14.12.08

Ne dhe fëmijët tanë

Ne dhe fëmijët tanë

--------------------------------------------------------------------------------

Sonte le të flasim për fëmijët tanë, e dashura ime...
Ata nuk e dinë që edhe ne jemi fëmijë si ata vetë...
Nuk e dinë që edhe ne kemi frikë të flejmë vetëm....
që edhe ne i duam pranë lodrat tona...
që edhe neve na pëlqen të luajmë me lodrat e të tjerëve...
që edhe ne i duam përkëdheljet dhe zërin e ngrohtë...
që edhe ne presim çdo mbrëmje përrallën e rradhës...
që edhe ne e humbasim shpesh rrugën për në shtëpi...
që edhe ne gënjehemi po aq lehtë sa ata...
që edhe ne gabojmë dhe themi "më fal" më shpesh se ata...
që edhe ne besojmë se përtej horizontit nuk ka asgjë tjetër...
që edhe ne akoma i vizatojmë shtëpitë me dyer të mbyllura...
që edhe ne akoma presim dhuratën e Santa Clausit...
.................................................. .....................................
Ah sa shumë gjëra tonat nuk dinë ata...!
Madje nuk e dinë që ne nuk kemi lindur akoma...
.................................................. ........................................
Eja të ndjehemi më të vegjël se fëmijët tanë, zemra ime...!