Ditë e lodhshme si një cështje nderi.
Pasditja është kaps.
Qielli ka ngjyrë ndëshkimi.
Në muzg flokëve të tu u vjen era rastësi.
Pastaj vjen nata...
Jo...nata nuk vjen kurrë vetë.
E sjellin forcërisht para meje që e ekzekutoj gjakftohtë me një ëndërr dalëboje.
Kur vjen mëngjesi e gjen shishen time esëll.
Më ka vjellë.