5.2.16

ALTRUIZMI I EGOIZMIT


të paqëllimtë...të parehatshëm
si gjinjtë në sytiena të blera lirë
hallakaten mendimet në dy gjysmat e trurit
dhe ndjehem i lodhur ndërsa u zë pritë
cdo natë…cdo ditë...
në të njëjtin vend...në të njëjtën orë
diku aty mes rrudhave të mia
aty ku mungesa jote banon…
kam frikë ta vras kujtimin tënd
nuk do kem ku ta varros
dhe krenarilënduar më pas
nuk do mundem të besoj që në të vërtetë
snajperi është i vrari dhe varrin e ka aty…
aty mes ballit tim…

(18 shtator, 2011)
©Artan Gjyzel Hasani