14.12.08

Ne mejhane

Në mejhane...

Mejhanja tym...
mbi vozin e vjetër
aty le të rrimë...
Usta..dy krika birrë...
sill edhe një tjetër...
edhe dy bërxolla...
(po munde edhe një vrimë...)
të këndshme...të ngrohta...
si shalët e holla
të kurvës që sot
në prehërin tim lodron
e nesër që pa gdhirë
e kafshuar molla
nuk do i bjerë në sy
atij që heshtur shkon...
Na vër dhe një çikë muzikë
violinë cigane...
ngrihu jevga ime...
jevgë e rrallë azgane
tundi gjinjtë e tu nën mustakun tim
dhe djersën mes tyre do e pi me fund
do të të puth zhuritshëm....
do të të kafshoj në fyt....
Pi ...akoma pi...
pi.. edhe lëpij...
do bëhem jevgu yt...
Hej usta...usta...
mes tymit na shkoi jeta...
gënjyem... na gënjyen...
së prapthi prap' xhaketa...
dhe prap' në rrugë të madhe
eh... dynja me halle...
ashtu siç na rrëfyen...
në stilin rus ruleta...
vjen dhe prap' shkon...