Origjina e fjales “sadist” vjen nga emri i Markezit de Sade
Markezi De Sade - Jeta dhe Vepra e tij
________________________________________
Donatien Alphonse François de Sade, Marquis de Sade ( 2 Qershor 1740 – 2 dhjetor, 1814) ishte nje aristokrat francez , revolucionar dhe autor i shume pornografive filozofike e shpesh te dhunshme.
Ai ishte nje filozof i lirise ekstreme, i cliruar nga normat e moralit, fese dhe ligjit, me qellim te vetem ndjekjen e kenaqesive personale.
Sade u burgos ne shume burgje dhe cmendina per rreth 32 vjete:
11 vjet ne Paris (10 nga te cilet ne keshtjellen-burg te Bastijese, nje muaj ne Conciergerie, 2 vjet ne nje keshtjelle, nje vit ne Madelonnettes, 3 vjet ne Bicêtre, nje vit ne Sainte-Pélagie, dhe 13 vjet ne cmendinen e Charenton. Shumica e veprave te tij jane shkruar ne burg. Termi sadist buron nga emri i tij.
Femijeria dhe edukata arsimore e Sade
Sade u lind ne Condé palace te Parisit. Babai i tij ishte konti Jean-Bastiste François Joseph de Sade. Nena e tij , Marie-Eléonore de Maillé de Carman, ishte kushurire e larget dhe zonje nderi e princeses se Conde.
Per breza me rradhe pjestaret e familjes Sade ishin ose konter ose markeze dhe nje nga familjet me te vjetra aristokrate te Frances.
Ne femijerine e hershme Sade u edukua nga xhaxhai i tij, abati de Sade. Me vone ndoqi kolegjin jezuit (nje shkolle meshkujsh kjo) dhe ne vazhdim ndoqi karieren ushtarake. Ai sherbeu ne Luften Shtatevjecare si kolonel i nje regjimenti kaloresie.
Kur u kthye nga lufta ne vitin 1763 kerkoi doren e vajzes se nje gjykatesi te pasur, por kjo kerkese u refuzua nga i jati i vajzes i cili gjithsesi i ofroi Sades per grua vajzen e madhe te tij Renée-Pélagie de Montreuil, po ate vit. Cifti lindi dy djem dhe nje vajze.
Pasioni i tij i perjetshem per teatrin ra ne sy kur ne vitin 1766 ai ndertoi nje teater privat ne keshtjellen e tij ne Lacoste te krahines se Provences.
I jati i tij vdiq ne janarin e vitit 1767.
Skandalet dhe burgosjet e shumta
Thuhet qe Sade beri nje jete private skandaloze te lirise ekstreme i rrethuar gjithnje nga prostituta dhe sherbetore nga te dy sekset ne keshtjellen e tij ne Lacoste. Nder te tjera, per shume kohe ai kishte te dashur zyrtare motren e gruas se tij, Anne-Prospere, e cila ishte ftuar te jetonte ne te njejten keshtjelle.
Nje nga skandalet e para te medha te Sade ndodhi te shtunen e Pashkeve te vitit 1768, kur ai siguroi sherbimet seksuale te Rose Keller e cila nuk dihet nese ishte apo jo prostitute. Sade u akuzua se e kishte rrembyer, burgosur ne keshtjellen e tij te Arcueil, duke e abuzuar seksualisht dhe fizikisht ate.Gjithashtu ai u akuzua edhe per blasfemi e cila ishte nje akuze teper e rende ne ate kohe. Keller u arratis nga keshtjella e Sade me ane te nje carcafi duke zbritur nga dritarja e katit i dyte te keshtjelles. Nderkohe e vjehra e Sade kish siguruar nga mbreti nje dekret qe udhezonte arrestimin dhe burgosjen e Saden pa procedura gjyqesore, dekret qe me vone u kthye ne nje katastrofe per te ardhmen e Sade.
Duke filluar nga viti 1763, Sade jetoi kryesisht ne Paris dhe ne rrethinat e tij. Shume prostituta pariziene u ankuan per keqtrajtimin qe u bente Sade dhe keshtu autoritetet policore e vune ne survejim te plote markezin e ri. Pas disa burgosjeve te shkurtera, ne vitin 1768 Sade u izolua ne keshtjellen e tij ne Lacoste.
Ne vitin 1772 ne Marseje Sade bashke me kryesherbyesin e tij Latour u perfshine ne nje ngjarje helmimi jovdekjeprures te disa prostitutave me aphrodisiac Spanish fly dhe akte sodomie. Dy burrat u aratisen per t’i shpetuar denimit me vdekje ne mungese. Ata iken drejt Italise. Sade mori me vete edhe kunaten e tij- kohe kur edhe nisi lidhja e tyre erotike. E vjehra e Sade nuk ia fali kurre kete gje dhendrit te saj . Ajo siguroi nga mbreti nje mandat te dyte special arresti kunder Sade. Ky mandat do te mund ta conte Saden drejt e ne burg pa asnje gjykim nga gjykata.
Sade dhe Latour u kapen dhe u burgosen ne keshtjellen e Moilans ne fund te vitit 1772, por kater muaj me vone u arratisen nga burgu.
Me vone fshehurazi u kthye ne keshtjellen e tij ne Lacoste ku u bashkua me gruan e tij e cila I sherbeu me devotshmeri. Ai punesoi nje grup vajzash te cilat ne vazhdimesi ankoheshin per keqtrajtimet seksuale qe u bente markezi ndaj edhe largoheshin vecse pak dite pasi kishin filluar punen si sherbetore te ai. Sade U nis drejt Italise perseri. Gjate kesaj periudhe ai shkroi Voyage d'Italie,( e cila bashke me ditaret e udhetimeve te meparshme te tij nuk eshte botuar kurre ne gjuhen angleze).
Ne vitin 1776 ai rikthehet ne Lacoste, duke perseritur historine e tij tradicionale me sherbetoret e sapopunesuara. Nje vit me vone, ne 1777, babai i njeres prej sherbetoreve u perpoq te qellonte me pisqolle markezin. Fatmiresisht per Saden pisqolla nuk shkrepi.
Po ate vit Sade largohet nga keshtjella me pretendimin se do shihte nenen e tij e cila ne fakt kish vdekur kohe me pare ne Paris. Keshtu e kapin dhe e burgosin ne Château de Vincennes. Sade ia doli mbane qe t’e anullohej denimi me vdekje ne vitin 1778 I cili iu kthye ne burgim te perjetshem deri ne daljen e nje dekreti mbreteror. Perseri arratiset nga burgu, por kapet shume shpejt dhe e kthejne ne te njejten qeli. Ne burg ai u njoh me kontin de Mirabeau i cili gjithashtu shkruante letersi erotike. Por ne fakt te dy kishin antipati per njeri tjetrin. [5]
Ne vitin 1784 burgu i Vincennes u mbyll dhe Sade u transferua ne burgun e Bastijes. Thuhet qe ne 2 korrik 1789 (pra vecse 12 dite perpara shperthimit te revolucionit francez ) ai i bertiti turmes qe ndodhej jashte burgut: “Hejjj, po vrasin te burgosurit ketu brenda! ” , duke bere qe te shkaktohej nje proteste masive nga populli perreth burgut. Dy dite me pas e transferruan ne cmendinen e Charentonit afer Parisit.
Pikerisht gjate kesaj kohe ai pothuajse kishte mbaruar kryevepren e tij Les 120 Journées de Sodome (The 120 Days of Sodom). Per hidherimin e tij te thelle doreshkrimi humbi gjate transferimit per ne cmendine, por Sade e vazhdoi ta rishkruaje.
U lirua nga cmendina e Charentonit ne vitin 1790 duke perfituar nga ligjet e reja te cilat anullonin cdo dekret te meparshem mbreteror. Pak dite me pas gruaja e tij mori divorcin e kerkuar .
Rikthimi ne liri, perfshirja ne revolucion dhe burgosja
Gjate periudhave te shkurtera te lirise, duke filluar nga viti 1790, Sade botoi disa libra te tij me pseudonim. Ai takoi Marie-Constance Quesnet, nje ish aktore dhe nene e divorcuar e nje femije 6 vjecar. Constanca dhe Sade qendruan bashke per tere jeten. Nderkohe Sade ishte bere nje njeri teper obez.
Fillimisht Sade u angazhua me situaten e re politike ne mbeshtetje te Republikes, e therriste veten e tij “ qytetari Sade” dhe arriti te fitonte disa poste zyrtare pavaresisht prejardhjes se tij aristokratike.
Meqe Keshtjella e tij e Lacoste ishte rrenuar dhe plackitur ne vitin 1789 nga sulmet e nje turme hajdutesh ai e braktisi rrenojen dhe u vendos ne Paris.
Ne vitin 1790 ai u zgjodh antar i National Convention (Parlamenti) ku perfaqesonte ekstremin e majte Sade shkroi shume pamflete politike ne te cilat aspironte per implementimin e votes direkte. Sidoqofte fale prejardhjes se tij aristokrate ai jo gjithmone gezonte besimin e revolucionareve qe perfaqesonte.
Si pasoje e akrobacive te tij diplomatike here ne krah te Maratit e herene krah te Robespierit u riburgos dhe I shpetoi per nje qime gijotines, mesa duket si pasoje e nje gabimi administrativ. Gjithsesi kjo formezoi perfundimisht te markezi urrejtjen dhe percmimin e tij kunder denimit me vdekje.
U lirua nga burgosja e rradhes ne vitin 1794, menjehere pas ekzekutimit te Maximilien Robespierre qe shenoi fundin e Rregjimit te Terrorit.
Ne vitin1796, ai shiti keshtjellen e rrenuar te Lacostes. (Kuriozitet: ato germadha te keshtjelles ne vitin 1990 u blene nga dizenjuesi i modes Pierre Cardin i cili cdo vere organizon festivale mode dhe muzike atje).
Burgosja per librat e tij dhe vdekja e de Sade
Ne vitin 1801 Napoleon Bonaparte urdheroi arrestimin e autorit anonim te Justine dhe Juliette. Sade u arrestua ne zyren e botuesit te tij dhe u burgos pa gjyq, fillimisht ne burgun Sainte-Pélagie dhe me vone, meqe kishte filluar te molepste seksualisht te burgosurit e rinj atje e transferuan ne keshtjellen e Bicêtre.
Pas nderhyrjeve nga familja e tij ne vitin 1803 de Sade deklarohet zyrtariasht i cmendur dhe transferohet perseri ne cmendinen e Charentonit.
Ish gruaja e tij dhe femijet pranuan t’i paguanin shpenzimet e pensionit ne cmendine.
Constance u lejua te jetonte me de Sade brenda Charentonit.Drejtori zemerbardhe i cmendines , abati de Coulmier lejoi te luhen disa nga dramat e shkruara nga de Sade, me aktore te cmendurit e burgosur dhe spektatore publikun e gjere te Parisit. Ligjet e reja te vitit 1809 e ridenuan Saden me burgosje ne izolim te plote pa te drejte te perdorimit te pendes dhe letres, ndonese perseri abati Coulmier i siguronte Sades mundesine e fshehte per te shkruar serish.
Ne vitin 1813, qeveria urdheroi ndalimin e gjithe shfaqjeve teatrale te cmendines se Charentonit.
Sade filloi nje histori dashurie me 13 vjecaren Madeleine Leclerc, e cila punonte ne cmendine. Kjo lidhje erotike zgjati 4 vjet deri ne vdekjen e Sade ne vitin 1814.
Edhe pse Sade kish kerkuar qe pas vdekjes kufomen e tij ta digjnin dhe hirin t’ia shperndanin ne ajer, ate e varrosen ne varrezat e cmendines se Charentonit
Kafka e tij me vone u nxorr nga varri per studime phrenologjike ( frenologjia nje shkence e dikurshme qe sot konsiderohet pseudoshkence qe pretendonte percaktimin e mendimeve te njeriut nga forma dhe brazdat e kafkes)
I biri i tij dogji tere doreshkrimet e pabotuara te de Sade duke perfshire edhe vepren shume voluminoze Les Journées de Florbelle.
ja cfare thote nobelisti Oktavio Paz per Sade,vepren e tij dhe kontradiksionin e kundershtite qe mjeshtri i perversionit filozofik la pas vetes se tij ne shekujt qe do pasonin...:
Citim:
The works of the Marquis de Sade arouse strong passions -- readers tend to find his ideas either exhilarating or repugnant, and rarely anything in between. In this thin, dense volume, the Mexican poet and essayist Octavio Paz offers a glimpse at the way his own responses to Sade have evolved over the course of his lifetime. Upon first discovering Sade as a young man, Paz wrote an ''enthusiastic poem,'' but by the time he wrote the essay ''An Erotic Beyond'' nearly 15 years later, he was able to transcend emotion in order to examine Sade not as a pornographer but as a philosopher. Long before Freud, Paz points out, Sade observed that civilization and instinct were at odds. Sade's solution was a cruel ''upside down'' utopia in which strong passions -- in his mind, those of destruction -- held sway.
While sustaining his youthful admiration, Paz, the 1990 Nobel laureate in Literature, proceeds to examine the ontological impossibilities of Sade's thought in a hermetic, occasionally oblique, but ultimately brilliant treatment.
Finally, however, Paz's fascination with Sade wore off. In the 1980's, when Sade had become the rage in the academy, Paz wrote that the infamous libertine was a curiosity but not a great writer or even a great philosopher -- now he found Sade as philosophically tyrannical as the moralists who oppose him, and equally boring.
(pergatiti: whisper)