndryshëm
si udha që ndjekin përrenjtë
por shtrati i pasigurtë i dashurisë i bashkon
të mëncurit me budallenjtë…
I shpjegova që një grua kurrë
nuk harron ata me të cilët ka fjetur...
ndërsa të vetmet që kujton një burrë
janë femrat që ia lanë të ngrehur…

Të gjitha cudirat ia thashë atë natë…
(rast më të mirë nuk kishte:
më pas do të ishte e lodhur…
ose e clodhur shumë do të ishte…)

Pastaj lakuriq iu shfaqa unë...
zog' i saj dridhej nën këmishë…
u shqepëm në seks atë të shtunë
dhe të dielen u rrëfyem në kishë….