1.2.16

O TI QE JE NDRYSHE…


…nga ata të tjerët
ndryshe nga tufa e bagëtisë që bariu mbyll në grazhd
ndryshe nga gomerët, minjtë, hienat, skuthët
ndryshe nga bretkosat, gjarpërinjtë, zvarranikët
ndryshe nga kameleonët, papagajtë dhe majmunët…
ik sa më larg kësaj skote të neveritshme
përpara se të të vjedhin
të të plaçkisin
të të akuzojnë
të të përçmojnë
të të helmojnë
ik përpara se të të qethin
të të krehin
të të lajnë e të të lyejnë
që me ta të ngjasosh
e në mos
të të therin…
ik dhe atyre që në udhën tënde do takosh
mos ua thuaj emrin tim të mallkuar
por tregoju nga vjen e ku shkon
dhe historinë e Deles së Zezë
që u shndërrua në Ujk të Vetmuar…
(3 Janar, 2016)
© Artan Gjyzel Hasani