R.
U mësova prej vitesh me mungesën tënde,
siç u mësuan letrat e mia me emrin tënd,
ëndrra me përfytyrimin tënd,
telefonatat me zërin tënd,
pritja me mosardhjen tënde,
vetmia me vakuumin tënd.
Kur të jemi pranë
do më mungojnë shumë
letrat,
ëndrra,
telefonatat e largëta,
pritja,
vetmia.
.....................
A thua do të mësohem ?
(1992)