një avion i ulur mbi tel
por jo...
ashtu më qenka dukur...
por jo...
ashtu më qenka dukur...
do ulem edhe vetë më pas…
por këputur tela…fije…
zogjtë nuk kanë ku rrinë
ti asgjëkundi...
balonat jetime…
i lodhshëm pa krahët ky qiell
telagjemba qerpikur syri im
në sqep të retinës strukur
…………………………………….
më duhet një tel dhe dikur
sikur të më shohësh a të të duket…
të të shoh a të më duket sikur...
por këputur tela…fije…
zogjtë nuk kanë ku rrinë
ti asgjëkundi...
balonat jetime…
i lodhshëm pa krahët ky qiell
telagjemba qerpikur syri im
në sqep të retinës strukur
…………………………………….
më duhet një tel dhe dikur
sikur të më shohësh a të të duket…
të të shoh a të më duket sikur...
(6 qershor, 2012)
©Artan Gjyzel Hasani
©Artan Gjyzel Hasani