folëm për ty, për mua dhe për ne,
për vargjet që shkruhen aq bukur,
për avujt që kthehen në re,
dhe për qiejt brenda syve strukur…
për motin, provimet, homoseksualët,
për pellgjet, yjet, horoskopin, retë,
për muzikën, orgazmat, Shtrausin, talebanët
dhe për aromën e bukës që gatuan vetë…
për pemët, gjethet dhe stinët
për çarçafë mes shalëve ngatërruar,
për Lolitat fluturake dhe Marien
(dhe mbathjet e saj pa harruar…)
për fëmijët dhe bashkëshortët,
për të djeshmen mbi të sotmen shtrirë…
për dasmat, gëzimet dhe mortet
e për të ardhmen që lindi e ngrirë…
për rrugët, rrugicat dhe kryqëzimet,
për kujtimet që një hije dritën ua zë,
për Udhën e Qumështit ku janë anulluar takimet
dhe për gjinj ku qumësht s’ka më…
për fjalët që s’shkruhen, por fliten,
për jo-të dhe po-të, të njëjtat ngahera,
për fjalët që dridhen e përdridhen,
edhe për fjalët që dot s’i mori era…
për vargjet që shkruhen aq bukur,
për avujt që kthehen në re,
dhe për qiejt brenda syve strukur…
për motin, provimet, homoseksualët,
për pellgjet, yjet, horoskopin, retë,
për muzikën, orgazmat, Shtrausin, talebanët
dhe për aromën e bukës që gatuan vetë…
për pemët, gjethet dhe stinët
për çarçafë mes shalëve ngatërruar,
për Lolitat fluturake dhe Marien
(dhe mbathjet e saj pa harruar…)
për fëmijët dhe bashkëshortët,
për të djeshmen mbi të sotmen shtrirë…
për dasmat, gëzimet dhe mortet
e për të ardhmen që lindi e ngrirë…
për rrugët, rrugicat dhe kryqëzimet,
për kujtimet që një hije dritën ua zë,
për Udhën e Qumështit ku janë anulluar takimet
dhe për gjinj ku qumësht s’ka më…
për fjalët që s’shkruhen, por fliten,
për jo-të dhe po-të, të njëjtat ngahera,
për fjalët që dridhen e përdridhen,
edhe për fjalët që dot s’i mori era…
folëm aq shumë, sa shumë fjalë, sa shumë…
heshtëm për premtimin që dhamë dikur…
heshtëm për premtimin që dhamë dikur…
(2005)
©Artan Gjyzel Hasani
©Artan Gjyzel Hasani