15.12.08

Raporti autor- konsumator i letersise ne virtualitet ( vezhgim)

Marr shkas per keto shenime nga nje maratone komentesh virtuale per temen time “Poeme e hapur nje kandidati per lexues” ne nje blog kolektiv shqiptar. Me keqardhje vura re qe kandidatet per lexues te asaj teme perbenin shumicen dermuese te komentuesve. Nuk u moren aspak me poezine dhe ate qe ben te tille nje krijim letrar, nuk u moren aspak me anen letrare apo artistike te poemes, nuk u moren aspak me vleren apo antivleren letrare te saj, por u moren me autorin.
Disa prej tyre me nje egersi te pajustifikuar patologjike. Teper absurd dhe qesharak zelli i tyre.
Pse i riquaj kandidate per lexues dhe cfare kuptoj une me kandidate per lexues?
I quaj te tille sepse poema e ka te shkruar qarte qe ne titull dhe ne shtjellimin e saj qe nuk i drejtohet aspak lexuesit, sic abuzojne deri ne neveri te perseritur jo vetem disa komentues, ( por edhe disa autore apo njerez qe pretendojne te merren me krijimtari mes tyre te cilet nese do gjykoja nga “verberia’ e tyre per te mos lexuar qarte apo per te mos dashur te lexojne qarte qe ajo eshte nje “poeme e hapur per nje KANDIDAT PER LEXUES” dhe aspak per Lexuesin) i bashkohen grupit te lartpermendur..
Shenjestra e asaj poeme eshte qartesisht KANDIDATI PER LEXUES dhe aspak Lexuesi. Cdo tentative e deshperuar e disave per t'ia ndryshuar shenjestren asaj poeme eshte MASKARRALLEK!
Perse valle tjetersoni dhe deformoni ate qe une si autor e kam shkruar aq qarte?
Me cfare kurajo intelektuale sajoni nje te paqene dhe mbi ate baze ndertoni piramidat e spekullimeve tuaja?
Pikerisht deformime te tilla te qellimshme ju bejne kandidate per lexues, gje qe e deshmuat qarte se jeni. Deshmuat aq qarte qe keni akoma rruge per te bere deri sa te fitoni statusin e lexuesit.

Kandidate per lexues nuk jane ata qe nuk pelqejne krijimtarine e autorit, sic spekullohet qellimshem dhe vendosmerisht nga njejti grup komentuesish. Preferencat personale artistike nuk jane aspak metri me te cilin une si autor i ndaj konsumatoret e krijimtarise sime ne lexues (ata qe e pelqejne krijimtarine time) dhe kandidate per lexues (ata qe nuk e pelqejne kete krijimtari). E theksoj se eshte nje spekullim shume i rendomte nga ana e te njejtit grup komentuesish. Nuk ka asnje rast kur une te kem etiketuar me kete togfjalesh “kandidat per lexues” dike qe mund te kete shprehur nga pozicioni i lexuesit (dhe jo i zaberhanit) mospelqimin e tij per ndonje krijim letrar timin. Do te ishte shume qesharake dhe e padenje kjo gje.

Gjithashtu nga komentues te ndryshem u keqinterpretua qellimshem ideja e poemes duke i mshuar idese se autori sulmon ata lexues qe nuk e kuptojne, duke vene ne dukje gjoja nje ankim te autorit “qe nuk ia kuptojne vargjet”. Edhe kjo eshte e pavertete dhe nuk del askund nga vargjet e asaj poeme. Jo te dashur komentues. Une si autor fatmiresisht kurre nuk kam pasur probleme te moskuptuarit nga lexuesit fale faktit qe nuk shkruaj ne gjuhen e Ezopit apo ne menyre kriptike. Nuk kam ndermend te bej shpjegimin artistik te poemes, pasi nuk eshte aspak misioni im ai shpjegim. Nje poezi qe ka nevoje te shpjegohet per vlerat artistike nga vete poeti nenkupton nje poezi qe ka deshtuar te arrije te trokase te disa konsumatore te letersise, ashtu sic ka arritur te trokase te disa te tjere. Kjo eshte mese normale dhe fiziologjike ne boten e artit meqe behet fjale per nje bote ndijimesh dhe perceptimesh personale e individuale te ndryshme nga njeri te tjetri. Arti letrar, vecanerisht poezia, nuk eshte artikull gazetaresk dhe nuk mund te trajtohet si i tille edhe pse fatkeqesisht shume e lexojne si te tille, dhe nga ana tjeter ne disa raste serviret edhe nga autore te ndryshem si i tille. Por kjo eshte nje teme tjeter qe nuk do trajtohet ne keto shenime.

Dikush tjeter, me sakte nje komentuese qe mesa shoh rreket te beje shkrimtaren, nderkohe qe deshmon qe nuk di te beje akoma lexuesen, shqetesohet ne menyre te perseritur per “aresyen e mllefit te autorit ndaj lexuesit”. Aty nuk ka aspak mllef , por ka nerv, nerv artistik. Ajo poeme eshte nje poeme dashurie per lexuesin, eshte nje poeme qe synon te sensibilizoje konsumatoret e letersise nga risku i te qenurit kandidate per lexues ose jolexues, lexues te keqinj, etj mund te vazhdoja me sinonime te tjera qe ne thelb kane te njejten dukuri: ate te kandidatit per lexues.

Po cfare eshte ne thelb kandidati per lexues i cili akoma nuk eshte bere lexues?
Kjo kategori konsumatoresh te letersish jane ata qe:


- tjetersojne dhe deformojne qellimshem nje krijim letrar origjinal me qellim denigrimin e autorit dhe te krijimit te deformuar nga vete ata. Shkaqe te kesaj shtyse primitive ne boten virtuale ka shume duke filluar nga inatet dhe ger-meret personale e deri te zilite, skuthlleqet dhe shpirtvogelsite te cilat ne fund te fundit nuk jane ndonje gje e habitshme per qenien njerezore.
- komentojne autorin dhe jo krijimin artistik te tij
- komentojne njeriun qe eshte pas autorit dhe jo krijimin artistik
- perdorin ton dhe fjalor rrugaceror, provokues dhe fyes kundrejt autorit ne komentet e tyre
- ata qe me vetedije nuk marrin mundimin te lexojne nje krijim artistik ARTISTIKISHT
- ata qe nuk ia kane haberin nga letersia dhe qe nuk kane asnje interes letrar (gje qe e deshmojne me pranine e tyre si komentues ne temat letrare vetem kur ne to shfaqen shenjestrat e tyre te paracaktuara si “viktima”)
- ata qe si kalimtare “hedhin nje gur” ne lumin e komenteve per te turbulluar edhe me shume ujerat qe ne temat letrare te virtualitetit random rrjedhin ne drejtime aspak letrare ose sic quhen ndryshe ne virtualitet “prishesit e temave”

Po a humbet gjesendi autori apo vepra e tij letrare nga nje kategori e tille konsumatoresh virtuale? Sigurisht nuk humbet asgje. Ashtu sic nuk perfiton asgje. Autorit i vlejne ne nje fare mase vetem opionionet e lexuesit, e theksoj te lexuesit ( dhe aspak te kategorive te tjera konsumatore te germave), sidomos ato qe jane opinione kritike dhe jo me superlative. I vlejne ne kuptimin qe mund te ndryshoje kendin e te veshtruarit te atij krijimi qe ai e ka pare nga nje pozicion personal, por nuk i vlejne (sic spekullohet) per te rishikuar nje krijim te perfunduar e per ta ripunuar meqe keshtu mendon X apo Y lexues. Aq me keq kur X-et dhe Y-et jane qindra apo mijera.

Marredhenia autor- konsumator i letersise qofte ne realitet, qofte ne virtualitet ka nevoje per nje minimum te domosdoshem ndershmerie reciproke. Pergjithesisht dhe nga vete natyra e statusit te tyre autoret jane te ndershem kundrejt konsumatoreve virtuale te letersise pikerisht me gjestin e publikimit te krijimtarise se tyre letrare. Edhe konsumatori virtual i letersise duhet te demonstroje ndershmeri ne te lexuar, dmth ne afrimin drejt asaj qe ka shkruar autori, drejt mesazhit qe percjell ose perpiqet te percjelle autori (ndonese nganjehere nuk arrin ta percjelle sic duhet dhe kjo gje nuk eshte as krim e as mekat). Ne hapesiren virtuale e cila pothuajse ne dekaden e fundit mbizoteron “tregun” konsumator te letersise kerkohet akoma me shumje ndershmeri nga kandidati per lexues qe merr persiper te komentoje nje krijim letrar. Moralisht eshte i detyruar ta beje kete gje nga fakti qe perderisa autori eshte i shpalosur me emrin e tij, me vepren e tij letrare (e cila pergjithesisht paraqet copeza te shpirtit te autorit ) falas e pa asnje shpenzim per lexuesin, edhe kandidati per lexues qe eshte i fshehur pas nje nickname, praktikisht nje person virtual anonim, nuk duhet te perfitoje nga anonimati i tij per te sulmuar dhe denigruar ate krijim letrar qe ka marre persiper t'i beje komentin. Pra duhet Fair Play. Perderisa autori e ben kete fair play, perse jo edhe ti si konsumator virtual i letersise?

Qarkullon shpesh nje mentalitet i cuditshem mes konsumatoreve virtuale te letersise. Ata mendojne se autori i sjell krijimet e tij ne virtualitet apo neper forume per t’u certifikuar nga komuniteti i konsumatorve te letersise virtuale. Kjo eshte jo vetem gabim, por edhe absurde. Autori ndan me ty krijimin e tij, sic ndajme me nje mik, me nje te njohur apo edhe me nje te panjohur nje pakete cigaresh, nje kafe apo nje kohe te lire. Per me shume qe autoret ndajne me te panjourit ART, artin e tyre aq sa vlere te kete. Pra eshte nje qasje miqesore, nje xhest shume fisnik nga autori publikimi i krijimtarise se tij falas ne internet. Nje xhest qe te pakten nuk duhet perdhosur nga nje kategori konsumatoresh te papergjegjshem te letersise.

Mendoj se duhet nje reagim ndaj dukurise se “kandidateve per lexues” ndaj edhe shkruajta keto rreshta. Procesi i shndrrimit te nje kandidati per lexues ne lexues eshte nje proces i gjate qe kerkon kohe, sic eshte i tille edhe procesi i shndrrimit te nje kandidati per autor ne autor, e me pas nga autor i panjohur ne te njohur, nga autor mesatar apo medioker ne autor te mire, shume te mire apo brilant.
Une nuk besoj se ka lexues te keqinj apo autore te keqinj. Ka autore qe na pelqejne ose jo, por kjo nuk i ben ata autore “te mire” apo autore “te keqinj”. Besoj se ka kandidate per lexues dhe kandidate per autore, sic ka gjithnje nje fillim Pasi kalohet ky stad gjithshka tjeter eshte vecse shume arithmetike vleresimesh individuale te lexuesve ndaj veprave letrare te autoreve. Koha dhe energjite e shpenzuara ne lexime dhe krijime, cilesia e certifikuar e letersise qe konsumon ( letersia ka filluar qe 7000 vjet me pare me Epin Gilgameshit e ne shekuj ka prodhuar korifenj te artit dhe mendimit letrar te cilet nje krijues profesionist, nje pretendues, nje kandidat per autor duhet t’i kete vizituar prej kohesh me statusin e lexuesit te vemendeshem), vullneti, talenti dhe deshira jane mjetet me te cilat realizohet te qenurit krijues dhe lexues.
Edhe dicka tjeter ne fund te ketyre shenimeve te detyruara. Dikush pyeti nese artistet jane qenie superiore. Sigurisht jo. Por Artistet jane ca njerez qe dine te bejne me mire se disa te tjere Artin pasi jane pajisur nga natyra me dhuntine perkatese, kush me shume e kush me pak, e per me tej jane pajisur edhe me nje dhunti tjeter, ate te te pasqyruarit te kesaj dhuntise-talentit ne publik me mjetet shprehese te vete artit.
Ashtu si muratori qe di me mire se te tjeret te ndertoje, ashtu si arkitekti di me mire se te tjeret te projektoje, ashtu si mjeku dine me mire se te tjeret te mjekoje, ashtu si bujku qe di te merret me bujqesine me mire se kushdo tjeter, ashtu edhe artisti, piktori, muzikanti dhe poeti sigurisht dine me mire se te tjeret te bejne art.
Pra nuk jane qenie superiore, por jane qenie te ndryshme nga disa te tjere ne nje bote ku te gjithe jemi te ndryshem, si nga aftesite ashtu edhe nga mundesite.
Edhe nje here e perseris qe ajo poeme eshte njekoheshem per ata qe dine ta lexojne artistikisht edhe nje poeme dashurie per lexuesin me te cilin prej shume vitesh shkembej dashuri dhe respekt reciprok si ne realitet ashtu edhe ne virtualitet. E theksoj: per Lexuesin. Per ate lexues qe e falenderoj gjithnje me mirenjohje.
Duke perfunduar keto shenime shpresoj qe te kem kontribuar sadopak ne uljen e numrit te kandidateve per lexues qe fatkeqesisht perbejne akoma shumicen dermuese te konsumatoreve te letersise ne virtualitet. Jane shenime sensibilizuese dhe aspak luftarake.