21.12.08

Mazoka (Masoch) Dhe Mazokizmi

Mazoka (Masoch) Dhe Mazokizmi...
________________________________________
E kemi degjur te gjithe termin "masokist". Po kush ishte personi qe i dha emrin ketij termi?

Leopold Ritter von Sacher-Masoch (27 Janar 1836 – 9 Mars 1895) ishte nje shkrimtar dhe gazetar austriak i cili u be i famshem me historite e jetes Galiciane dhe romane romantike. Termi masochism vjen nga emri i tij.
Gjate jetes se tij, Sacher-Masoch ishte i mirenjohur si njeri i letrave i cili nga disa mendohej si pasardhesi i fuqishem i Getes dhe shpesh e kane krahasuar me Turgenievin. Ai ishte nje mendimtar utopist qe mbarti ide socialiste dhe humaniste ne veprat e tij artistike dhe jo artistike.

Von Sacher-Masoch u lind ne Lemberg, kryqyteti i Mbreterise se Galicise dhe Lodomerise (Kingdom of Galicia and Lodomeria), nje province e Perandorise Austriake. Mesoi te lexoje gjermanisht ne moshen 12 vjecare. Studioi per drejtesi, histori dhe matematike ne Universitetin e Gracit dhe pas diplomimit levizi drejt Lemberg ku u be profesor. Botimet e hershme jo artistike te tij jane kryesisht mbi historine e Austrise. Njekohesisht Masoch i kthehet studimit te folklorit dhe kultures se vendlindjes se tij Galicia. Pak kohe me pas ai braktis pozicionin e mesimdhenjes dhe nis udhen e gjate te shkrimtarit. Brenda nje dekade boton nje sere librash me tregime dhe romane.
Masoch e gjeti shume interesante perberjen e ndryshme kulturore dhe etnike te vendlindjes se tij Galicia. Nga viti 1860 deri ne 1880 ai botoi nje numer te madh vellimesh si Jewish Short Stories, Polish Short Stories, Galician Short Stories, German Court Stories dhe Russian Court Stories.Librat e tij u perkthyen ne Rusi dhe France.
Ne vitin 1869 Sacher-Masoch shkroi nje seri te famshme tregimesh te shkurtera me titull Legacy of Cain qe do te paraqiste pikepamjet estetike thelbesore te vete autorit. Ky cikel tregimesh hapej me nje liber-manifest si The Wanderer nga i cili per here te pare doli ne dukje karakteri misogynist i temave te tij - urrejtja ndaj femrave, nje teme qe u be tema e dashur e tij ne librat qe pasuan. Nga gjashte volume te parashikuara vetem 2 arriten te shkruheshin teresisht.
Nga mesi i vitit 1880 Masoch e braktisi idene e Legacy of Cain. Gjithsesi ne ato dy volume perfshiehn tere veprat me te mira te tij ne vecanti Venus in Furs (1869) qe perben kryevepren e Masoch. Novela e shkurter shpreh fantazite dhe fetishizmin e Sacher-Masoch's, vecanerisht kundrejt femrave dominante te veshura me gezof.
Masoch ne vazhdim te jetes se tij u perpoq te realizonte fantazite e tij me grate dhe sherbyeset e veta.
Ai botonte ne revisten letrare Auf der Höhe Internationale Review (At the Pinnacle. International Review), e cila u botua prej Tetorit 1881 deri ne Shtator te vitit 1885. Kjo ishte nje reviste qe synonte tolerancen dhe integrimin per Hebrenjte e Saksonise, e gjithashtu edhe emancipimin e grave.
Ne vitet ne vazhdim Masoch punoi kunder antisemitizmit me ane te nje shoqate ( Oberhessischer Verein für Volksbildung) qe ai e formoi ne bashkepunim me gruan e tij te dyte, Hulda Meister.

Ne 8 Dhjetor 1869 Leopold dhe mikja e tij Fanny Pistor nenshkruan nje kontrate te cuditshme sipas se ciles Leopold von Sacher-Masoch behej skllav i Fanny Pistor Bogdanoff per nje periudhe 6 mujore, me kusht qe baronesha te vishej vazhdimisht me gezof, vecanerisht kur ajo te ishte e nevrikosur. Sacher-Masoch mori pseudonimin “Gregor”, nje emer tipik i sherbetoreve meshkuj dhe u maskua si sherbetor i baroneshes. Keshtu qe te dy udhetuan me tren drejt Italise. Si personazhet e librit Venus in Furs, ai udhetoi ne nje vagon te klasit te trete ndersa ajo ne te klasit te pare,dhe arriten ne Vencia ku nuk I njihte askush dhe nuk mund te ngjallnin asnje dyshim per lidhjen e tyre te cuditshme.
Ai ushtroi presion mbi gruan e tij te pare, Aurora von Römelin, nje aristokrate me te cilen ai ish martuar ne vitin 1873, ne menyre qe ajo t’u nenshtrohej pervojave te librit kunder deshires se saj. Jeta familjare i ishte bere Masoch-es e padurueshme dhe e merzitshme, keshtu ai u divorcua nga gruaja dhe u martua me ndihmesen e tij.
Ne vitin 1875 Masoch shkroi The Ideals of Our Time, nje perpjekje e autorit per te dhene nje portret te shoqerise gjermane gjate periudhes se lulezimit industrial.
Kur ishte 50 vjec gjendja e tij mendore filloi te perkeqesohej dhe keshtu Masoch i kaloi vitet e fundit te jetes me kura psikiatrike. Sipas raporteve zyrtare ai vdiq ne Lindheim te Gjermanise me 1895; sidoqofte disa pretendojne se Masoch vdiq ne nje azil ne Mannheim ne vitin 1905.[4]
Sacher-Masoch eshte xhaxhai i nenes se aktores se spikatur angleze Marianne Faithfull nga ana e se emes, baroneshes vieneze, Eva Erisso.

Veprat e Masoch:

1858 A Galician Story 1846.
1865 Kaunitz.
1867 The Last King of Hungary.
1870 The Divorced Woman.
1870 Legacy of Cain. Vol. 1: Love. (includes his most famous novella Venus in Furs)
1872 Faux Ermine.
1873 Female Sultan.
1873 The Messalinas of Vienna.
1873-1874 Russian Court Stories: 4 Vols.
1873-1877 Viennese Court Stories: 2 Vols.
1875 The Ideals of Our Time.
1875 Galician Stories.
1877 The Man Without Prejustice.
1877 Legacy of Cain. Vol. 2: Property.
1878 The New Hiob.
1878 Jewish Stories.
1878 The Republic of Women's Enemies.
1879 Silhouettes.
1881 New Jewish Stories.
1883 The Godmother.
1886 Eternal Youth.
1886 Stories from Polish Ghetto.
1886 Little Mysteries of World History.
1887 Polish Stories.
1890 The Serpent in Paradise.
1891 The Lonesome.
1894 Love Stories.
1898 Entre nous.
1900 Catherina II.
1901 Afrikas Semiramis.
1907 Fierce Women.



Sacher-Masoch dhe Masochism

Termi masochism u krijua ne vitin 1886 nga psikiatri austriak von Krafft-Ebing ne studimin e tij me titullin Psychopathia Sexualis:

“ Une e gjej me vend emertimin e kesaj anomalie seksuale "Masochism," sepse autori Sacher-Masoch shpesh bente kete lloj perversioni te panjohur deri atehere nga shkenca, por te pranishem ne librat e tij. Gjate viteve te fundit eshte provuar se Sacher-Masoch nuk ishte vetem poeti i Masochism-it, por edhe ai vete ishte subjekt i kesaj anomalie. Edhe pse une i disponoj keto prova nuk e shoh te aresyeshme t’I bej publike. I hedh poshte akuzat qe me jane bere nga adhurues dhe miq te autorit per perdorimin e padrejte te emrit te tij ne emertesen e kesaj patologjie seksuale. Si njeri Sacher-Masoch nuk mund te humbase ndonje gje nga vleresimet qe i behet nga pasuesit dhe miqte e tij, per shkak te kesaj anomalie te ndjenjave te veta seksuale. Si autor ai shkelqeu ne veprat e tij sa here qe shmangu nga temat e tyre anomaline e seksualitetit te tij personal. Ne kete kendveshtrim Masoch-a mbetet nje shembull i shkelqyer i ndikimit te fuqishem qe jeta seksuale mund t’I shkaktoje mendjes se njeriut, per te mire apo per te keq.”

Sacher-Masoch mbeti i pakenaqur nga ky zhvillim i ri i ngjarjeve. Gjithsesi detajet e jetes se tij private mbeten te pazbuluar ne publik, deri kur ish gruaja e pare e tij, Aurora von Römelin, ne kujtimet e saj i publikoi ato ne vitin 1905 me pseudonimin Wanda von Sacher-Masoch.

(perktheu dhe pergatiti: whisper)