…mos u mërzit
kështu qe thënë për ne të dy
një jetë të tërë në ikjeardhje
por dashuria gjithnjë është këtu
e lehtë
e dlirë
pa i rënë askujt në sy
e ndrojtur
e butë
si gërma L te Gabrielë
anije me velë në gjirin tim
ku s’fryjnë më erëra
por veç tym cigareje…
kështu qe thënë për ne të dy
një jetë të tërë në ikjeardhje
por dashuria gjithnjë është këtu
e lehtë
e dlirë
pa i rënë askujt në sy
e ndrojtur
e butë
si gërma L te Gabrielë
anije me velë në gjirin tim
ku s’fryjnë më erëra
por veç tym cigareje…
(nga vëllimi poetik "PRANDAJ")
©Artan Gjyzel Hasani
©Artan Gjyzel Hasani