me lule hiri pranverën time mbolli
tymi i trenit që të mori ty....
tymi i trenit që të mori ty....
të shtunat që m’i vranë
i varrosa çdo të dielë…
por ti mos m’i vrit të hënat...
lermë të mbjell qiparisin…
i varrosa çdo të dielë…
por ti mos m’i vrit të hënat...
lermë të mbjell qiparisin…
dhe kur mbi këmbanare të kumbojë
një vazo bosh
dheun e kanë tret’ eshtrat e mia
se ti...
një vazo bosh
dheun e kanë tret’ eshtrat e mia
se ti...
po ç'ndodhi me ty vallë?
ike bashkë me humnerën
e unë s’kisha ku ta dëgjoja
kumbimin e petaleve që binin
dhe kur të gjithë pranë më erdhën
vdiqa i qetë nga vetmia...
ike bashkë me humnerën
e unë s’kisha ku ta dëgjoja
kumbimin e petaleve që binin
dhe kur të gjithë pranë më erdhën
vdiqa i qetë nga vetmia...
©Artan Gjyzel Hasani