dhjetor…dhjetor… të bëj për dhuratë
si c'më bëre dikur te dikush?
si c'më bëre dikur te dikush?
Krishtlindjet janë klonuar…Ravel…Shostakovic…
nën flokë dëbore besime të humbura trullosen…
gjithshkaja është hic…
fillimi i vonuar gjithnjë është rifillim
e rifillimi s’është tjetër vec zeroja pas presjes…
Barka e Noes prej kohësh fut ujë…
Stacioni i Fundit është bosh plot me njerëz...

ishim siamezë…shpinë më shpinë harruar
që njëri të ecte perpara tjetri ndalonte...zvarritej...
tango me gafore shartuar...
hapa në të kundërt asaj botë të paanë…
vështrimet shtatzënë horizonte të ndryshëm larg…
dhe sytë që i shihnin aq pranë…aq pranë…
një kurriz pranë…

dhe erdhi nje cast kur dashuria
dremiti shkujdesur si grua e divorcuar
me vithet kthyer nga ngrohtesia në një orë të vonë
pa vrare mendjen se cfare do e ngrohte pasketaj...
gjumin e tjetrit përgjuam…
Yll' i Mëngjesit vidhte ëndrrën tonë...

dhjetor...dhjetor…të bëj për dhuratë?
nuk jam i bukur…jam i vetmuar…
por vëmë diku mes ditëve të tua…
nëse askënd kjo s’bën të palumtur…
jo pranë të shtunave se nuk dua t’i shëmtoj…
shpik një ditënatë të re dhe aty harromë mua…
orendi krishtlindjesh pemëhumbur…
fjalë pa gojë…trill i një muzgu gënjeshtar…
dashuri pa të dua…
dhjetor…dhjetor...
unë - dhurata jote mbi shpinë
vështrimin ngulur në gjurmët e tua…

(2008)
©Artan Gjyzel Hasani
©Artan Gjyzel Hasani