16.12.08

Fluturim i ulët

Fluturim i ulët...

Kur avionët fluturojnë ulët mbi shtëpinë tënde…
dhe zhurmë e motorrëve tund kremastarët bosh…
kur uturimë e tyre drithëron diskun e vjetër që po luan
dhe gjethe e degë përdhe oborrit çmënd…
kur hije e tyre zezon qiejve të bardhë
dhe frymëmarrjen natës tënde ia vështirëson…
kur krahët e tij përkëdhelin gjinjtë e qiellit
dhe mbi ëndrrën tënde si orkide të etura këputen…
kur helikë e tij grin pa mëshirë heshtjen tënde
dhe fluturat t’i huton…
kur me lëmshe të zjarrtë pistën e ftohtë puth...
unë e di që atë çast vjen
zgjimi;
trëmbesh…
përpëlitesh...
zgjohesh…
djersitur orgazmon…
..........................
dhe s’është veçse fillimi…