është në ajër aty pranë
dhe ti s’e sheh...
dhe ti s’e sheh...
pa formë, mbështjellë të ka e bashkë me ty fluturon...
asgjëkundit shkon e vjen si krillat e librave rusë...
si gruaja kur ka mall pa ditur se për çfarë...
e butë...e ngrohtë...re...kashmir a gushë mjellmash
lot avulli mbi qelqin ku fryma vjedhurazi veten dashuron....

i vë dy sy...
një hundë...
dy buzë
flokë prej ari
dhe një zemër që rreh
kërkon ta prekësh,
por s’është më në ajër
as aty pranë,
por ti e sheh...
një hundë...
dy buzë
flokë prej ari
dhe një zemër që rreh
kërkon ta prekësh,
por s’është më në ajër
as aty pranë,
por ti e sheh...
©Artan Gjyzel Hasani