natën kur s'jemi unë e ti dashuria fshehurazi heq gurë
nga muri që e mban peng, por ditën ai ringrihet,
kurrë aq sa të na pengojë vështrimet...

në muzg fytyra e saj tretet brenda qerpikëve tanë,
ndërsa gjinjtë e zhveshur ia shohin të gjithë...
dhe…një vogëlush kujton të ëmën,
një djalosh të dashurën, gruan e vet një burrë,
një plak kurvën e bordellit pranë shtëpisë
dhe unë plakën e tij gri që pa u lodhur kurre
shëtit nipin e saj të vogël duke i treguar dicka për stinët
dhe për legjendat e murit qe lexohen përtej tij…

(1996)
©Artan Gjyzel Hasani
©Artan Gjyzel Hasani