njeriu është vetja dhe vetvetja
njëra nga tjetra dyzuar
çka duket dhe çfarë nuk
pasqyrë binjakesh të rreme
selfie me dy palë duar...
njëra nga tjetra dyzuar
çka duket dhe çfarë nuk
pasqyrë binjakesh të rreme
selfie me dy palë duar...
humnerë e tyre është njeriu
pa e ditur kush e hodhi atje poshtë
në honet e shpirtit gjithnjë gremisur
pa e kuptuar kush tjetra është...
pa e ditur kush e hodhi atje poshtë
në honet e shpirtit gjithnjë gremisur
pa e kuptuar kush tjetra është...
frymën na zë lëkura jonë
rritemi më shumë se ç’duhet
bëhemi dy e më s’na nxë
ai që jemi dhe vetja tjetër
që hijen të njëjtë me ne e lë
dhe s’e dimë kush na bëri
të ndjehemi ngushtë brenda trupit
............................................
e mësojmë veç kur ikim
se të vdekurit gjithnjë janë dy
por varroset vetëm njëri...
rritemi më shumë se ç’duhet
bëhemi dy e më s’na nxë
ai që jemi dhe vetja tjetër
që hijen të njëjtë me ne e lë
dhe s’e dimë kush na bëri
të ndjehemi ngushtë brenda trupit
............................................
e mësojmë veç kur ikim
se të vdekurit gjithnjë janë dy
por varroset vetëm njëri...
© Artan Gjyzel Hasani