16.12.08

Fundfillim

Fundfillim

Plakem dhe për fatin tim të keq nuk jam djath e as verë…
Dashuria kuron pleqërinë,
por fëmijë nuk e dija që arti i mbarimit është
më i madhi i të gjithë arteve,
i vetmi me vlerë…

Kur rritesh mëson se dëshira për dëshira
e ka emrin mërzi...

Mërzia lind vetminë e kjo dhimbjen….
Dhimbja kalon, por bukuria mbetet
e përsëri nis dëshira ku fundi të duket fillim…
pikënisje në rrethin që mungon…